Goditja e klanit Çela-Çopja, një nga grupet kryesore të trafikut të kokainës nga Amerika latine në Europë, pas zbërthimit të aplikacionit të koduar ‘Sky ECC’ nga SPAK, ka marrë vëmendjen e mediave paraguaiane.
Revista Cars&Caretas, i kushton një artikull të gjatë lidhjeve të grupit nga Elbasani me trafikun e kokainës nga Bolivia dhe Paraguai. Ajo shkruan se drejtuesi kryesor i organizatës ishte Franc Çopja dhe pas tij vinin dy vëllezërit Ervis Çela dhe Ardian Çela.
“Sipas prokurorëve, klani Çopja-Cela ndikoi drejtpërdrejt në çmimin e kokainës në tregjet evropiane, pasi ata kontrollonin zinxhirin e trafikimit nga fillimi deri në fund.
ga-ngarkesat e kokainës u blenë direkt nga prodhuesit bolivianë nga Ervis Çela, i cili jetonte me vëllanë e tij, Ardianin, në Paraguai për të mbikëqyrur ruajtjen dhe përgatitjen e ngarkesave që dërgoheshin në Evropë, ku grupi nxirrte ngarkesën dhe merrej me shpërndarjen në portet evropiane dhe pastrimin e parave në Shqipëri, Bolivi dhe Paraguai”, shkruan revista.
Duke iu referuar dosjes së SPAK, revista paraguaiane shkruan se biznesmeni Diego Benitez ishte personi i besuar i klanit Çela-Çapja për trafikun e kokainës. Benitez, i cili po ashtu i shpallur në kërkim ndërkombëtar, përdorte kompaninë e tij ‘Tupa SA’ për të dërguar kokainë në portet evropiane.
“Në dosjen hetimore prej 282 faqesh të SPAK-ut, emri i biznesmenit paraguaian Diego Benítez del si personi kryesor i besuar i shqiptarëve në atë vend për organizimin e dërgesave të kokainës në Evropë, ndërsa gjithashtu pastronte para nga fitimet e paligjshme në disa nga kompanitë e tij. Benítez, ish-menaxher sportiv i klubit të futbollit Olimpia, aktualisht një i arratisur nga drejtësia paraguajane në Dubai (Emiratet e Bashkuara Arabe), përdori kompaninë e tij ‘Tupa SA’ për të dërguar kokainë në portet evropiane të fshehura në kanaçe me bojë FOX, në bashkëpunim me Miguel Ángel Servín Palacios , i lidhur gjithashtu me trafikun e drogës "Miguel". Miguel Ángel "Tío Rico" Insfrán.
https://shqiptarja.com/lajm/goditja-e-klanit-celacopja-nga-spak-media-paraguaiane-zbulon-detaje-biznesmeni-biego-benitez-perdorte-kompanine-e-tij-per-trafikun-e-kokaines