Antike Stätten: Megjithatë, versioni optimist – e cila konsideron zero emigrimin dhe norma normale të fertilitetit – parashikon që popullsia shqiptare të jetë 2 milionë e 800.000 banorë, pak a shumë sa popullsia aktuale, pra 2.9 milion.

400.000 Arbeits Suchende Albaner sind ausgewandert, was als Erfolg gegen die Arbeitslosigkeit verkauft wird. Die Bevölkerung nimmt immer mehr ab und Ex-MInister Edmond Panariti, kritisiert die EU, welche mit subventionierten Agrar Produkten die einheimischen Arbeitsplätze zerstören, ein Spezial Projekt der kriminellen Deutschen Politik Banden ebenso in Afrika, wo nur noch die Wirtschaft zerstört wird.

Tourismus und die Umwelt, wurden durch die Wild West Methoden mit inzwischen 41.000 illegalen Lokalen an der Küste zerstört und Edi Rama ist der Motor für Baugenehmigungen auf fremden Grundstücken, promotet gefälschte Dokumente erneut und die Albanischen Verbrecher Clans.

Abnahme der Bevölkerung von Albanien, auch durch Auswanderung, weil korrupte und kriminelle Botschafter,

die KfW, EU nur Kriminelle finanzieren, deren Partnerschaft suchen. Foto

 

Megjithatë, versioni optimist – e cila konsideron zero emigrimin dhe norma normale të fertilitetit – parashikon që popullsia shqiptare të jetë 2 milionë e 800.000 banorë, pak a shumë sa popullsia aktuale, pra 2.9 milion.

sefswefwe4g3g3gdgf.jpg

Sipas statistikave më të fundit të publikuara nga Instituti Shqiptar i Statistikave (INSTAT), grupmosha 0-40 ka regjistruar një rënie prej 2% gjatë vitit të kaluar, ose rreth 19,000 vetë. Emigrimi dhe ulja e nivelit të lindjeve janë shkaqet kryesore.

3 Antike Öfen wurden hinter dem Durres Museum zerstört, wo eine Mafia Baufirma wieder einmal wild herumbaute, mit gefälschten Grundstücks Papieren.

alize8 May 2018

Neglizhenca shkatërron një tjetër zbulim arkeologjik në Durrës

Tre furra qeramike që besohet se i përkasin antikitetit të vonë u zbuluan në shtator 2017 ngjitur me Muzeun Arkeologjik në Durrës, por dy prej tyre u shkatërruan nga shirat në nëntor, ndërkohë që institucionet shtetërore dhe kompania private ia lënë përgjegjësinë njëra-tjetrës.

Autor:Geri Emiri BIRN Durrës

Printo

(Lart); Furrat e qeramikës në kohën e zbulimit. (Poshtë); Gjendja e furrave të qeramikës pas shkatërrimit nga shirat e nëntorit. Foto:Geri Emiri.

Shirat në fund të muajit nëntor 2017 mbuluan me ujë zbulimet arkeologjike në gropat e hapura në një shesh ndërtimi pallatesh fare pranë Muzeut Arkeologjik në Durrës.

Tre furrat e qeramikës, që mendohet se i përkasin periudhës së antikitetit të vonë dhe që u zbuluan  gjatë gërmimeve arkeologjike të kryera nga kompania A.K.e.R sh.p.k, u shkatërruan pjesërisht. Dy prej tyre, sipas dokumeneteve që BIRN disponon u shkërmoqën si pasojë e qëndrimit në ujë, ndërsa një e tretë mbijetoi me dëmtime.

Shkatërrimi i furrave u bë fakt i pranuar dhe Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë, KKA, i drejtuar nga ministrja Mirela Kumbaro, i cili  miratoi në janar një procesverbal të përpiluar me kërkesë të kompanisë së ndërtimit REI Shpk, të cilin BIRN e disponon,  që kërkon ruajtjen “in-situ” të vetëm njërës prej tyre dhe mbetjeve të dy të tjerave.

