Arrestohen dy punonjës të Task-Forcës së Ujësjellës Kanalizime Tiranë, së bashku me një pronar lokali. Të arrestuarit, përkatësisht janë Erald Qosja, Astrit Nikolli dhe Florjan Lana.
Bëhet me dije se mbi bazën e materialit kallëzues të ardhur nga Drejtoria Vendore e Policisë, Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ka regjistruar procedimin penal Nr.1179 për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës” të parashikuar nga nenet 259, 244, dhe 248 i Kodit Penal. .
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se, shtetasit K.A, Erald Qosja dhe Astrit Nikolli (punonjës së Njësisë Task Forcë të Ujësjellës Kanalizime Tiranë), në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë 6 muajve të fundit, kanë lejuar disa subjekte – pronarë lokalesh në zonën e ish Gurores në fshatin Lanabregas – Dajt, që të bënin lidhje të paligjshme të ujit të pijshëm, ku furnizonin autobote me ujë të pijshëm, kundrejt shumave të konsiderueshme lekësh, që të mos i ndëshkonin me masa administrative dhe të mos u prisnin lidhjet e paligjshme. Në këtë veprimtari kriminale, këta shtetas kanë bashkëpunuar me shtetasit Florjan Lana dhe A.H, pronarë lokalesh në fshatin Lanabregas, si dhe me shtetasit H.L e U.Sh., hidraulikë privatë, të cilët kryenin lidhjet e paligjshme.
Në kuadër të këtij procedimi, i cili është ndjekur me metoda speciale të hetimit, Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka urdheruar ndalimin e shtetasve Erald Qosja, Astrit Nikolli, K.A, A.L të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim dhe “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 259-25 dhe 248 i Kodit Penal, si dhe per shtetasit Florjan Lana, A.H, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkatërrimi i rrjetit të ujësjellësit”, Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike.
Eshte ekzekutuar urdhëri i ndalimit për shtetasit Erald Qosja, Astrit Nikolli dhe Florjan Lana.
NATO Staat Albanien und 10 Jahre Super Skandale mit dem dem „Pelicani“ Besitzer: Arben Gropa alias Vangjel Ziaj, der nun erneut festgenommen wurde – Marina Durres – Albanien
Okt 03, 2018., 14:27 •
[…] die Task Force Polizei und Privat Polizei in Albanien […]