Prokuroria e Posaçme sekuestron celularin e ish-kryebashkiakut socialist të Kavajës, Elvis Roshi dhe ushtron kontrolle personale nën dyshimin për korrupsion në zgjedhjet e 11 majit. Roshi bëri fushatë për kushëririn e tij, Elton Roshi, që kandidonte për PD-ADSHM-në e Sali Berishës, i cili mori 5233 vota gjatë garës në qarkun e Tiranës, duke u renditur i 7-i në listën e hapur.
Këto kontrolle dhe veprime proceduriale hetimore janë kryer me urdhër të prokurorit të SPAK, Ervin Kondili, që ka në dorë çështjen në fjalë.
Mësohet deri tani se jane kryer kontrolle banese dhe kontrolle personale me urdhër të prokurorit dhe është sekuestruar celulari i Elvis Roshit, me dyshimin për korrupsion në zgjedhje.
Përveç Roshit janë ushtruar kontrolle edhe në persona të tjerë dhe janë sekuestruar edhe 3 aparate celulare, që po verifikohen në mesazhe, biseda dhe aktivitete të tjera në rrjetin social prej tyre.
Ish-kryebashkiaku Roshi u shfaq edhe gjatë fushatës në krah të kushëririt të tij, teksa mori pjesë edhe në mitingun e PD-së në Kavajë më 25 prill, teksa kishte të mbuluar kokën me kapuç sportiv.
Ditën e zgjedhjeve, më 11 maj, një grua e identifikuar si Xhuli Duda, u shoqërua nga policia në Kavajë. Ajo është ndjekur nga agjentë të policisë, ndërsa është takuar me ish-kryetarin e bashkisë, Elvis Roshi.
Pas takimit, gruaja është ndaluar teksa dhe i është gjetur një listë që përmbante emrat e disa prej familjarëve të saj. Dyshohet se ajo është përfshirë në aktivitete të dyshimta që lidhen me blerjen e votës. Duda dhe Roshi u morën në pyetje. Mendohet se edhe hetimet e sotme janë pjesë e kësaj procedure, për të zbardhur plotësisht dinamikën dhe ngjarjen e dyshuar si korrupsion zgjedhor.
PixelRoaster
Mai 29, 2025., 12:29 •
SP Abgeordneter, Ex-LSI Mafia Abgeordneter des Ilir Meta: Ehefrau Matilda Duzha betreibt Zigaretten Schmuggel, Zoll Betrug, wie es in Elbasan schon immer üblich war, über die Ehefrauen
Mafia Bürgermeister Sejdini von Elbasan, Taulant Balla
SPAK godet grupin e kontrabandës së cigareve/ "36 persona janë në hetim", të përfshirë edhe sekretari i Përgjithshëm i bashkisë Tiranë dhe gruaja e një deputeti të PS
• Prokuroria e Posaçme ka zhvilluar një aksion për goditjen e një grupi kriminal që kontrabandonte cigare. • Në njoftimin zyrtar të SPAK, thuhet se në skemën e sofistikuar të kontrabandës, janë të përfshirë shtetas shqiptarë dhe të huaj, punonjës të strukturave doganore dhe biznesmenë. • Cigaret bëhet me dije se prodhohenin në Shqipëri dhe më pas kontrabandohenin drejt vendeve fqinje dhe më pas drejt atyre të Bashkimit Europian. • Njoftohet se masa e sigurisë ”Arrest me burg” është ekzekutuar për 5 nga 15 shtetasit në hetim, ndërsa masa e sigurisë “Detyrim paraqitje” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” është ekzekutuar për 15 nga 20 shtetasit nën hetim. Gjithashtu është caktuar dhe një masë sigurie "arrest në shtëpi". • Sipas informacioneve, një nga 20 personat për të cilët GJKKO ka fimosur urdhër ndalimi është Eldi Hoxha. • Ky i fundit u emërua paraditen e sotme sekretar i Përgjithshëm në Bashkinë e Tiranës. • Në vendimin e GJKKO thuhet se ndaj Hoxhës, është caktuar masa e sigurimit "Ndalimi i daljes jashtë shtetiť" dhe "Detyrimi për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore”. • Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme ka firmosur urdhër ndalimi dhe masën "detyrim paraqitje" për shtetasen Matilda Duzha, punonjëse e doganave. • Ajo dyshohet për kryerjen e veprës penale "Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore", "Grupi i strukturuar iminal", si dhe "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar minal". • Matilda Duzha ështe bashkëshortja e deputetit socialist, Luan Duzha.
4 artikuj për këtë temë.
Aksioni i SPAK për goditjen e grupit kriminal, gruaja e deputetit socialist e përfshirë në skemën e kontrabandës së cigareve (EMRI)