Gentian Sadiku und seine Sicherheits Akademie, gewannen 120 Ausschreibungen für Betrugs Polizeiausrüstung
Akademia e Sigurisë me veshje fallco, skema korruptive e Gentian Sadikut grabit milionat e shtetit; garanti Ilirjan Mandro

Gentian Sadiku, përmes një biznesi të regjistruar me NIPT-in L42314005A, ka arritur të sigurojë gjatë dekadës së fundit mbi 120 tendera publikë, me vlerë që shkon në miliona euro.
Aktiviteti i tij si furnitor i institucioneve shtetërore duket se nuk ndalet, përkundrazi, ai synon të zgjerojë më tej pjesëmarrjen në tendera me vlerë të lartë.
Vetëm në pesë vitet e fundit, në llogaritë bankare të Sadikut kanë kaluar mbi 2.5 milionë euro nga kontrata publike për furnizimin me uniforma, veshje pune, këpucë, atlete dhe pajisje të tjera të ngjashme për institucione publike, raporton Prapaskena.
Në dhjetor të vitit të kaluar, Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) përfundoi një auditim në Akademinë e Sigurisë, duke ngritur akuza serioze për shkelje dhe keqpërdorim fondesh publike. Në raportin përfundimtar, KLSH rekomandoi shkarkimin nga detyra të Ilirjan Mandros, drejtuesit të Akademisë, për abuzime të rënda që arrinin deri në mashtrime banale me vlerën e produkteve të blera përmes tenderave.
Në qendër të këtij skandali është marrëdhënia e dyshimtë mes Gentian Sadikut dhe Ilirjan Mandro.
Sipas raportit të KLSH-së, Sadiku dorëzonte në letra veshmbathje me origjinë të supozuar evropiane, ndërkohë që produktet vinin realisht nga vendet aziatike, shpesh me cilësi shumë të ulët dhe të papërshtatshme për përdorim në institucione si Akademia e Sigurisë.

Që prej emërimit të Ilirjan Mandros në krye të Akademisë në maj 2022, Gentian Sadiku është kthyer në furnitorin kryesor të uniformave për studentët e Policisë, me kontrata që përsëriten në mënyrë sistematike. Kjo lidhje e vazhdueshme ngre dyshime serioze për një skemë korruptive të qëndrueshme, ku përfitimet financiare shkojnë përtej marrëveshjeve formale.
Pavarësisht rekomandimeve të qarta të KLSH-së për largimin e Mandros, institucionet përgjegjëse ende nuk kanë ndërmarrë masa konkrete. Ndërkohë ministri Ervin Hoxha dhe kryepolici Ilir Proda mund të jenë në pritje të një ndërhyrjeje nga BKH-ja, ndërsa Mandro, me sa duket, ndjen një formë „imuniteti“ për shkak të lidhjeve familjare, gruaja e tij, Arta Mandro, është anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Situata në fjalë është një tjetër shembull i mungesës së transparencës dhe llogaridhënies në sistemin e prokurimeve publike, ndërsa qytetarët dhe studentët e Policisë vazhdojnë të përballen me produkte të cilësisë së ulët, të blera me fonde publike që shpërdorohen me vetëdije.
HINTERLASSE EINEN KOMMENTAR
Du musst angemeldet sein, um einen Kommentar abzugeben.