Por ndërsa procesverbali pranon de facto humbjen e gjetjeve arkeologjike, interesimit të BIRN nëse ishin marrë masa apo nëse ishin identifikuar përgjegjës për këtë situatë, KKA dhe Agjencia e Shërbimit Arkeologjik (ASHA) në varësi të saj, u përgjigjën në mënyrë evazive duke referuar kontratën me kompaninë ndërtuese dhe ligjin, sipas të cilave përgjegjësia “për ruajtjen nga kushtet atmosferike ishte e investitorit”.

E pyetur nga BIRN nëse ishin marrë masa apo ishin identifikuar përgjegjësi pas verifikimit të shkatërrimit, ASHA u përgjigj se “bazuar në ligjin “Për trashëgiminë kulturore”, të drejtën e vendosjes së gjobave e kanë inspektorët e institucioneve të specializuara…,” por pa referuar cilët ishin këto institucione.

Për të njëjtën pyetje, Ministria e Kulturës i shpjegoi BIRN në një përgjigje me shkrim hapat e ndërmarrë nga Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë, por jo përgjegjësit e shkatërrimit të dy furrave të qeramikës.

Nga ana e saj, kompania REI Shpk, e cila ka marrë leje ndërtimi në zonë dhe pajtoi  A.K.e.R sh.p.k fajëson Këshillin Kombëtar të Arkeologjisë dhe Agjencinë e Shërbimit Arkeologjik për mosmarrje të masave.

Në të njëjtin procesverbal të hartuar nga tre restauratorë, në prani të dy konstruktorëve dhe administratorit të kompanisë, Dritan Meminaj më 21 dhjetor 2017, i cili u miratua nga KKA në janar 2018, fajësohet ASHA se “nuk reagoi” pas shkresave nga ndërtuesi që ngrinin alarmin se furrat po dëmtoheshin nga uji. Po ashtu, procesverbali fajëson KKA se nuk mori vendim në kohë për ruajtjen e furrave.

BIRN kontaktoi me telefon administratorin e kompanisë REI Sh.p.k, Dritan Meminaj, i cili tha se moti ishte shumë i keq, ndërsa ai kishte lajmëruar institucionet të shkonin në terren. Atij iu adresuan disa pyetje përmes emailit, por BIRN nuk mori përgjigje deri në botimin e këtij shkrimi.

Fatin e furrave të qeramikës të zbuluara në shtator 2017 pranë Muzeut të Arkeologjisë në Durrës e kanë pasur më herët edhe objekte të tjera arkeologjike të zbuluara në qytet. Siç ka gjetur BIRN në disa shkrime të mëparshme, mozaikë me vlera të veçanta, ndër më të njohurit ai i Meandrit, janë izoluar në bodrume pallatesh dhe madje disa prej tyre janë dëmtuar gjatë ndërtimeve.

Në vitin 2010, një zbulim i rëndësishëm arkeologjik, e cila njihet si Lagjja Romake u mbulua me betonin e një pallati pasi Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë në atë kohë dha leje ndërtimi me kushtin që një objekt i vetëm arkeologjik të mos mbulohej.

Probleme për gjetjet arkeologjike kanë sjellë edhe projektet publike. Më i njohuri ndër ta, ndërtimi i Velierës, solli protesta dhe një gjyq ende në vijim mes bashkisë së Durrësit dhe shoqërisë civile që akuzon këtë të fundit për dëmtimin e gjetjeve arkeologjike. Ndërkohë, BIRN gjeti në një shkrim të para pak kohëve se edhe dy projekte të tjera publike, për ndërtimin e një tuneli dhe ai i Pallatit të Drejtësisë në Durrës, rrezikonin një zonë të pasur me gjetje arkeologjike.

Gjetja dhe shkatërrimi

Kantieri me furrat e qeramikës të cilat mendohet se i përkasin kohës së antikitetit të vonë, dy prej të cilave janë shkatërruar. Foto:Geri Emiri

Tre furrat dolën si rezulat i kërkimeve arkeologjike të shpëtimit gjatë shtatorit të vitit të shkuar në sheshin e ndërtimit, ku firma “REI” sh.p.k pritet të nisë punimet për një pallat 5 katësh.

Gërmimet u realizuan nga ana e shoqërisë “A.K.eR.” Shpk Tiranë, me porosinë e kompanisë së ndërtimit „REI“ sh.p.k. Durrës dhe nën kontrollin e ASHA-s dhe KKA-së.

