Sonder Aktion von“SPAK“ gegen Internet kriminelle Banden: 553 Computer beschlagnamt und mehr

 

die Ukrainische Mafia

DAS INTERNATIONALE „MILTON“ BETRUGS ANLAGE SYSTEM DES OLSI RAMA, OLTA JACKA, MIT AMANT JOSIFI

5. MÄRZ 2020   /   POLITIK MAFIA

SPAK furtunë në institucione, sekuestron 553 celularë dhe 110 kompjuterë!

AKTUALITET

 

5 PRILL 2025, 16:25

SPAK furtunë në institucione, sekuestron 553 celularë dhe 110 kompjuterë!

Shkruar nga Pamfleti
SPAK furtunë në institucione, sekuestron 553 celularë dhe 110

SPAK, laborator modern për zbërthimin e telefonave

Sekuestrimi i celularëve është një metodë që ka alarmuar politikën. Pjesa dërrmuese e ministrave, deputetëve dhe funksionarëve kanë asgjësuar telefonat e vjetër…

SPAK furtunë në institucione, sekuestron 553 celularë dhe 110

SPAK ka futur në panik politikën. Përveç përgjimeve, prokurorët po përdorin një metodë tjetër shumë efektive në zbulimin e aferave, atë të sekuestrimit të telefonave.

Agjentët e BKH kanë bërë vizita blic në shumë ministri, drejtori e institucione dhe shumë drejtorëve e funksionarëve u janë sekuestruar celularët, kompjuterët apo pajisje të tjera dixhitale.

Në raportin vjetor për vitin që lamë pas të SPAK të siguruar nga Pamfleti, jepen detaje mbi këtë metodë hetimi. Sipas SPAK, janë sekuestruar në total 553 telefona celularë dhe aty janë gjetur mesazhe, foto e prova të tjera kompromentuese. Po ashtu janë sekuestruar kompjutera, DVD dhe pajisje të tjera dixhitale.

Gjatë vitit 2024 në Sektorin e Ekspertizës kanë ardhur për ekspertim 400 vendime ekspertimi për 841 prova dixhitale dhe konkretisht për 553 telefona celularë dhe tabletë, 110 kompjutera, 16 DVR dhe 162 prova të tjera dixhitale (hard disqe, USB, karta memorie, CD/DVD, etj)”, thuhet në raport.

Sekuestrimi i telefonave është një metodë që ka alarmuar politikën. Pjesa dërrmuese e ministrave, deputetëve dhe funksionarëve kanë asgjësuar telefonat e vjetër. Po ashtu të gjithë po përdorin aplikacione me shkallë të lartë sigurie. Duhet të theksojmë se BKH i sekuestroi 6 telefona Monika Kryemadhit dhe falë tyre u gjetën prova të forta që çuan pas hekurave Ilir Metën.

 

Schlagwörter: , ,

HINTERLASSE EINEN KOMMENTAR

Wird geladen
×