Anijet në kalatat e portit të peshkimit në Durrës po bëhen gati për të dalë sërish në det. Edhe pse muaji gusht ka nisur, askush nuk i ka ndaluar motopeshkatoret të dalin në gjueti në bregdetin shqiptar — në kontrast të plotë me vendet fqinje të Mesdheut, ku motorët qëndrojnë të fikur.
“Italia, Kroacia, Greqia, Sllovenia dhe Mali i Zi, secila në mënyrën e vet, japin shembullin se rezervat e peshkut duhen ruajtur dhe shumuar,” – tha për BIRN Avni Sabahu, një peshkatar me rreth 40 vjet përvojë.
Sabahu ka vizituar një pjesë të mirë të porteve të rajonit, ku peshkatarët financohen nga shteti gjatë periudhave të “pushimit biologjik”, kur ndalohet dalja në det.
“Në periudhën e shumimit biologjik, në verë kur peshqit lëshojnë vezët, në këto vende ndalohet peshkimi. Gjatë kësaj kohe, personeli i anijeve kryen mirëmbajtje dhe riparime të mjeteve, ndërsa paguhet nga shteti,” – shton ai.
Në Shqipëri, kjo politikë mungon.
“Pengesa kryesore në vendin tonë është mungesa e kompensimeve financiare për peshkatarët gjatë ‘pushimit biologjik’,” – tha për BIRN Jerina Kolitari, asistente profesore dhe eksperte në peshkim, akuakulturë dhe mjedis.
Sipas saj, “pushimi biologjik” është një ndalesë e përkohshme që ndihmon mbrojtjen e burimeve detare dhe garanton qëndrueshmëri në të ardhmen. “Motopeshkatoret tona peshkojnë pa ndërprerje gjatë gjithë vitit, dhe si pasojë, rezervat peshkore janë në rënie,” – shton ajo.
Të dhënat e Ministrisë së Bujqësisë konfirmojnë këtë: nga 5,192 tonë rezerva peshkore në vitin 2021, në vitin 2025 ato kanë rënë në 3,860 tonë.
Veliu, një nga ish-drejtuesit e Organizatës së Menaxhimit të Peshkimit (OMP) në Durrës që kërkoi të mos i publikohej mbiemri, tha se që nga themelimi i saj në vitin 2012, kjo organizatë ka kërkuar rregullisht zbatimin e “pushimit biologjik”, si në vendet e tjera të rajonit.
Por, sipas tij, mungesa e financimit për personelin e anijeve dhe sektorët ndihmës ka penguar çdo përpjekje për ta vënë atë në zbatim. “Sektori i peshkimit nuk financohet nga buxheti i shtetit,” – shton ai.
Në portin e Durrësit janë të ankoruara rreth 120 anije peshkimi, prej të cilave rreth 40 nuk janë aktive. Në vendet e tjera, këto mjete janë nxjerrë jashtë përdorimit përmes blerjes së tyre nga shteti – një masë që nuk zbatohet në Shqipëri për shkak të mungesës së fondeve.
Zyrtarisht, në një brez tre milje nga bregu është e ndaluar të peshkohet gjatë gjithë vitit. Në dispeçerin e portit të Durrësit thuhet se monitorimi është i vazhdueshëm dhe shkelësit gjobiten, por kjo nuk mjafton. Tralet me rrjeta të imta vazhdojnë të shkatërrojnë edhe zonat përtej brezit të ndaluar.
“Peshqit janë zvogëluar në sasi dhe madhësi. Rrjetat me sy të vogël kapin edhe individët e pamaturuar,” – paralajmëron Kolitari.
Ndërkohë, edhe sektori i turizmit është ndërgjegjësuar për rëndësinë e një ndërprerjeje të përkohshme të peshkimit gjatë verës.
“E kuptojmë që rezervat e peshkut duhet të mbrohen dhe se peshkatarët duhet të respektojnë ciklet e shumimit të barbunit, merlucit, sepjes, etj. Është një e mirë për të gjithë,” – tha Agron Braho, menaxher i një restoranti në shëtitoren bregdetare të Durrësit.