Nga dokumentet që ka siguruar BIRN prej Agjencisë së Shërbimeve Arkeologjike mësohet se gërmimet gjetën tre furra të qeramikës, tjegullave dhe tulla. Dy prej tyre të identifikuara me numrat “103” dhe “104”, të cilat sipas arkeologëve të “A.K.eR.” Shpk Tiranë, paraprakisht datohen prej antikitetit të vonë deri në mesjetën e hershme.

Furra e tretë me nr “106”, e cila sipas arkeologëve ishte me formë të ndryshme nga dy të parat mendohet se mund të ishte përdorur për prodhime të enëve prej qeramike. Arkeologët thonë se nuk mund të përcaktonin nëse ajo ishte e të njëjtës kohë me dy furrat e tjera apo më e hershme, por vënë në dukje se ishte më e veçantë nga të tjerat.

“Ndërtime me planimetri rrethore furrash qenë edhe në vetë periudhën romake të rralla, të cilat kryesisht u destinuan për djegien e enëve prej qeramike,” thuhet në raportin e “A.K.eR.” Shpk, i cili iu vu BIRN në dispozicion nga ASHA. Gërmimet zbuluan po ashtu edhe një skelet njeriu dhe një strukturë të ngjashme me pusin.

Rezultatet e këtij zbulimi në lagjen numër 1 të qytetit pranë shëtitores buzë detit nuk ishin surprizë, pasi nga gërmimet e viteve’ 80-90, në hapësirën e këtij trualli është gjetur një furrë për prodhimin e qeramikës e periudhës romake, e cila ndodhet sot e ekspozuar pjesërisht në Muzeun Arkeologjik.

Po ashtu, raporti i gërmimit dhe procesverbali i restauratorëve konfirmojnë se zona në fjalë është e pasur me furra të ngjashme.

Sa i përket rëndësisë së gjetjeve raportet janë evazive. Tek relacioni i vlerësimit për strukturat arkeologjike dhe gjendjen e tyre, hartuar nga tre ekspertët privatë, Gjerak Karaiskaj, Valter Shtylla dhe Lida Miraj të pajtuar nga firma ndërtuese, thuhet se “Të tre furrat janë dëshmi e prodhimit vendas prej qeramikës, nga antikiteti deri në mesjetë”.

Por në të njëjtin relacion duke iu referuar gjetjeve të “A.K.eR.” Shpk, thuhet se “tre furrat klasifikohen si ndërtime spontane pa pretendime arkitektonike, madje të një fushate porosie për prodhime qeramike me shpejtësi, ndoshta për ndërtimin e një objekti pranë tyre. Nga kjo pikëpamje, vlera e tyre i takon më shumë një dëshmie historike, se sa një vepre ekspozimi të nivelit arkitektonik”.

Nga ana e saj, ASHA në një përgjigje për BIRN tha se furrat e gjetura janë të veçanta, përsa i përket strukturave të ngjashme të gjetura në vend. “Nga verifikimi në arkivën e ASHA rezulton se nuk disponohet informacion mbi zbulimin e furrave të ngjashme në territorin e vendit tonë”, thuhet në përgjigjen e ASHA.

Megjithatë, një furrë qeramike u gjet në këtë zonë dhe tani ruhet pjesërisht në Muzeun Arkeologjik aty pranë dhe përmendet edhe në raportet në lidhje me këtë zbulim.

Po ashtu „AKeR“ shpk në përfundimet e saj thotë se në të njëtën zonë mund të gjendeshin me siguri furra të ngjashme. “Disa prej tyre, si të thuash në radhën e një “baterie” ndodhen me siguri në rrëzën e kodrës prej argjile”, thuhet në raportin mbi gërminin e shpëtimit të nënshkruar nga drejtuesi i projektit Gjergj Frashëri dhe drejtuesja e gërmimit Dr. Antonia Schütz.

Përtej kësaj, 2 muaj pasi u zbuluan dy nga furrat antike të qeramikës u shkatërruan, ndërsa e treta pësoi dëmtime. Në një procesverbal të mbajtur për të treguar gjendjen e tyre prej tre ekspertëve Gjerak Karaiskaj, Valter Shtylla dhe Lida Miraj, thuhet se të treja furrat ishin dëmtuar gjatë shirave në fundin e nëntorit, ndërsa vihej në dukje se njëra prej tyre, ajo “106” ishte gjetur e dëmtuar dhe se po ashtu nuk kishte vlerë të ruhej.

