Den „Kellner“ vom Flugplatz Rhinas, mit gefälschten Diplom: „Lulzim Basha“ will man für die Wahl 2024 installieren
ein vollkommener Idiot, was Lulzim Basha in Albanien schon ablieferte. Verantwortlich für den Polizei Einsatz mit Toten als Innenministerr in 2011. Er hatte nur Dumm Kriminelle Polizei Direktoren damals
Lulzim Basha nga Londra, Brukseli në Washington D.C. drejtë karriges së Kryeministrit në 2024-25
Shkruar nga Qamil Gjyrezi 11 Dhjetor 2023
Kryetari i PD-së Z.Lulzim Basha ka zhvilluar javët e fundit vizita shumë të vlefshme në nivel të lartë politik, diplomatik në Mbretërinë ë Bashkuar, Bruksel dhe USA. Takimet janë zhvilluar me qëllimin për të informuar e bashkëpunuar me politikanë në SHBA dhe Europë. Temat e diskutimit kanë qene të lidhura me situatën politike në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit. Në këta takime është diskutuar për korrupsionin në nivele të larta i qeverisë Rama, zgjedhjet e lira e të pa kontestuara, situatën politike në Kosovë dhe Bosnjë. Zoti Basha dhe Zoti Xhemal Gjunkshi, sekretar për Sigurinë Kombëtare dhe koordinimin Euro-Atlantik në PD, takuan në Londër, Lordin David Richards. Gjatë takimit kanë diskutuar për një sërë sfidash me të cilat po përballet Shqipëria, Ballkani Perëndimor dhe komuniteti Euro-Atlantik sot. Zoti Basha ka diskutuar për përpjekjet e SPAK-ut, në luftën kundër korrupsionit dhe domosdoshmërinë për të çuar përpara drejtësisë këdo që ka abuzuar me paratë e shqiptarëve. Zoti Basha e ka informuar Lordin Richards mbi propozimin për depozituar në parlament ligjin për vetting-un e politikanëve, një nismë që synon të largojë nga politika politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin. Ata kanë diskutuar gjithashtu për situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, dhe sfidat aktuale pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë, përpjekjet e vazhdueshme për ndarjen dhe destabilizimin e Bosnje Hercegovinës nga Dodic dhe koalicioni i ri qeverisës në Malin e Zi, ku në përbërje të saj janë persona të njohur për qëndrimet e tyre destruktive dhe lidhjet me Moskën. Zoti Basha ka theksuar në këta takime domosdoshmërinë, që Kosova të nisë sa më parë proçesin e anëtarësimit në NATO dhe në funksion të paqes së qëndrueshme në rajon, hapjen e këtij proçesi përmes heqjes së pengesave nga 4 vendet anëtare që akoma nuk e kanë formalizuar njohjen e saj. Ata kanë diskutuar edhe për agresionin rus në Ukrainë dhe pasojat që ka shkaktuar ai. Lordi Richards mirëpriti avancimin e rezolutës mbi mbështetjen e Rindërtimin të Ukrainës, në Këshillin e Europës. Zoti Basha e ka falenderuar Lordin Richards për kontributin që Britania e Madhe ka dhënë për Shqipërinë në momente të rëndësishme për vendin. Partia Demokratike duke e konsideruar Britaninë e Madhe një aleat strategjik, është e angazhuar gjithashtu që me miqtë e saj në këtë vend, të kontribuojë për avancimin e të drejtave të shqiptare kudo ku ata jetojnë. Zoti Basha ka zhvilluar biseda të veçanta me miq dhe partnerë të PD-së, në takimin e Komitetit Ekzekutiv IDC-CDI (Organizata e Partive të Qendrës dhe Qendrës së Djathtë) në Bruksel.
https://sot.com.al/opinion-editorial/lulzim-basha-nga-londra-brukseli-ne-washington-dc-drejte-karri-i629065