Nga Boldnews.al
Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë konfirmoi masën e arrestit në shtëpi për një inxhinjer të shoqërisë “Soleil & Sea”, i dyshuar se ka kryer punime pa leje në projektin “investitor strategjik”, të miratuar nga kryeministri Edi Rama për një fshat turistik në bregdetin e Jalës, në Dhërmi të Himarës.
Inxhinjeri 40-vjeçar, Ludjon (X) lindur në Tepelenë dhe banues në Tiranë, u arrestua në flagrancë nga forcat e Policisë së Vlorës në 3 qershor 2025, pasi u konstatua se po ndiqte punimet pa leje ndërtimi për kompeksin e vilave “Folie Village”, ngjitur me lokalin e njohur “Folie Marine”.
Gjykata e Vlorës caktoi ndaj tij masën e sigurimit “arrest në shtëpi” në 6 qershor. Inxhinjeri ankimoi vendimin në Apel, por, më pas, nëpërmjet avokatit të tij, hoqi dorë nga apelimi dhe gjykata vendosi lënien në fuqi të vendimit të shkallës së parë.