Furra “103” sipas procesverbalit u bë “e paaftë për t’u ruajtur sepse e ka humbur të gjithë konsistencën e vet dokumentare”, pas shirave të fundit të nëntorit. Po ashtu raporti thotë se “është e palejuar të restaurohet, pasi çdo përpjekje për rindërtimin e saj “in situ” me pretendimet e rikthimit të një pjese të vlerave dokumentare të saj, do të ishte një falsifikim”.

Raporti, i cili u pranua nga KKA thotë se mundësia për ruajtjen “in situ”, kishte vetëm për mbetjet e Furrës nr. 104, e cila po ashtu u dëmtua, duke “humbur pjesë nga muri fundor (verior), fragmente nga qemeri i gojës (hyrjes) së zjarrit dhe pjesë të mbulesave të skarës në anën lindore të konstruksionit të saj”.

Shkaqet e dëmtimeve në raport cilësohen shirat e fundit të nëntorit dhe ujërat nëntokësorë/burimore dhe fakti se furrat duke u nxjerrë nga shpati i kodrës ku ishin ndërtuar nuk kishin themele të qëndrueshme.

Faji jetim

Tre furrat e fotografuara në shtator 2017. Foto:Geri Emiri.

Rreziku për dëmtimin e furrave është bërë me dije menjëherë pas zbulimit të tyre nga gërmimet arkeologjike të shpëtimit. Në raportin e A.K.e.R shpk thuhet se gjatë gërmimeve ishin vënë në dijeni institucionet për prani të ujërave nëntoksore dhe burimore në zonë dhe “rrezikun për rrëshqitje të skarpatit”.

Po ashtu në raportin që i është dorëzuar ASHA, KKA dhe ndërtuesit në fund të shtatorit kërkohej ndërhyrje e shpejtë për të ruajtur gjetjet. “Tërheqim vëmendjen për një vendim sa më të shpejtë, me qëllim që të fillohen sa më parë masat përforcuese të skarpatit në anën veriore”, thuhet në rekomandimet e AKeR shpk, të cilat BIRN iu vunë në dispozicion nga ASHA.

Por në raportin “Relacion vlerësimi për strukturat arkeologjike të zbuluara në gjendjen e sotme”, mbajtur në 21 dhjetor 2018, raport mbi të cilin KKA vendosi në janar të këtij viti ruajtjen “in situ” të vetëm njërës prej furrave pas dëmtimit, thuhet se institucionet përgjegjëse nuk morën asnjë vendim për muaj me rradhë.

Në raport thuhet se megjithë paralajmërimet e herëpasherëshme dhe megjithëse ASHA dhe KKA morën në dorëzim rezultatet e raportit të gërmimit, një vendim për ruajtjen e tyre nuk u mor deri më 13 dhjetor 2017, ku siç vëren raporti KKA miratoi ruajtjen “in situ” të furrave  “çka nuk përkonte në atë moment me realitetin e paranjoftuar”.

Raporti vëren se përfshi konkluzionet e A.K.e.R shpk, ASHA-ja dhe përmes saj KKA u njoftuan 4 herë për rrezikun që u kanosej gjetjeve arkeologjike, madje dy herë me urgjencë për shkak të situatës së krijuar nga reshjet. Në raport thuhet po ashtu se një grup pune i ngritur me vendim të KKA verifikoi situatën në terren në fund të tetorit, para shkatërrimit, por vendim për ruajtjen nuk pati as pas kësaj vizite. Në një shënim në kllapa, pjesë e proceverbalit raportuesit shkruajnë:“Këtu ngrihet pyetja, nëse anëtarët e Grup-punës ishin pajisur me aftësi teknike inxhinierie ndërtimore, konstruktive apo gjeologjike për të gjykuar mbi rrezikshmërinë e situatës?”.

Raporti fajëson ASHA se nuk reagoi dhe nuk u përgjigj as kur u njoftua nga kompania e ndërtimit se furrat kishin pësuar dëme, pas shirave të fundit të nëntorit.

