Policia e Tiranës, në bashkëpunim me Prokurorinë, ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Puzzle”, i cili çoi në goditjen e një rrjeti të trafikut të armëve të zjarrit që vepronte mes Kosovës dhe Shqipërisë. Autoritetet bënë të ditur se janë identifikuar 12 persona të përfshirë në trafikun e armëve. 10 prej tyre janë arrestuar, ndërsa 2 të tjerë janë shpallur në kërkim. Hetimet kanë zbuluar se ky grup siguronte armët kryesisht në Kosovë dhe më pas i transportonte drejt Tiranës për qëllime shitjeje. Gjatë kontrollit në banesën e njërit prej të ndaluarve, K. F., u gjetën dhe sekuestruan 2077 fara cannabisi, duke treguar lidhje të mundshme të grupit edhe me kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Gjatë kontrolleve të kryera në kuadër të hetimit, u sekuestruan: 14 armë zjarri (12 pistoleta, një prej tyre me silenciator, dhe 2 automatikë)
2077 fara cannabisi Municion luftarak dhe krehra 3 automjete 8 celularë Njoftimi: DVP Tiranë/Punë hetimore dhe operacionale për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova në Shqipëri. Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Puzzle”, pas një hetimi 5-mujor me metoda proaktive.