Janë zbardhur detaje të reja nga atentati që tronditi mbrëmjen e djeshme qytetin e Shkodrës, ku u ekzekutua me armë zjarri 34-vjeçari Kristian Kola, nga autorë ende të paidentifikuar. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:30, në një lokal tek kinema “Republika”, në lagjen “Vasil Shanto”.
Burime për mediat bëjnë me dije se 34-vjeçari rezulton pa precedent penal dhe grupi hetimor nuk e ka ende një pistë hetimi. Kristian Kola ka shkuar në lokal për të takuar një mikun e tij, ku ka qëndruar shumë pak bashkë më pas kanë dalë të dy prej andej.
Sapo ai ka dalë nga lokali, para tyre është shfaqur një me motor, me dy persona të maskuar me skafandra dhe të veshur me të zeza. Njëri prej tyre ka qenë në rolin e drejtuesit të motorit, ndërsa tjetri në rolin e atentatorit.

Motori është ndaluar për pak sekonda, ku autori ka qëlluar nga një distancë e afërt me një armë zjarri me silenciator në drjetim të 34-vjeçarit dhe më pas janë larguar drejt periferisë së qytetit. Kristian Kolën e kanë kapur plumbat në pjesën e gjoksit, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Pranë viktimës ka qenë dhe shoku i tij, por ai ka shpëtuar pa lëndime. Nisur nga këto detaje, janë ngritur dyshime se mund të kemi të bëjmë me vrasës profesionistës. Dyshohet se autorët e kanë mnbajtur nën vëzhgim shënjestrën, teksa nuk përjashtohet mundësia që të ketë patur edhe persona të tjerë në rolin e informatorit.
Policia ka dyshime se motorri me të cilin lëvizën autorët e kanë ndjekur para dy netësh në zonën e Bardhajve, por pa arritur që ta bllokojnë ndërsa është duke u verifikuar nëse është i njëjti apo jo, edhe pse hetuesit flasin për një tjetër motomjet në këtë ngjarje.
Policia ka ushtruar kontrolle gjatë natës në disa zona të Shkodrës dhe ka sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë, por ende pa rezultat për identifikimin e autorëve.
Kristian Kola punonte në një kompani ndërtimi që e kishte së bashku me të atin, teksa mbetet ende mister pse ndaj tij u zbrazën breshëri plumbash. Së fundmi, firma e tyre po bënte shtrimin e pllakave në rikonstruksionin e kinemasë në Shkodër.
Viktima ishte një person që lëvizte lirshëm në Shkodër gjatë gjithë ditës dhe nuk ka patur precedent të mëparshëm kriminal. Para afro një viti e gjysëm viktima ka patur një konflikt për motive të dobëta, por atë konflikt e ka mbyllur dhe nuk qëndron si pistë hetimi për Policinë.
34-vjeçari ka qenë dy herë për periudha të shkurta jashtë Shqipërisë, por as atje nuk raportohet për përfshirjen e tij në ndonjë konflikt të mundshëm.

Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 22:30, në lagjen “Vasil Shanto”, në rrethana ende të paqarta, dy shtetas ende të paidentifikuar dyshohet se kanë vrarë me armë zjarri shtetasin K. K., 34 vjeç, i cili ishte në ambientet e jashtme të një lokali.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorëve.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Atentati mafioz tronditi Shkodrën mbrëmjen e së enjtes, 4 shtator ku 34-vjeçari Kristian Kola u ekzekutua pranë “Kinema Republika” ndërsa po pinte kafe në katin e parë të një hoteli. Dy persona të maskuar që lëviznin me motor hapën zjarr ndaj tij, duke e lënë të vdekur në vend, ndërsa një person tjeter qe ishte ne tavolinë me të nuk u prek nga plumbat. Motivi i vrasjes mbetet i panjohur, pasi viktima nuk kishte konflikte apo precedentë penalë të rëndë. Policia ka ngritur një grup të posaçëm hetimor dhe po kontrollon kamerat e sigurisë për identifikimin e autorëve.