Ndërkohë edhe Ministria e Kulturës në përgjigjen e saj për këtë çështje iu referua të njëjtit raport, i cili bën përgjegjës ASHA dhe KKA për mos marrje të një vendimi të shpejtë, por duke referuar pjesë të tjera të tij. Minstria i dërgoi BIRN të cituara pjesë nga raporti i tre ekspertëve, i cili më pas shërbeu si bazë për vendimin e KKA në janar, për ruajtjen “in situ” të vetëm njërës prej furrave.

Ministria citoi nga raporti pjesën ku restauratorët thonë se “strukturat e furrave janë të dobëta dhe si rezultat i kushteve të rënda atmosferike të datës 29-30 Nëntor 2017, këmbët e mureve të furrave Nr. 103, Nr. 106 janë shkriftuar, çka ka sjellë rrëzimin e mureve.”

Por ajo nuk iu përgjigj pyetjes se kush kishte përgjegjësi për mos reagimin në kohë të institucioneve siç thuhej në të njëjtin raport.

ASHA nga ana e saj tha se kishin zbatuar ligjin dhe ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm bazuar mbi ligj dhe po ashtu kishte njoftuar KKA pas vëzhgimeve në terren.

Përndryshe nga raporti që pretendon se dëmi erdhi pas mungesës së një vendimarrje dhe reagimi nga ASHA, agjencia thotë në përgjigjen e saj se ishte investitori ai që duhej të ruante objektet nga kushtet atmosferike.

Ajo po ashtu vuri në dispozicion kontratën e nënshkruar mes saj, kompanisë së ndërtimit dhe komanisë arkeologjike, ku këto të dyja marrin përsipër ruajtjen e gjetjeve arkeologjike nga moti. “Sigurimi i sheshit dhe ruajtja e gjetjeve arkeologjike që rrezikohen nga kushtet atmosferike janë përgjegjësi e investitorit dhe e subjektit arkeologjik”, thuhet në përgjigjen e ASHA.

Neglizhenca shkatërron një tjetër zbulim arkeologjik në Durrës

 

Schlagwörter:

KOMMENTAR(E) (2)

