TIRANË– Dosja hetimore e Prokurorisë së Posaçme që çoi në goditjen e grupit kriminal ku bënin pjesë Avdylajt dhe Aleksandër Laho, i njohur ndryshe Rrumi i Shijakut, tregon lidhjet mes tyre dhe egërsinë që kishin ndaj anëtarëve të grupit rival, ku si kreun e tij konsideronin Plaurent Dervishajn. Gazetarja e Report TV, Keti Banushi siguron dosjen, ku në episodet dhe bisedat SkyECC zbardhura nga SPAK, sa i takon tjetërsimit të pronave në Durrës nga grupi i Lahos, ku bën pjesë dhe vëllai i tij, Vullnet Muça dhe i shpalluri në kërkim Agron Bejdolli, bie në sy aksesi që “Rrumi” kishte në Kadastrën e Durrësit. SPAK po ashtu ka zbuluar dhjetëra AMTP, akte të marrjes në pronësi të tokës, të falsifikuara në zonat bregdetare kundrejt pagesave ndaj zyrtarëve që shkonin deri në 5 milion lekë.
Duke shfrytëzuar ketë akses, thotë SPAK, Aleksandër Laho, i njohur edhe si “Rrumi i Shijakut” u dha prona Avdylajve me qëllim që ta ndihmonin për të vrarë kundërshtarët, me në krye Palurent Dervishajn, Mond Çekiçin, i vrarë në mars 2021, apo edhe Lulzim Berishën. Këto detaje dalin nga zbërthimi i bisedave nga aplikacioni SkyECC mes Rrumit të Shijakut dhe Aldo Avdylit, të dy të shpallur në kërkim jo vetëm për këtë dosje, por edhe për ngjarje të tjera kriminale.
“Fakti që Aleksandër Laho ka përvetësuar në mënyrë të paligjshme një numër të madh pronash, të cilat në disa raste ua ka premtuar ose ua ka dhënë si shpërblim njerëzve që i duheshin për t’i përdorur për të arritur qëllimin e tij, eliminimin e kundërshtarëve të vet, Plarent Dervishi dhe Edmond Koçi alias Mond Çekiçi, Lulzim Berisha zbulohen edhe në bisedën e datës 14 shtator 2020, që ai ka zhvilluar me Elidon Avdyli, alias Aldo Avdyli”, thekson SPAK.
LEXO EDHE:
‘E kanë parë me BMW të blinduar’/ Si ‘Rrumi’ e ndiqte ‘këmba këmbës’ Plarent Dervishajn: Duhet goditja, janë bërë të fortë
Grupi kriminal akuzohet për ekzekutimin e 2021 të Edmir Bregut, i cili ishte porositur nga Avdylajt për hakmarrje ndaj tentativës per të vrarë nipin e tij Aldo Avdylaj, nga ana tjetër grupi i Rrumit të Shijakut, bashkëpunonte me këtë grup për të ekzekutuar kundërshtarët e tij, ndërsa në këmbim u premtonte prona në Durrës, të cilat ua merrte fshatarëve përmes tjetërsimit. Në bisedat që shkëmbente me Aldo Avdylajn, Rrumi i Shijakut shkruan se i pari në radhë që duhet të hiqet qafe duhet të jetë Lulzim Berisha, pastaj Mond Cekiçi dhe në fund Plaurent Dervishaj.
“Kta e xhirojnë lojën e qytetit, të tjerët pastaj jan pasiva, të parëndësishëm”, shkruan Aleksandër Laho.
“Po je fiks fare e vlla. Kjo esht sta fut njeri ty për terren, e për men. Po ka maru ata jan, por luli them un, Lulit i bim direkt. Vetem vendose ti”, i përgjigjet Aldo Avdylaj.
Në një prej bisedave të vitit 2021, Aldo Avdylaj i thoshte Rrumit se duhej duheshin bërë 10 vrasje brenda vitit, sepse në Durrës do të kandidonte Rama deputet dhe kjo i pengonte do t’i prishte punë. Edhe Rrumi i konfirmon Aldo Avdylajt se ardhja e Ramës do të paralizonte aktivitetin e grupit të tij.
“O vlla duhen 10 viktima mrena vitit. Po na erdhi ky Rama ktu, zbejm dot shumë dome se do na fiki”, i shkruan Aldo-Rrumit.
“Ajo më ka djeg shum dhe mua, Rama po erdhi aty na paralizoi pak… e kam mendu direkt që atë ditë që e mora vesh”, i përgjigjet Rrumi-Aldos.
SPAK ka zbardhur rolet që kanë patur të akuzuarit në vrasjesn e Edmir Bregut. Porositësi i vrasjes është Astrit Avdyli, financues dhe organizator Elidon allias Aldo Avdyli,(nipi i Astrit Avdylit) ekzekutori Ermir Dedja (i vrarë në maj 2025) Alfred Doka, vëzhgues në terren me qëllim lokalizimin e viktimës dhe ekzekutor, Enea Kume, vëllai i deputetit Loer Kume, kishte rolin e vëzhgues për lokalizimin e Edmir Bregut. Në dosjen e SPAK për vrasjen e Edmir Bregut zbulohen edhe bisedat që bënin mes tyre anëtarët e grupit të Astrit Avdylajve. Ky i fundit, në një prej bisedave udhëzon nipin e tij Aldo Avdylaj që të tregojë kujdes kur përfshihet në ngjarjet kriminale.
