Prokuroria e Posaçme njoftoi të mërkurën dërgimin për gjykim të një grupi zyrtarësh e ish-zyrtarësh të një sërë institucionesh, që akuzohen se nën udhëheqjen e deputetit (atëherë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme) Plarent Ndreca, dyshohet se favorizuan në shkelje ligjore arkitektin Gjon Radovani për të fituar tendera me vlerë 34 milionë lekë.
Prokuoria bën me dije se nga hetimet ka rezultuar se zyrtarët e Ministrisë së Brendshme, Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit dhe Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit bashkëpunuan “në mënyrë të qëllimshme për të favorizuar një bashkim operatorësh ekonomikë, duke shkelur dispozitat e ligjit për prokurimet publike”.
“Nga provat e mbledhura, rezulton se një grup zyrtarësh të udhëhequr ex officio nga Plarent Ndreca, ish-Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, i cili ka qënë titullar i autoritetit kontraktor kanë kryer shkelje ligjore në fazat e tenderit për të shpallur fitues shtetasin Gjon Radovani, pavarësisht mospërmbushjes së kritereve ligjore nga ky i fundit”, thuhet në njoftim.
I pyetur nga BIRN për akuzat ndaj tij, deputeti Ndreca këmbënguli se çështja ishte ende në hetim dhe pretendoi se publikimi i të dhënave në këtë rast ishte shkelje penale.
“Çështja konsiderohet akoma nën hetim dhe çdo e dhënë që del, është shkelje penale ajo e “nxjerrjes së sekretit hetimor”. Unë do mbaj qëndrim atëher kur duhet e si duhet, pa e cënuar procesin hetimor, institucionet dhe pa thyer ligjin,” tha Ndreca përmes një mesazhi të shkruar.
Veç Ndrecës, në listën e të akuzuarve janë një numër zyrtarësh të tjerë që dyshohen për shkelje të ligjit. Sipas prokurorisë, të përfshirë janë anëtarët e njësisë së prokurimit Denisa Skënderaj, Lira Kolasi, dhe Blendi Kovi, anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave Lindita Mukaj, Ferdinant Tarazhi, Silva Dauti, Grida Isufi, Deni Klosi, Jonarda Qurku, anëtarja e Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave, Julia Hysa, dhe zyrtarët e tjerë të përfshirë si Elora Kokalari, dhe Aida Shehi, që akuzohen se “kanë kontribuar në devijimin e procedurave ligjore”.
Prokuroria po ashtu akuzon një komision për marrjen në dorëzim të projektit, se ka nënshkruar procesverbale të rreme. Anëtarët e komisionit, Emiliano Mehmeti, Klejdi Meço dhe Erand Rrobaçi po ashtu janë dërguar për gjykim.
Prokuroria thotë se Ministria e Brendshme në kontratën “Studimi dhe Projektimi i disa objekteve të Policisë së Shtetit” kishte caktuar një vlerë totale prej 54,234,000 lekë (pa TVSH) për katër objekte policore. Por kjo vlerë u ndryshua duke zvogëluar numrin e objekteve në 2 dhe reduktuar vlerën në 34,2 milionë lekë. Prokuoria thotë se kjo u bë “për të favorizuar fituesin”.
Arkitekti Gjon Radovani, ish-zëvendës ministër i Zhvillimit Urban në qeverinë e parë të kryeministrit Edi Rama, mohoi në një reagim publik të kishte përfituar në mënyrë të paligjshme. Ai këmbënguli në një procedurë të rregullt dhe tha se ishte në gjyq me ministrinë e Brendshme që kishte refuzuar të paguante faturën. “Pas një kalvari prej tre vitesh të gjendur para një padrejtësie për ne tashmë të pazgjidhshme i kemi kaluar çështjen një avokati për të marrë rrugën e mundshme të një procesi civil kundër debitorit,” shkroi Radovani në faqen e tij në Facebook.