  • navy
    Nov 18, 2018., 20:34 •

    Albaner fliehen aus dem Land, weil die EU und ihre korrupten Vertreter ein Terror Regime errichtet haben Albaner fliehen und Albaner kommen in Albanien 17.46 - 30. Juli 2018 Share on Facebook Tweet Twitter Von Roland Qafoku Es ist ein großes Unglück für Albanien, wenn ihre Bürger einen temporären Standort Heimat betrachten! Die Reichweite von denen, die von diesem Ort fliehen und nicht enden wollenden Bevölkerung unserer Heimat schrumpfen schrumpfen, durch ein Phänomen, das auch endlos. Die Ankunft der Einwanderer als Sommerfrischler oder wie sie ohne Recht auf ausländische Touristen genannt werden, ist mehr ein përmallje mit ihrer Familie und Land, die aufgegeben hat, sondern als ein Wunsch, zurückzukehren, hier zu leben. Die Wahrheit ist, dass es zurückkehrt, aber die Zahl der Menschen verlassen ist viel höher und unser kleines Albanien, reduziert wird, so dass die Statistiken düster, aber Prognosen sind noch düster aus. Wenn ein solches Phänomen hatte eine gute Ausrede, im Zeitraum 1990-1994, sondern auch während der 1997-1998 Unruhen, Überraschung aller ist es die große neue Welle von Einwanderern nicht fertig erhabener, auch in unseren Tagen . Es nahm fast die gleiche Menge in 2016-2017 und dauert bis heute mit der gleichen Leidenschaft und Lust, demoralisierend Satz mit: „Lassen Sie sich die Füße und Augen raus“ Nach INSTAT, seit 1990 bis zum Jahr 2007, verließ Albanien 710.000 Menschen, darunter 390 Männer und 320.000 Frauen. Von 2007 bis 2011 gab es eine Konsistenz und Bewegungen unbedeutend gewesen sein, aber es dauerte nur vier Jahre. Aber nach INSTAT, 2011-2017, ließen sie 330.000 Albanern aus Albanien als Auswanderer. Also, wenn 17 Jahre haben 710.000 Menschen in den letzten 6 Jahren verlassen haben und fast die Hälfte dieser Figur nach links. Dies ist nicht auf die Warnung, es ist ein Heulruftelefone. Es ist eine Meerjungfrau und ein großer Gong für die Nation. Um irgendwelche Gründe oder Ausreden, was Angst macht uns ist, dass der Platz leer ist, und wenn die Vorhersagen wird sich um genau zu sein, die Risiko Assimilation. Natürlich ist der Täter nicht ein, zwei oder drei Gouverneure und Premieren. Schuldig ist die politische Klasse in dieser 28 Jahre, nicht gebaut, dass Albanien wollte, sondern ein Ort, der die meisten temporären nennt. Also, was tat jede invasive Phänomen und der Täter gegen die Menschen des Mittelalters bis in die Neuzeit, geschieht uns jetzt das sollte nie passieren. Im Interview, das ich mit dem Premierminister Edi Rama am 1. März stattgefunden habe in diesem Jahr erschien er fast geliefert, wie erwähnt Worte es unvermeidlich, und ungezwungenes Phänomen, weil es vermieden hat und nicht eine hat zurückhalten: „Es ist ein Phänomen, das von jedem Instrument zur Verfügung ungezwungen, war es, als ob sie am wenigsten würde an den Polen einzudämmen. Ich nehme Polen, die das erfolgreichste Beispiel der europäischen Integration ist. eine große Masse von Menschen, die zu fliehen und eine erheblich“. Premierminister Rama gab offiziell einige Zahlen, nach denen im Jahr 2011 verlassen haben 55 162 Menschen Albanien, im Jahr 2012 52 307 2013 49 425 Personen im Jahr 2014 46 links 525 im Jahr 2015 41 443 Menschen links, links links 2016 sie verließen 32 542 Menschen und links 39 905 Personen im Jahr 2017. http://www.kohajone.com/2018/07/30/shqiptaret-qe-ikin-dhe-shqiptaret-qe-vijne-ne-shqiperi/ Die Antike Strasse "Via Egnatia", praktische eine Autobahn der Antike im Römischen Reich, wurde zerstört, für ein Wasserkraftwerk der Albaner Mafia. Klientel Politik kopiert von den korrupten Deutschen. Der Chef der Jugend Organisation der PS FRESH: Arthur Mickaj, gründete eine Strom Import und Export Gesellschaft, im Oktober 2018, erhielt sofort höchste Staatsposten. Bereits verhaftet, wegen Drogen Handel, denn auch Bus Reisen der Jugend Organisation diente nur dem Drogen Handel. Extrem dumme Frauen leiteten in der Vergangenheit diese Organisation, brachten es bis zu höchste Zoll Direktorin, Flugkontrolle usw. wo umgehend die dümmsten Korruptions Praktiken zum Kult Projekt wurde. Arthur Mickaj Er hat den Posten des Vizepräsidenten FRESH, jugendliche Struktur der Sozialistischen Partei gehalten. Sein Name in einer peinlichen Situation im Jahr 2016. Micko erwähnen ausgeführt wurde eine Gruppe von 35 freshistësh, die besuchen wollten die Türkei, wenn eine türkische Grenzkontrolle Polizei Drogen an Bord, in dem den Bus fand sie sie waren unterwegs.

