Trupi i pajetë që u gjet në brigjet e Marbellës në Spanjë, do t’i nënshtrohet analizave krahasimore të ADN-së të familjarëve, për të vërtetuar edhe shkencërisht, nëse është apo jo Miklovan Dakaj, shkodrani i zhdukur më 12 maj të këtij viti.
Report Tv mëson se autoritetet spanjolle kanë marrë ADN-në e vëllait dhe vajzës së 30-vjeçarit, dhe pritet që shpejt të kemi përgjigjen e analizave. Deri në këtë përgjigje, familjarëve të tij në Spanjë dhe në Shkodër nuk i është komunikuar se trupi i pajetë është i 30-vjeçarit. Ishte denoncimi i gruas së 30-vjeçarit shqiptar në Spanjë që vuri në lëvizje autoritetet atje të cilat nisën menjëherë bashkëpunimin me policinë shqiptare. Njëherazi edhe familjarët e tjerë denoncuan në policinë e Shkodrës.
Burime nga policia, thonë për Report Tv, se nga pamjet e kamerave të sigurisë në Spanjë u zbulua se personi i fundit që Miklovan Dakaj kishte takim pak pas zhdukjes, ishte Juxhin Drazhi. Ky personazh, gjatë gushtit u arrestua në Spanjë, jo në lidhje me zhdukjen e Dakajt, por për llogari të SPAK-ut, i dyshuar për trafik kokaine, pjesë e grupit të Elvis Doçit, i njohur si “Visi i Pojës”.
Tashmë, Drazhi do të merret në pyetje edhe për zhdukjen e më tej vrasjen e 30-vjeçarit nga Shkodra, por deri më tani nuk ka prova konkrete që e lidhin atë me zhdukjen. Bashkëshortes së shqiptarit, i mbërriti një mesazh në aplikacionin Telegram, se nuk duhej ta kërkonin më Miklovanin pasi ishte vrarë dhe hedhur në det. Policia spanjolle po e ekzaminon edhe këtë mesazh për të gjurmuar dërguesin. Hetuesit spanjollë janë duke kërkuar edhe për lidhje të mundshme të Miklovan Danaj me trafikun e kokainës dhe grupet me të cilat ai mund të kishte pasur përplasje për pazaret e drogës. Po ashtu, policia shqiptare ka nisur marrjen në pyetje të familjarëve të Danajt mbi dijeninë që ata kanë për aktivitetin e tij. 1756803718_juxhindrazhi.png  
Juxhin Drazhi (anëtari i grupit të Visit të Pojës) dhe Dakaj që u gjet dje i vdekur në Spanjë
https://shqiptarja.com/lajm/u-gjet-i-vdekur-ne-spanje-personi-i-fundit-qe-takoi-miklovan-dakajt-ishte-ushtari-i-elvis-docit