BuckZiehsMutter
Aug. 15, 2025., 14:21 •
Wie Gjergj Lucas „ROZAFA 15“ beim Diebstahl von Thunfisch im Wert von 600.000 Euro in Malta erwischt wurde
Seeräuberei, auf den Schmuggler Fahrten, in den Gewässern von Malta. 600 Tonnen Thunfisch illegal gefangen
Gjoka
Aug. 17, 2025., 08:59 •
Aktiv dabei mit Stempel und Unterschrift, die Mafia Ministerin:
Geld Sperre der EU, weil Berichte verweigert wurden: wie IPARD, AZHBR, wie die Albanische Mafia Regierung die EU Gelder, mit „Ministerin: Frida Krifca“ stahl
14. August 2025, 11:23 Uhr Wie Gjergj Lucas „ROZAFA 15“ beim Diebstahl von Thunfisch im Wert von 600.000 Euro in Malta erwischt wurde (Video) Verfasst von Pamfleti Das Schiff „Rozafa 15“, Eigentümer von Gjergj Luca, wurde 2022 von den maltesischen Behörden mit über 600 Tonnen illegal in maltesischen Hoheitsgewässern gefangenem Fisch im Wert von rund 600.000 Euro festgesetzt. Wie Gjergj Lucas „ROZAFA 15“ beim Diebstahl von Thunfisch erwischt wurde Im Jahr 2022 wurde das Fischereifahrzeug „ROZAFA 15“, Teil der in Albanien registrierten Flotte der Rozafa Company und Eigentum des Oligarchen Gjergj Luca, beim illegalen Fischen in maltesischen Hoheitsgewässern erwischt. Der Vorfall wurde vom maltesischen Staatsfernsehen TVMnews veröffentlicht, von albanischen Institutionen jedoch nie berichtet. Laut TVMnews wurde die „ROZAFA 15“ von einem in dem Gebiet tätigen maltesischen Fischer angehalten. Dieser informierte die Behörden, dass das albanische Schiff in einem für ausländische Schiffe gesperrten Gebiet Thunfisch fischte. Die Position befand sich etwa 25 Meilen vor der West-Südwestküste der maltesischen Inseln, innerhalb der maltesischen Hoheitsgewässer, wo Thunfischfanggenehmigungen nur an in Malta registrierte Schiffe erteilt werden. Nach der Anhaltung ordnete die maltesische Fischereibehörde die Verfolgung des albanischen Schiffes durch Patrouillenboote an. Als die „ROZAFA 15“ gestoppt wurde, stellten die Inspektoren fest, dass sie von zwei weiteren Hilfsschiffen begleitet wurde. An Bord befanden sich über 600 lebende große Thunfische (Thunnus thynnus), die in einem 50 Meter langen Metallkäfig im Meerwasser gehalten wurden. Marktdaten aus dem Jahr 2022 zufolge kann ein im Mittelmeer gefangener lebender Thunfisch auf europäischen Märkten für 800 bis 1500 Euro pro Stück verkauft werden, auf asiatischen Exportmärkten sogar deutlich mehr. Bei einem konservativen Durchschnitt von 1000 Euro pro Stück belief sich der Fangwert der „ROZAFA 15“ auf rund 600.000 Euro. Der Kapitän der Rozafa, Andon Nako, bestritt die Vorwürfe zunächst und behauptete, der Fisch sei außerhalb der Grenzen Maltas gefangen worden. Doch nachdem das Fischereiministerium das Schiff für eine umfassende Inspektion am Marsa Deep Water Quay vor Anker gelegt hatte, gab er in einem Interview mit TVMnews zu: „Wir haben einen Fehler gemacht. Wir sind ein Stück weit in maltesische Hoheitsgewässer eingedrungen, etwa 25 Meilen, und haben nun beschlossen, den Fisch freizulassen.“ Wie Gjergj Lucas „ROZAFA 15“ beim Thunfischdiebstahl erwischt wurde Die Reaktion der maltesischen Behörden Die Parlamentarische Staatssekretärin für Fischerei, Alicia Bugeja, erklärte gegenüber TVMnews: „Die Regierung setzt sich für die Umsetzung der notwendigen Kontrollen zum Schutz der Fischbestände und zur Gewährleistung einer nachhaltigen Fischerei ein. Dieser Fall zeigt, dass das Gesetz unabhängig von der Flagge des Schiffes durchgesetzt wird.“ Wie Gjergj Lucas „ROZAFA 15“ beim Thunfischdiebstahl erwischt wurde Die Parlamentarische Staatssekretärin für Fischerei, Alicia Bugeja, sagte: Nach der Entscheidung, den Fisch freizulassen, durfte die „ROZAFA 15“ im Beisein maltesischer Inspektoren und anderer Strafverfolgungsbeamter das Meer verlassen. Die Regeln für den Thunfischfang in der EU werden von der Internationalen Kommission zur Erhaltung der Thunfischbestände im Atlantik (ICCAT) festgelegt und durch europäische Gesetzgebung untermauert. Malta verfügt als EU-Mitgliedstaat über begrenzte Fangquoten für Thunfisch, die ausschließlich im Inland registrierten und lizenzierten Schiffen zugeteilt werden. Fischfang in Hoheitsgewässern ohne Genehmigung ist eine Straftat, die zur Beschlagnahmung des Fangs, hohen Geldstrafen und im Wiederholungsfall zur Beschlagnahmung des Schiffes führen kann. Wie Gjergj Lucas „ROZAFA 15“ beim Diebstahl von Thunfisch im Wert von 600.000 Euro in Malta erwischt wurdeSi u kap “ROZAFA 15” e Gjergj Lucës duke grabitur peshk ton me vlerë 600 mijë euro në Maltë (Video)
GIZ: Mafia Boss „Gjergi Luca“ seine Firma: „Rozafa“, die Fischräuberei, die illegale Verbrechens Zentrale: „Fish City“
Mbetemi ndër të paktat vende në Mesdhe që nuk zbatojmë “pushimin biologjik” për peshkimin
...................... Ky rast nuk është një gabim teknik i një kapiteni, por një akt i qëllimshëm që tregon se si funksionon biznesi i Gjergj Lucës. Trafikanti dhe oligarku që ka ndërtuar pasurinë mbi grabitjen e burimeve detare dhe tokës publike, e përdor flamurin shqiptar si mbulesë për shkelje ndërkombëtare dhe më pas kthehet në Shqipëri si të mos ketë ndodhur asgjë. Në Maltë e detyruan të zbatojë ligjin, në Shqipëri e shpërblejnë me toka publike dhe akses në porte strategjike. Ky kontrast nuk është rastësi, është pasojë e mbrojtjes politike që Luca ka nga Edi Rama. Ky është mesazhi që BE duhet ta lexojë qartë: nuk mund të ketë integrim europian kur kryeministri mbron publikisht njerëz të kapur në flagrancë duke shkelur ligjet e një vendi anëtar. Gjergj Luca, një pyetje e thjeshtë: e di Edi Rama këtë histori, apo këto hyjnë tek ‘punët e vogla’ që s’ia vlen të fliten?gjergj luca rozafa 15 malta peshk ton tuna 600 mijë euro andon nako