    Miqtë e Edi Ramës/ Drejtuesi i lartë i FRESH hyn në tregun e energjisë elektrike

    “Ener Trade” deklaron si objekt të saj “Veprimtari në sektorin e energjisë elektrike. Import, eksport, tregtim të energjisë elektrike. Shitje dhe blerje të energjisë elektrike brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë…”. Mickaj dhe ortaku i tij deklarojnë se kompania është krijuar me një kapital fillestar 100 mijë lekë të reja, të ndara 50-50 përqind ndërmjet të dyve. Pasi “Ener Trade” është regjistruar në QKR, kompania ka aplikuar pranë Entit Rregullator të Energjisë, e cila, pasi ka shqyrtuar dokumentacionin, ka vendosur licensimin e saj. Artur Mickaj është një prej aktivistëve kryesorë të Partisë Socialiste.   Ai ka mbajtur postin e nënkryetarit të FRESH-it, strukturës rinore të Partisë Socialiste. Emri i tij u përmend në një situatë të sikletshme në vitin 2016. Micko ishte në drejtimin e një grupi prej 35 freshistësh, të cilët po shkonin të vizitonin Turqinë, kur një kontroll i policisë kufitare turke zbuloi drogë në bordin e autobusit me të cilin ata po udhëtonin. Autobusi ishte nisur nga Tirana në drejtim të Stambollit, dhe droga është zbuluar gjatë një kontrolli të ushtruar në pikën doganore të Ipsalas. Pas kësaj, policia ka arrestuar punonjësin e agjencisë. Artur Micko, në cilësinë e drejtuesit të grupit të freshistëve, deklaroi në atë kohë për median shqiptare se, as ai dhe asnjë prej personave që ai shoqëronte nuk kishin lidhje me sasinë e narkotikëve që u sekuestrua në autobus. Artur Mickaj u emërua nga kryeministri Edi Rama në postin e Drejtorit të Shërbimit Kombëtar të Punësimit që në vitin 2013, kohë kur socialistët morën pushtetin politik. Mickaj qëndroi në këtë detyrë për rreth 5 vjet, deri në shkarkimin e tij, në mars të këtij viti.

    Dëmtimi i rrugës antike nga punimet e HEC-it, u fshi me një të rënë lapsi (FOTO)

    Më 14 tetor 2017, në policinë e Pogradecit u regjistrua një denoncim për dëmtimin e një degëzimi të rrugës antike që sipas arkeologëve ka lidhur krahinën e Mokrës me rrugën romake “Via Egnatia, si rrjedhojë e punimeve për ndërtimin e digës së hidrocentralit “Slabinja 2D”. Sipas denoncimit mbi një pjesë të kësaj rruge prej kalldrëmi mijëra vjeçare, janë hedhur inerte e shkëmbinj dhe është përdorur për kalimin e automjeteve, të cilat kanë thërrmuar pjesë të saj dhe e kanë dëmtuar atë në pika të ndryshme. Segmenti i dëmtuar i rrugës antike ishte identifikuar “si i ruajtur relativisht shumë mirë” në tetor të vitit 2017, në një studim të kompanisë të specializuar në arkeologji “K.A.E.XH” sh.p.k – të kryer për llogari të kompanisë që po ndërton hidrocentralin. Një vit më vonë, pjesë të një kalldrëmi që ngjajnë me përshkrimin e bërë prej kompanisë arkeologjike, ishin akoma të dukshme në zonën e Mokrrës. Megjithatë, një hetim i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec i nisur pas referimit prej policisë së këtij qyteti për dëmtim të kësaj rruge nga kompania “Hidropoëer Elektrik” sh.p.k, arriti në përfundimin që aty nuk kishte rrugë dhe asnjë gjurmë të ‘Via Egnatia.’ “Nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe akti i ekspertimit nuk rezultoi gjurmë rruge “Egnatia” në vendin e ndërtimit të HEC,” shkruhet në përgjigjen zyrtare që Prokuroria e Pogradecit i solli BIRN. Ky përfundim nga organi i akuzës u arrit mbi raportin e një eksperti topograf. Raporti mbi me të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec pranoi pushimin kërkesën e Prokurorisë për pushimin e hetimeve, shprehet se në zonën ku punohej nuk kishte fare rrugë. Megjithatë, në dëshminë e dhënë nga punonjës të kompanisë ndërtuese në të njëjtën gjykatë, pranohet hedhja e inerteve në një rrugë dytësore. Sipas arkeologut Neritan Ceka një ekspertizë të tillë është asgjë më shumë se “një falsifikim”. “Nuk mund të shkojë [për të bërë ekspertizë] një person pa njohuritë e nevojshme, sepse duhet një arkeolog i licencuar që të bëjë ekspertizën,” u shpreh ai. Institucionet e kulturës përgjegjëse për mbrojtjen e gjetjeve arkeologjike, përfshi Agjencinë e Shërbimit Arkeologjik – përgjegjëse për monitorimin e ndërtimeve që përfshijë zona me potencial arkeologjik dhe Drejtorinë Rajonale të Kulturës Korçë, i thanë BIRN se nuk ishin kontaktuar nga prokuroria. BIRN nuk arriti të kontaktonte me drejtues të kompanisë ‘Hidropower Elektrik”, e cila ka qenë përgjegjëse për ndërtimin e digës. Disa muaj më vonë, një paketë prej 34 % të aksioneve nga kjo kompani ju shit shoqërisë Energjia Ekologjike’ – në pronësi të Kishës Ortodokse. Pjesa tjetër, prej 65.34 zotërohet nga kompania “Wondervolt 2018” “Ne nuk do të pranojmë asnjë dëm, pasi ju e dini që është kisha, asnjë dëm tek monumentet e kulturës,” tha Hallarambe Gjoka administrator i kompanisë ‘Energjia Ekologjike.’ Gjoka megjithatë shtoi se nuk mund të fliste për ngjarjen që kishin ndodhur para se ata të bëheshin pjesë e kompanisë. Rruga e dëmtuar Gjurma e rrugës antike në kanionin e Llëngës | Foto nga : Gerimi Emiri “Via Egnatia” u ndërtua rreth shekullit të dytë para krishtit për të lidhur Romën me Kostandinopojën dhe kalonte përmes disa degëzimeve duke nisut nga Durrësi apo Apolonia përmes territorit të Shqipërisë së sotme. Rruga që sipas policisë dhe siç pranohet nga punonjësit e kompanisë është mbuluar me gurë e shkëmbinj, është identifikuar në disa studime përfshi vëzhgimin e fundit arkeologjik të porositur nga vetë kompania që po ndërton HEC-in, si një degëzim i rrugës ‘Egnatia.’ Në librin “Rrugë dhe ura të vjetra në Shqipëri” të botuar në vitin 1997, specialisti i monumenteve të kulturës Valter Shtylla, i referohet kalldrëmit në kanionin e Llëngës si kalldrëmi i një rruge romake, i ngjashëm me Egnatian, duke shërbyer si degëzim i saj. “Në Grykën e Llëngës, në Mokër të Pogradecit, ruhen gjurmë kalldrëmi të njëjtë me atë të rrugës Egnatia, që lidhte zonën e Bishnicës me Korçën”, shkruhet në librin e Shtyllës. Prania e degëzimit në këtë zonë përmendet edhe në botime më të hershme të cituara edhe në vëzhgimin sipërfaqësor të “K.A.E.XH” sh.p.k. http://boldnews.al/2018/11/17/demtimi-i-rruges-antike-nga-punimet-e-hec-it-u-fshi-me-nje-te-rene-lapsi-foto/ <

