Policia ka arrestuar dy personat që mbetën të plagosur gjatë përplasjes me armë mbrëmjen e 4 tetorit në zonën e Bllokut, në Tiranë, ndërsa ka shpallur në kërkim tre autorët e dyshuar për vrasjen dhe plagosjen e dyfishtë.

Në pranga kanë rënë shtetasit  Ervis Martinaj, 36 vjeç, banues në Tiranë dhe Eljon Hato, 28 vjeç, banues në Shkodër.

Ndërsa janë shpallur në kërkim shtetasit Ervin Mata, 31 vjeç, Fabjol Alushi, 42 vjeç dhe Merviol Bilo, 41 vjeç, të tre banues në Tiranë.

41-vjeçari, Merviol Bilo, është efektivi i forcave komando, i cili dyshohet se ka qenë edhe personi që ka qëlluar me armë ndaj grupit të Martinaj.

Ngjarja ndodhi në një lokal në rrugën “Ibrahim Rugova”.

Policia thotë se „të arrestuarit Martinaj dhe Hato së bashku me viktimën Fabiol Gaxha janë  konfliktuar në ambientet e brendshme të një lokali  meb tre shtetasit në kërkim duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të njëri- tjetrit“.

Nga të shtënat gjeti vdekjen e menjëhershme  28 vjeçari Gaxha, ndërsa Martinaj dhe Hato ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar

– armë zjarri tip “Glock”

– 11 gëzhoja

– 10 000 euro

– tre automjete

– aparate celular

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”.

http://oranews.tv/article/vrasja-ne-ish-bllok-arrestohen-2-te-plagosurit-ne-kerkim-3-autoret

Lexoni me shume: Konflikti nisi për shkak të këngëtares Elvana Gjata