„Geldwäsche Firmen“ AUTO FUSION und FLUX SERVICE, als E-Auto Händler und Importeur des: Armando Sporeja (Juri Spore)

Nach Informationen von Strafverfolgungsbehörden und aus in Albanien und Deutschland archivierten Ermittlungsakten ist Juri Spore, auch bekannt als Armando Sporeja, in ein internationales Drogenhandelsnetzwerk verwickelt, das von Deutschland aus operierte und sich über mehrere Länder der Europäischen Union erstreckte. Deutsche Ermittlungen identifizierten ihn als einen der Koordinatoren des Kokain- und Heroinhandels in Deutschland, Österreich und Ungarn. Nach seiner Festnahme am Flughafen Rinas im Jahr 2017 auf Ersuchen der deutschen Behörden wurde er von albanischen Gerichten freigelassen und kehrte ins Land zurück, um dort ein Netzwerk von Unternehmen im Bereich Fahrzeughandel und -dienstleistungen aufzubauen. Juri Spores Name taucht auch in einer Entscheidung des Sondergerichts für Korruption und organisierte Kriminalität (GJKKO) auf. Dort wird er als wegen Drogenhandels innerhalb einer kriminellen Vereinigung angeklagt (Artikel 283/a/2 des Strafgesetzbuches). Das GJKKO hat seine Berufung gegen die Entscheidung des Sonderberufungsgerichts für Korruption und organisierte Kriminalität vom 07.11.2019 zurückgewiesen und die Strafentscheidung in Kraft gelassen.

Alte Tradition:

186 Haft Strafe, für das Deutsche, Albanische Drogen Kartell, des Hekuran-, Admir Hoxha, Deutsche Politiker, Diplomaten und die Drogen Kartelle mit Hekuran-, Admir Hoxha, Saimir Gjepali, Altin Avdyli

12 Shtator 2025, 09:05

Juri (Armando) Spore, ‚arkitekti‘ i rrjetit që pastron fitimet e drogës përmes makinave elektrike FLUX FUSION

 Shkruar nga Pamfleti

Pas kompanive AUTO FUSION dhe FLUX SERVICE qëndron një strukturë e dyshuar pastrimi parash, e lidhur me dosje penale për trafik ndërkombëtar droge

Juri (Armando) Spore, 'arkitekti' i rrjetit që pastron fitimet e

Armando Sporeja (Juri Spore)

Sipas informacioneve të siguruara nga struktura të zbatimit të ligjit dhe nga dosje hetimore të arkivuara në Shqipëri dhe Gjermani, individi Juri Spore, i njohur edhe si Armando Sporeja, rezulton i përfshirë në një rrjet ndërkombëtar trafiku droge që operonte nga Gjermania dhe shtrihej në disa shtete të Bashkimit Europian. Hetimet gjermane e identifikuan atë si një nga koordinatorët e shpërndarjes së kokainës dhe heroinës në Gjermani, Austri dhe Hungari. Pas një arrestimi në Aeroportin e Rinasit në vitin 2017 me kërkesë të autoriteteve gjermane, ai u la i lirë nga gjykatat shqiptare dhe u rikthye në vend për të ngritur një rrjet kompanish në fushën e tregtisë dhe shërbimeve për automjete.

Emri i Juri Spore shfaqet gjithashtu në një vendim të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku ai figuron si i gjykuar nën akuzën e trafikimit të narkotikëve në kuadër të një organizate kriminale (neni 283/a/2 i Kodit Penal). GJKKO ka rrëzuar rekursin e tij kundër vendimit të datës 07.11.2019 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke lënë në fuqi vendimin penal.

Juri (Armando) Spore, 'arkitekti' i rrjetit që pastron fitimet e

Juri (Armando) Spore, 'arkitekti' i rrjetit që pastron fitimet e

Ky është një nga dhjetëra procedimet që, sipas burimeve të përfshira në hetime, ndodhen në arkivat e drejtësisë shqiptare dhe europiane për aktivitetin kriminal të këtij individi.

Pas lirimit, Juri Spore ka përdorur kompanitë tregtare të makinave elektrike për të futur në qarkullim fitimet e krijuara nga aktivitetet kriminale. Një nga këto është AUTO FUSION sh.p.k., me NIPT L61515015S, e themeluar në vitin 2016 dhe e vendosur aktualisht në Tiranë, Rezidenca Lake View.

Kompania ka ndryshuar disa herë emrin dhe vendndodhjen (nga JURI AUTOMOBIL në MEGATRON, dhe së fundmi FLUX FUSION). Ortaku i vetëm dhe administratori i saj është Juri alias Armando Spore, i cili deklaron një aktivitet shumë të gjerë në tregti, import, eksport dhe shërbime për automjete elektrike, pa pasur bilance që justifikojnë investimet e larta të reklamuar publikisht.

Një tjetër subjekt është FLUX SERVICE sh.p.k., me NIPT M52022021P, e regjistruar më 22 gusht 2025 në zonën kadastrale 3517 në Petrelë, me kapital themeltar të deklaruar 15 milionë lekë. Ortakët e saj janë Juri Spore (45%), Ferdinand Sporeja (45%) dhe Aleksandër Sporeja (10%), ndërsa administratori është sërish Juri Spore.

Ferdinand Sporeja ka qenë i dënuar në Shqipëri në vitin 2006, ndërsa ai dhe Aleksandër Sporeja janë familjarë të Juri Spore dhe shërbejnë si mbulesë formale për aktivitetin e tij tregtar dhe financiar.

Juri (Armando) Spore, 'arkitekti' i rrjetit që pastron fitimet e

Pasqyrat financiare të vitit 2024 të depozituara në QKB tregojnë se kompania ka deklaruar të ardhura nga shitjet neto në vlerën 53.187.570 lekë, që përllogariten rreth 530 mijë euro, dhe një fitim neto vjetor prej 15.187.761 lekësh, që përllogariten rreth 150 mijë euro. Në këto pasqyra nuk është pasqyruar totali i aktiveve dhe kapitalit, elemente bazë që çdo pasqyrë e pozicionit financiar duhet t’i përmbajë, çka përbën vetë një sinjal risku.

Mungesa e aktiveve dhe kapitalit e bën të pamundur të vërtetohet burimi i fondeve të përdorura për investime të mëdha. Reklamat dhe sponsorizimet publike të AUTO FUSION dhe FLUX SERVICE paraqesin investime në sallone dhe infrastrukturë që kalojnë dhjetëra milionë euro, ndërkohë që të ardhurat reale vjetore nuk e kalojnë një gjysmë milioni euro.

Juri (Armando) Spore, 'arkitekti' i rrjetit që pastron fitimet e

Me këtë volum xhiroje nuk ekziston asnjë mundësi ligjore që një kompani të kryejë investime kapitale në këto përmasa pa burime të jashtme financimi, të cilat nuk figurojnë askund në bilancet e dorëzuara. Ky model është tipik për skemat e pastrimit të parave ku krijohen subjekte me kapital minimal dhe kontroll të plotë familjar, dhe më pas injektohen para të pashpjeguara përmes shitjeve fiktive të mjeteve, duke e bërë të vështirë gjurmimin e rrjedhës së fondeve dhe duke shmangur raportimet e detyrueshme pranë institucioneve të mbikëqyrjes financiare dhe bankare.

https://pamfleti.net/anti-mafia/juri-armando-spore-arkitekti-i-rrjetit-qe-pastron-fitimet-e-s-pe-i297044

 

Schlagwörter: , ,

HINTERLASSE EINEN KOMMENTAR

Wird geladen
×