  • BuckZiehsMutter
    Aug 24, 2019., 07:28 •

    Kaum besucht, die Kirche, wo der Nationalheld Skenderbeu heiratete, was Alles auf die Zustände in Albanien hindeutet, weil die Küste verseucht ist, durch die Abwässer der LANA, die Müll aus Tirana bringt und Abwässer 1996 wurde die Franziskaner Kirche neu geweiht (ca. 1.000 Leute mit mit grosser Begeisterung), renoviert von den Franziskanern, weil dort auch eine alte Wasser Quelle war und das Erste Dach stand. Damals waren noch 3 Militärs dort, ein sehr grosses Militär Geländer und heute verfällt das Alles, weil die Einwohner wegzogen. Die Gegend ist von der Tirana Mafia, kriminellen Clans kontrolliert mit Landraub, inklusive aller Premier MINister, wie der Golf von Laze. EU Gelder werden nur gestohlen die alte Antike Wasserleitung von Durres wurde entdeckt, wo ja Alles Antike in Durres, wie die Bäume nur abgeholzt wird, durch die Vangjush Dako Mafia und Umfeld und daran hat sich Nichts geändert.

    Reportazh 22 Aug 2019

    Në Durrës zbulohet sistemi mijëra vjeçar i furnizimit me ujë

    Sondazhet arkeologjike zbulojnë një tjetër dëshmi të zhvillimit të Durrësit gjatë antikitetit të vonë, duke hedhur dritën mbi një periudhë pak të njohur të qytetit.

Wird geladen
×