Report Tv ka siguruar foton nga momenti i arrestimit të Flodian Plakut, i cili u vu në pranga ditën e djeshme nga Forcat Operacionale të Vlorës, pas një kohe të gjatë në kërkim si i dyshuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas, më 15 mars 2024 në Larushk të Fushë Krujës.
Së bashku me Flodian Plakun, i njohur edhe me mbiemrat Mamo e Serjani dhe me nofkën “Pole Qorri”. dje u arrestua dhe Julian Aliaj. Ky i fundit është arrestuar edhe në vitin 2019 në Itali për trafik droge, si anëtar i bandës kriminale të drejtuar nga Flodian Plaku. i cili po ashtu u arrestua asokohe për të njëjtin krim. Gomonet me kanabis ngarkoheshin në Shqipëri dhe dërgoheshin Brindizi. Droga nëpërmjet korrierëve shpërndahej nga Puglia drejt Romës, Napolit, Milanos dhe Firenzes. Flodian Plaku jetonte kryesisht në Greqi e Itali, dhe ishte shpallur në kërkim pas masës "arrest në burg" lëshuar ndaj tij nën akuzë si një nga tre autorët e vrasjes së ish-policit Gentjan Bejtja, në Larushk të Fushë-Krujës, brenda rrethimit të banesës së tij, teksa ujiste perimet në kopsht dhe në prani të familjarëve.