Edhe SPAK pranon në njoftim për shtyp se fatura nuk u pagua, por e konsideron dëm shumën e planifikuar për pagim, ndërsa thotë se mospagimi është rezultat i paligjshmërive të gjetura nga auditi në proces. “Nga veprimet e paligjshme të kryera, shtetit i është shkaktuar një dëm financiar, i vlerësuar sipas kontratës në vlerën prej 34,248,000 lekë. Deri në këtë moment, kjo vlerë nuk është ezekutuar ndonëse përfituesi ka lëshuar faturat përkatëse për shkak të kundërshtimit/auditimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit mbi paligjshmëritë e evidentuara gjatë procesit”, thuhet në njoftim. https://www.reporter.al/2024/11/27/spak-dergon-per-gjykim-deputetin-socialist-plarent-ndreca-dhe-15-zyrtare-per-abuzim-me-tenderat/
Albania Socialist Party MP Charged With Violating Procurement Rules
Socialist MP Plarent Ndreca. Photo: LSA.
Albania’s Special Prosecution announced on Friday that it has charged Socialist MP Plarent Ndreca following an investigation into four procurement processes for construction work in police stations carried out while he was working at the Interior Ministry.
“We have communicated through his lawyer the completion of a criminal investigation into him over breaches of the principle of equality on procurement rules, foreseen by articles 258 and 25 of the penal code,” the prosecution said.
Ndreca became an MP for Prime Minister Edi Rama’s ruling Socialists in January as a replacement for Arben Ahmetaj, the former deputy prime minister who is now seeking political asylum in Switzerland, where he fled after being charged in Albania with corruption and money laundering.
Before becoming an MP, Ndreca was general secretary of the Ministry of Education for four years between 2013 and 2017 and later general secretary of the Ministry of Tourism and Environment. He was appointed general secretary of the Interior Ministry in 2019. He resigned from that position two years later.
Ndreca did not respond to BIRN’s request for a comment on the charges by time of publication.
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat
Gjoka
Dez 04, 2024., 16:26 •
„5D“-Affäre/ Der Oberste Gerichtshof fällt sein Urteil gegen Redi Molla und Mariglen Qato 16:06 | 12.04.2024 A A „5D“-Affäre/ Der Oberste Gerichtshof fällt sein Urteil gegen Redi Molla und Mariglen Qato Die beiden ehemaligen Direktoren der Stadt Tirana, Redi Molla und Mariglen Qato, haben einen weiteren Gerichtsstreit vor dem Obersten Gerichtshof verloren. Die dritte Ebene der Justiz hat die Entscheidung des Sonderberufungsgerichts am 31. Juli bestätigt. An diesem Tag ließ die Sonderbeschwerde die Beschlagnahme eines Grundstücks von 506,25 m² und eines Gebäudes mit einer Fläche von 164 m² sowie eines weiteren Grundstücks mit einer Fläche von 51,3 m², beide auf „Tefta Tashko“, in Kraft „Straße, im Namen der Familienmitglieder von Redi Molla, Selim Molla und Ollga Molla. Auch in Bezug auf das Vermögen des anderen Direktors, Mariglen Qato, die Beschlagnahme einer Wohnung mit einer Gesamtfläche von 122,7 m² und 2 Parkplätzen von 42 m² sowie einer weiteren Wohnung mit einer Fläche von 86,4 m², beide in der Name Sanie Qato. Am 9. Juli dieses Jahres hat SPAK die Firma „5D Konstruksion“ sowie die Firma „Restur“ und deren Vermögenswerte, insbesondere 24 % der Anteile an der Firma „Mediterranean Investment Group“ sh.p.k., die ein Hotel baut, übertragen Wert angegeben 15 Millionen Euro. Das Unternehmen „5D Konstruksion“ sh.p.k. ist als Administrator und 100-prozentiger Eigentümer Nestor Muhamellar aufgeführt, gehört aber laut SPAK den ehemaligen Direktoren Molla und Qato. Laut SPAK haben Redi Molla und Mariglen Qato zu der Zeit, als sie Führungspersönlichkeiten in der Gemeinde waren, Ausschreibungen der öffentlichen Auftraggeber Tirana Municipality, Wasser und Abwasser, Tirana DC und des Multisportclubs erhalten. Die Zuwendungen seien unregelmäßig eingegangen und es besteht der Verdacht, dass das Geld in Vermögenswerte und Bauvorhaben investiert wurde.
Afera “5D”/ Gjykata e Lartë del me vendimin ndaj Redi Mollës dhe Mariglen Qatos