Aktivisti shqiptaro-amerikan Gary Kokalari i ka dërguar një email kompanisë lobuese Continental Strategy, me të cilën Sali Berisha ka lidhur kontratën 6 milionë dollarëshe. Emaili i është dërguar edhe kreut të SPAK, Altin Dumani, ndërsa Kokalari i thotë kompanisë lobuese që duhet të kryejnë një verifikim për të përcaktuar burimin e vërtetë të parave me të cilat po paguhen nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Kokalari shkruan se është shumë e pabesueshme që “patriotë” shqiptarë-amerikanë të kenë mbledhur 6 milionë dollarë për të mbështetur një person shpallur non grata për korrupsion. Sipas tij, të vetmin që kanë mundësinë ashtu për të financuar këtë përpjekje lobimi janë Sali Berisha dhe familja e tij.
Sipas Kokalari, nëse paratë për lobimin janë paguar nga vetë Berisha, kjo mund ta implikojë atë në shkelje të mundshme të ligjeve për pastrimin e parave, sepse nuk ka deklaruar asete apo të ardhura që të justifikojnë pagesën për shërbimet e Continental Strategy.
LEXO EDHE:
Kthupi: Situatë absurde, Berisha refuzoi votimin elektronik, tani ankohet për vjedhje! Baçi: PD-ja gaboi! Deda: Me këtë Kod e kanë të vështirë
Emaili i plotë
Carlos Trujillo dhe Katie Wiles të Continental Strategy në lidhje me kontratën e tyre për të ndihmuar Sali Berishën të heqë sanksionet e Departamentit të Shtetit. Dumani u shtua në dërgesë
Sipas raportimeve në mediat shqiptare, Continental Strategy ka lidhur kontratë prej 6 milionë dollarësh, nga të cilat 750,000 dollarë janë paguar tashmë — për të ndihmuar përmbysjen e përcaktimit të Sali Berishës dhe familjes së tij për korrupsion nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së. Gjithashtu është raportuar se shuma prej 6 milionë dollarësh po mblidhet nga „patriotë“ shqiptarë-amerikanë që mbështesin Berishën.
Sheharazade
Juni 12, 2025., 07:55 •
Berisha Gangs
Dashnor Dumani, Nuredin Dumani, wegen Mord aus Dubai ausgeliefert
Wegen Mehrfach Mord um 2016, aus Dubai aufgeliefert die Dumani Brüder
Video am Flugplatz Rhinas
U arrestuan në Dubai, ekstradohen në Tiranë vëllai i Nuredin Dumanit dhe ‘ushtari’ i grupit të Çopjave! Momenti kur zbresin në Rinas (VIDEO)
Dy anëtarë të grupeve kriminale janë ekstraduar ditën e sotme nga Dubai në Tiranë. Dashnor Dumani, vëllai i të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, që dyshohet pjesë e grupit të vrasësve të masakrës së Bradasheshit dhe Armes Stafa, i grupit të Çopjave të Elbasanit do të përballen me drejtësinë për një sërë krimesh. 11 Qershor, 11:22