Sllovenia ka tërhequr nga tregu një sasi me speca të kuq, të eksportuara nga Shqipëria për shkak të nivelit të lartë të pesticideve.
Pas domateve dhe pjeshkëve të bllokuara në Kroaci, në Slloveni është bllokuar një sasi me spec të kuq, ku ka qenë kompania Geaprodukt në Slloveni që ka dhënë urdhrin për tërheqjen e specave nga Shqipëria.
Në to janë gjetur pesticide në sasi të lartë si acetamiprid, formetanate dhe flonicamid. Produkti i eksportuar nga Shqipëria drejt Sllovenisë, nga data 24 gusht deri në 4 shtator, ishte paketuar në kuti kartoni dhe më pas në qese plastike.
LEXO EDHE:
I dënuar nga GJKKO, arrestohet në Londër ish-zyrtari Krenar Gozhina, do të ekstradohet në Shqipëri
Sipas mediave të huaja, kompania sllovene iu ka kërkuar të gjithë qytetarëve të mos e konsumojnë produktin, për shkak të pesticideve të tepërta, por ta kthejnë në vendin e blerjes ose ta hedhin. Ndërsa, personat që kanë qenë në kontakt me ushqimin e kontaminuar, duhet të dezinfektojnë duart, njoftuan autoritetet në Slloveni.
Ndërkohë, më 3 shtator, Kroacia dhe Bosnjë Hercegovina bllokuan pjeshkët nga Shqipëria, pasi përmbajnë pesticide. Po ashtu, Kroacia asgjësoi 4 tonë me domate shqiptare, pasi rezultuan të ishin spërkatur 5 herë më tepër se norma e lejuar me helmin që vret insektet chlorfenapyr. Domatet e rrezikshme u groposën nga shteti kroat, i cili po ashtu më 22 gushti kishte asgjësuar 5 tonë pjeshkë nga Divjaka, sepse në këtë frutë shqiptar ishte gjetur prezencë e lartë e metalit të rëndë, nikel.
Insider
Sep. 06, 2025., 05:32 •
RIP Caprio FRANK starb in den USA. die grösste Berdigung der Geschichte, so beliebt war der Richter
web25492362
Sep. 11, 2025., 05:28 •
„Der Staat kümmert sich nicht um die Ernte“/ Pestizide, Bauern geben der Regierung die Schuld: Niemand kümmert sich 22:44 Uhr | 10.09.2025 Ein A „Der Staat kümmert sich nicht um die Ernte“/ Pestizide, Bauern geben der Regierung die Schuld: Niemand kümmert sich Der Staat ist für den hohen Pestizidgehalt von Obst und Gemüse verantwortlich. Landwirte und Agrarexperten in Lushnje beklagen, dass der Staat die von ihnen eingesetzten Pestizide nicht ausreichend kontrolliert und keine Landarbeiter auf den Höfen der Landwirte anwesend sind. Landwirte und Agrarexperten in Lushnje machen den Staat für den hohen Pestizidgehalt von Obst und Gemüse verantwortlich. Landwirt Nikollë Mihali aus dem Dorf Shakuj in der Verwaltungseinheit Kolonjë der Gemeinde Lushnje fordert regelmäßige Kontrollen durch staatliche Mitarbeiter, da er seit Jahren keinen Mitarbeiter der Landwirtschaftsdirektion mehr gesehen habe, der sich um die Anpflanzungen der Frauen gekümmert hätte. Er sagt, wenn ein Bauer betroffen sei, seien alle betroffen. Der Agrarexperte Ardit Bali, von Beruf Agronom, erklärt, dass die Kontrollkette seit der Ausstellung von Pflanzengesundheitszeugnissen für Exportprodukte überhaupt nicht funktioniere. Ihm zufolge würden Pflanzenschutzinspektoren Zertifikate ausstellen, ohne Analysen durchzuführen. Zudem mangele es an Laboren. In den letzten Tagen wurden in Kroatien und Slowenien hochgradig mit Pestiziden belastetes Obst und Gemüse aus Albanien beschlagnahmt. https://sot.com.al/aktualitet/ska-kujdesi-nga-shteti-per-te-mbjellat-pesticidet-fermeret-fajesojne-qeverine-askush-nuk-interesohet/
joker
Okt. 02, 2025., 08:14 •
8 Tonnen Tomaten und Kroatien schickte Chilli zurück, weil zu stark belastet 1 Tetor 2025, 15:25 8 ton domate nga Berati u bllokuan në Shtator, Kroacia ndalon edhe një sasi të madhe me speca djegës nga Shqipëria: Kanë pesticide Shkruar nga Newsbomb 8 ton domate nga Berati u bllokuan në Shtator, Kroacia ndalon edhe një Një sasi e madhe me speca djegës të eksportuara nga Shqipëria në Kroaci, janë bllokuar nga autoritetet e këtij vendi, pasi kanë rezultuar se përmbanin pesticide në nivele mbi normat e lejuara nga Bashkimi Europian. Edhe më herët, muajin e kaluar Kroacia ndaloi 8 ton domate të importuara nga Berati, të cilat kishin nivel të preparatit “Chlorfenapyr” mbi normat e lejuara, 0.06 mg/kg nga 0.01 mg/kg që duhet të jetë. Edhe specat djegës, kanë pasur tre preparate mbi normat e lejuara; Flonicamidit, Chlorfenapyr dhe Tebufenpyrad, por nuk dihet se në cilën zonë të Shqipërisë janë prodhuar. Gjithashtu, edhe sasia nuk është përcaktuar, por nga raportimet paraprake bëhet fjalë për sasi të madhe. Përdorimi i pesticideve për mbrojtjen e bimës dhe frutit në Shqipëri është i ligjshëm, brenda normave dhe afateve të përcaktuara me ligj, dhe e njëjta praktikë përdoret edhe në vendet fqinje dhe Europë. Mirëpo, në rastet e fundit, vendet importuese kanë zbuluar se sasia e lartë e këtyre pesticideve është mbi normat e lejuara duke u kthyer në rrezik direkt për shëndetin. https://newsbomb.al/aktualitet/8-ton-domate-nga-berati-u-bllokuan-ne-shtator-kroacia-ndalon-edhe-nje-i374340