Atentati ndaj Kristian Kolës/ Dyshohet për vrasës profesionistë, u qëllua me armë me silenciator
Gjoka
Sep. 08, 2025., 12:35 •
8. September 2025, 12:23 Uhr Das Blutvergießen in Shkodra und die Mafiaangriffe haben die Polizei außer Gefecht gesetzt. Warum schweigt Ilir Proda? Geschrieben von Pamphlet Das Blutvergießen von Shkodra und die Mafia-Angriffe wurden gestoppt Bewaffnete Killer, die mit oder ohne Maske auftauchen, schießen, Opfer zurücklassen und fliehen. Vor diesen Ereignissen wurde gewarnt, während die Polizei wie gelähmt scheint... Shkodra wurde erneut von einem kriminellen Vorfall erschüttert. Bei einem Schusswaffenangriff in einer Bar im Stadtzentrum kamen zwei Menschen ums Leben, zwei weitere wurden verletzt. Bei den Opfern handelt es sich um Armando Pali und Liridon Kraja, einen Mitarbeiter der Shkodra IMT, und den Fahrer von Erogen Vaso alias Brajovic, der mutmaßlich das Ziel des Angriffs war. Erogen Vaso wurde verletzt, ebenso wie eine 25-jährige Kellnerin in der Bar. Der Täter, Ragip Gila, wurde kurz nach der Tat bei einem Fluchtversuch festgenommen. Er wurde in Zall Kir gefasst, nachdem er das Fahrzeug, mit dem er nach dem Angriff geflohen war, zurückgelassen hatte. Gila, der ein schweres Vorstrafenregister hatte, war gerade aus dem Gefängnis entlassen worden. Er erschien mit einem Motorradhelm in der Bar, in der sich Erogen Vaso aufhielt, die offenbar das Ziel des Angriffs war. Gila eröffnete das Feuer und hinterließ einen „Fluss“ aus Blut. Zwei Menschen wurden getötet und zwei weitere verletzt. Pali starb noch am Tatort, Kraja wenige Augenblicke später im Krankenhaus. Das Ziel des Attentats, Erogen Vaso, wurde verletzt und ist Berichten zufolge außer Lebensgefahr, ebenso wie das 25-jährige Mädchen, das als Kellnerin arbeitete. Auch Armando Pali, eines der heutigen Opfer, ist nicht vorbestraft. Vielleicht war er zur falschen Zeit am falschen Ort. Auch die verletzte 25-jährige Frau befand sich an ihrem Arbeitsplatz, als sie einem Kugelhagel ausgesetzt war. Der heutige Mordanschlag in Shkodra ist der zweite kriminelle Vorfall innerhalb von vier Tagen in dieser Stadt. Innerhalb von vier Tagen wurden drei Opfer und zwei Verletzte registriert, wobei die Täter bei beiden Morden ohne Furcht vorgingen. Kristian Kola wurde am Abend des 4. September in einer Bar erschossen, die Täter verschwanden augenblicklich. Das Opfer ist laut Polizeiangaben nicht vorbestraft. Die beiden kriminellen Ereignisse der letzten vier Tage erinnern an jene Filmszenen aus dem Palermo der 70er Jahre, als Banden oder Mafiagruppen die Stadt terrorisierten und Gegner ausschalteten. Bewaffnete Killer, die mit oder ohne Maske auftauchen, schießen, Opfer zurücklassen und fliehen. Vor solchen Ereignissen wurde gewarnt, während die Polizei wie gelähmt wirkt. Der Direktor der Staatspolizei, in diesem konkreten Fall Ilir Proda, spricht nicht und reagiert nicht, obwohl innerhalb von vier Tagen drei Bürger mitten in der Stadt ihr Leben verloren und zwei weitere verletzt wurden. Tatsächlich hätte Proda als Erster reagieren müssen, und sei es nur, um Alarm zu schlagen und die örtliche Polizei aus ihrem Wahlschlaf zu wecken. Schweigen erhöht weder die Sicherheit der Bürger noch ihr Vertrauen in die Polizei. Deren Aufgabe ist es nicht, Opfer oder Verletzte zu zählen, sondern Verbrechen zu verhindern, insbesondere wenn sie lebensbedrohlich sind. Man könnte sagen, dass solche Vorfälle überall passieren, und damit könnte man Recht haben. Doch der Punkt ist, dass die Mörder in Albanien, in diesem speziellen Fall in Shkodra, zeigen, dass sie keine Angst haben: Ein Motorrad, ein Totenkopf und eine Pistole genügen ihnen. /Broschüre/ 8 Shtator 2025, 12:23
Përgjakja e Shkodrës, atentatet mafioze nxjerrin jashtë loje policinë; pse hesht Ilir Proda