DURRËS– Në Shqipëri, prej rreth 2 muajsh ka nisur një operacion kombëtar për lirimin e hapësirave publike nga ndërtimet pa leje, një aksion për të cilin kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se nuk do të ndalet deri në eliminim e fenomenit dhe goditjen e personave përgjegjës në çfarëdo niveli qofshin ata, përfshirë edhe “symbyllurit” në inspektorate, polici e me radhë, siç kreu i qeverisë shprehej.
Një rast i zbuluar vetëm këtë të mërkurë nga policia, nxjerr në pah se mbyllja e syve ndaj ndërtimeve pa leje, ka qenë deri në krye të institucioneve që duhej të raportonin paligjshmërinë.
Madje jo vetëm mund të jenë toleruar persona të ndryshëm. Ardian Halili, kryeinspektor i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Durrës përgjatë viteve 2017-2021, ka zgjedhur ta shkelë ligjin në emër të tij.
8 vite më parë Ardian Halili ndërtoi në fshatin Shetaj të Ishmit, disa shtëpi pushimi pa leje. Autoritetet e zbuluan paligjshmërinë këtë gusht të 2025-ës.
Policia e Durrësit njoftoi, se ish-zyrtari ra në pranga këtë të mërkurë nga specialistët për hetimin e Krimit Ekonomiko Financiar.
Shtëpitë e pushimit janë ndërtuar pranë Kepit të Rodonit, në një zonë të rrethuar nga deti dhe hotelet e restorantet për pushuesit. Report Tv zbuloi se bëhet fjalë për Saint Michelle Residence, një territor i madh, me vila pushimi, pishinë dhe vende parkimi, rrethuar nga gjelbërimi, pranë rrugës kryesore të fshatit, me detin përballë. Vetë ish-kryenispektori Ardian Halili shfaqet në imazhet e resortit në rrjetet sociale duke reklamuar peshkun e freskët në restorantin e tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar arrestuan shtetasin A. H., 55 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në vitin 2017, kur ka qenë me detyrë kryeinspektor i IMT Durrës, ka ndërtuar pa leje, disa objekte (shtëpi pushimi), në fshatin Shetaj, Ishëm”, bëri me dije policia vendore.
Aktualisht nuk ka ende informacion për sa shtëpi pushimi pa leje bëhet fjalë, apo nëse e gjithë rezidenca është me probleme, por Report Tv mëson se hetuesit do të analizojnë të gjithë dokumentet nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës.
Saint Michelle Residence
Ish-kryeinspektori 55-vjeçar me banim në Tiranë është, njëkohësisht është bashkëshort i ish-prokurores Rabjana Halili, sot avokate dhe aktualisht mbron Emiljano Shullazi. Në nëntor të vitit 2018, mediat shkruanin se anëtarë të një familje e kërcënuan për shkak të detyrës Ardian Halilin, si reagim pas urdhrit që institucioni që ai drejtonte kishte lëshuar për prishjen e një objekti të përjashtuar nga skema e legalizimit, por që deri në fund me këmbënguljen e tyre në dyert e gjykatave, objekti pranë Urës së Dajlanit, u legalizua.
Sipas Drejtorisë së Hekurudhës Shqiptare legalizimi i objektit pranë urës së Dajlanit, cenonte sigurinë hekurudhore. Një nga familjarët Bedri Dervishi, pretendonte në atë kohë në media se u la 1 muaj kohë për ankimim, por inspektorati vendosi ta prishte. Megjithatë, sipas raportimeve të kohës, me vendim gjykate, banesa u legalizua, pasi edhe vetë se Hekurudha Shqiptare ndryshoi qëndrim se objekti nuk e cenon linjën hekurudhore.
Në atë kohë, kryeinspektori qëndronte në një lokal pranë banesës së tij në fshatin Bizë të Durrësit, kur pretendoi se anëtarët e familjes Dervishi e kërcënuan me jetë. Për këtë episod, Ardian Halili bëri denoncim në polici pasi tha se u ndje i kërcënuar.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Gjoka
Aug. 28, 2025., 08:58 •
Betrugsmodell von Dumm Kriminellen, die überall auch die Wälder abholzen, keine Abwasser und Müll Entsorgung betreiben
Wenige Strände waren in der Hochsaison voll. Abkassieren durch Mafiöse Gruppen an den Stränden, versuchte man durch Boykott, überall im Mittelmeer zu beenden.
Tourismus in Albanien: Schöne Strände, hohe Preise und eine Saison, die die Erwartungen enttäuscht
Tourismus in Albanien: Schöne Strände, hohe Preise und eine Saison, die die Erwartungen enttäuscht
Turizmi në Shqipëri: Plazhe të bukura, çmime të larta dhe sezoni që zhgënjen pritshmëritë
Lexo edhe:
Zbulohet data! Ja kur do ta shpallë Rama kabinetin e ri qeveritar
Rama dekoroi punonjësit e Shërbimit Zjarrfikës, Berisha: Tallje! Duan kushte më të mira pune
PixelRoaster
Aug. 31, 2025., 07:25 •
tirana bauinspktor verhaftet Gjykata e Posaçme jep vendimin për dosjen “5D”, ja çfarë pritet më 14 shkurt Inspektori i IMT-së, Gerald Fuçia, mbetet në burg pas akuzave për korrupsion dhe ryshfet 19:4 https://sot.com.al/aktualitet/inspektori-i-imt-se-gerald-fucia-mbetet-ne-burg-pas-akuzave-per-korrupsion-dhe-ryshfet/
Insider
Aug. 30, 2025., 09:14 •
Mafia Durres: Redi Tusha, Elvis Doçi, Nexhmedin Danaj, Adi Çobën. Xhevdet Troplini, Elvis Doçi, beschlagnahmt man. 3 Restaurants, 1 Cafee Bar, darunter: Port Side, Marquess, Dubai Inn
270.000 falsche Grundstuecks Urkunden, wurden durch kommunalle Verbrecherbanden und Kumbaro, Dallëndyshe Bici, Edi Rama 2023/2025 ausgestellt
10. April 2025 / Politik Mafia
5 Kadaster Chefs von Durres verhaftet: Leonard Kadrimi, Dashnor Taulla,Bedri Luka und 448.000 qm Land wurden beschlagnamt
15. April 2024 / Politik Mafia
Momenti kur hidhet në erë resorti luksoz i ish-kreut të IMT-së, pritet shembja e 60 objekteve të tjera, ja ku janë të pozicionuara
Momenti kur hidhet në erë resorti luksoz i ish-kreut të IMT-së, pritet shembja e 60 objekteve të tjera, ja ku janë të pozicionuara
Wird die „Ksmali“ Gegend und Lokale von Drogenbossen und Verbrechern gesäubert? – Marina Durres – Albanien
Sep. 04, 2025., 16:23 •
[…] Ardian Halili Ex-Chef Bauinspektor von Durres baute bei Camp Rondit: Ferienanlage: ‚Saint Michelle… […]
werden, die illegalen Mafia Villen im Antiken Zentrums von Durres abgerissen? – Marina Durres – Albanien
Sep. 22, 2025., 20:26 •
[…] Ardian Halili Ex-Chef Bauinspektor von Durres baute bei Camp Rondit: Ferienanlage: ‚Saint Michelle… […]