Gjithashtu në dosje, dalin në pah pazaret e Avdylajve për të vrarë e terrorizuar persona në Durrës me qëllim që njerëzit t’ia kenë frikën. Nga bisedat e transkriptuara nga aplikacioni SkyECC, dokumentohen episode sesi Elidon alias Aldo Avdylaj në bashkëpunim me Ermir Dedjan dhe Astrit Balliun alias Astrit Avdylaj, japin porosi e vendosin gjoba në zonë për të trembur të tjerët.
Rivalët e „Rrumit të Shijakut“
Rrumi kërkonte eleminimin e Plaurent Dervishajt, Lulzim Berishës i njohur edhe si Lul Berisha, si edhe të Edmond Çekiçit. Ky i fundit, ish-anëtar i bandës së Durrësit, u ekzekutua me breshëri kallashnikovi në mars të vitit 2021 pranë Drejtorisë Arsimore dhe afër shtëpisë së prindërve të tij.
Ish-kreu i Bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, ndodhet në burgun e Durrësit pas ekstradimit nga Spanja. Berisha ishte shpallur në kërkim në Janar të vitit 2022 për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, krim i ndodhur në 2005-ën.
Plarent Dervishaj po ashtu ndodhet në burg pas ekstradimit nga Dubai. Dervishaj akuzohet si porositësit ndaj atentatit të ndodhur më 1 nëntor 2019 ndaj tashmë ish-prokurorit të Durrsësit, Arian Ndoj. Atentatin për të hequr qafe ish-hetuesin, Dervishaj ia besoi Ramazan Rrajës, i cili në bashkëpunim me Arjol Halilaj kryen atentatin që viktimën e vetme pati shoferin e Ndojt, Andi Malokun. Dervishaj është edhe kunati i Lulzim Berishës.
Insider
Okt. 09, 2025., 13:10 •
übelste Leute, wie Tropolino auch dabei
Vëllai i “Rrumit të Shijakut” kërcënon drejtorin e Spitalit të Durrësit
E ShtunëInsider
Okt. 09, 2025., 13:10 •
Tropolino von Beginn an, auch dabei
‘Shteti i Rrumit’ dhe skema e grabitjes së tokave në Durrës dhe Tiranë
[caption id="attachment_17439" align="alignnone" width="300"]BIRN: „Rrum State“ und das Landraub-Programm in Durrës und Tirana
Insider
Okt. 09, 2025., 16:37 •
überall das gleiche Verbrecher System, immer von Deutschland und der EU finanziert
Den Informationen zufolge hatte Alban Muço mehrere Personen getäuscht, indem er eine fiktive Struktur mit mehreren Personen aufbaute, denen er vorgab, er hätte sie als Kriminalpolizisten bei der Generalstaatsanwaltschaft eingestellt. Er beauftragte diese Personen mit verschiedenen „Aufgaben oder Dienstleistungen“ und setzte sie sogar als persönliche Fahrer ein.
LESEN SIE AUCH:
Eine Unechte Karettschildkröte 'Caretta caretta' wurde tot an der Küste von Vlora gefunden! Es besteht der Verdacht, dass sie von einem Schiff gerammt wurde.
Diese Menschen wurden durch seine Behauptungen getäuscht und bezahlten ihre Unterkunft, Verpflegung und den Treibstoff ihrer Fahrzeuge selbst, in der Annahme, dass sie später von der Generalstaatsanwaltschaft entschädigt würden.
Der 49-Jährige betrog zudem private Unternehmen, indem er sich als Vertreter der Generalstaatsanwaltschaft ausgab und behauptete, im Auftrag dieser Institution Fahrzeuge zu kaufen.
fest in Hand von Kriminellen, von Thehti, Durres, bis Sarande: Vlore: Erjon Ahmataj und Genc Deromemaj, die Dumm Grundstücksurkunden Fälscher von Edi Rama
9. August 2025 / Politik Mafia
Edi Rama und seine Drogen Polizei: Saimir Kushova wurde in Norwegen festgenommen wegen Kokain Gross Schmuggel, der Ex-Sarande Chef des „Sarande Tauch Zentrums“
5. Oktober 2024 / Politik Mafia
„Aida Demi“ Profi Kriminell Edi Rama Frau wird in Sarande: Hafenmeisterin: Diebstahl von Staatsvermögen
31. Juli 2025 / Politik Mafia
Der Reisebus, des Berisha Mafiosi: Shpëtim Ahmeti, wird in Sarande erneut beschlagnahmt, wegen Migranten Schmuggel aus Griechenland
15. Juli 2025 / Politik Mafia
Sarande: Geldeintreiber für Edi Rama, das Rathaus wie überall: Stadtpolizei Direktor in Sarande: Aleksander Lilo
23. Juni 2025 / Politik Mafia
die Mafia Staatsanwaltschaft „Esmeranda Basho“ in Sarande hat auch die Sarande Polizei übernommen mit Mariglen Basho
‘U kam punësuar si oficerë gjyqësorë’, pranga 49-vjeçarit që hiqej si prokuror në Sarandë! Mashtroi disa qytetarë, i përdorte si shoferë (EMRAT+VIDEO)
PixelRoaster
Okt. 11, 2025., 09:49 •
Elvis Doci, Partner wurde ausgeliefert
I kërkuar nga SPAK për trafik droge, ekstradohet nga Spanja Juxhin Drazhi! Pjesë e grupit të Visit të Pojës (VIDEO)
Drazhi ishte pjesë e grupit të Elvis Doçit, i njohur edhe si Visi i Pojës. Drazhi u arrestua nga autoritetet spanjolle në një shtëpi luksoze në Almuñécar (Granada) në të cilën konstatuan se po merreshin masa të shumta sigurie. Akuzohet nga SPAK se trafikonte lëndë narkotike në Norvegji dhe Belgjikë. 11 Tetor, 09:07 | Përditësimi i fundit: 09:34