31Dez
2021
web25492362 / Internationale Mafia / 1 Kommentar
Marson Murataj, importiert 119 Kilo Kokain aus Ecuador
Alter Kokain Schmuggel, diesmal durch den Gangster Marson Murataj, uralt Gangster Clans, wo schon der Vater berüchtigt war.
Bëhet me dije se lënda narkotike e nisur nga Ekuadori ishte rreth 1 tonë, por një pjesë është marrë nga trafikantët në Itali. Rezulton se nga kontrollet me skaner në Portin e Durrësit, kontejneri rezultoi i pastër, edhe pse brenda ishte kokainë,…
31 Dhjetor, 11:04 | Përditësimi i fundit: 13:25
Schlagwörter: Marson Murataj
Vielen Dank für Ihren Kommentar!
joker
Jan 04, 2022., 15:30 •
Kokaina në “Bana-King” dhe Ardi Veliu i caktuar nga Babloku si “tutor” i Portit Durrës; ja paralajmërimi që bëri “Pamfleti” 04/01/2022 ne Anti-Mafia, Kryesore A A Kokaina në “Bana-King” dhe Ardi Veliu i caktuar nga Babloku si “tutor” i Portit Durrës; ja paralajmërimi që bëri “Pamfleti” Kokaina në “Bana-King” dhe Ardi Veliu i caktuar nga Babloku si “tutor” i Portit Durrës; ja paralajmërimi që bëri “Pamfleti” one.al Ky rast, është provë e plotë, se me Ardi Veliun në portat kyçe të trafiqeve, kryeministri Rama nuk po i shkëput, por po i forcon më shumë fijet lidhëse me grupet e trafiqeve dhe po u garanton e zgjeron aktivitetin; njeri prej tyre bosi i bananeve Trifon Murataj, njohur si klient reklame i “TV-Klan”, televizionit që 1 vit më parë mbrojti dhe Eduard Dautin, trafikantin e 210 kilogramë kokainë me arkat e bananeve të firmës “Alba Ekzotik Fruits” Dorëzimi vetëm i 119 kilogramë kokainë te policia, 24 orë pasi kontenieri me banane ishte futur në magazinë; spërdredhja e shefave të Policisë me deklarata fshehëse, mos-hetimi i SHÇBA-së për shkuarjen e policisë 24 orë me vonesë te magazinat dhe heshtja e bablokut, na rikujton 3 fakte: Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI -Lexo edhe: Seks, dhunë mbi punonjësit dhe dëshirë për famë. Skandali seksual i Kancelares së Gjykatës së Durrësit që pritet të “djegë” koka Ish kryebashkiaku me 4 emra i Edi Ramës, pagë 1.8 milionë në fabrikën e këpucëve të beut Nikolin Lleshi – Më 26 nëntor 2021, në takimin me donatorët, Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, deklaroi se Shqipëria është “rrugë kyçe” për trafikun e kokainës, për shkak se vetë shteti nuk ka dëshirë t’i godasë e sekuestrojë trafikantët, duke i mbrojtur me polici. – Më 27 nëntor 2021, Zv/ministri Ardi Veliu, bëri takim me drejtuesit administrativ, kufitar, doganor e koncesionar të Portit Durrës, si i ngarkuar fuqiplotë nga kryeministri Edi Rama, për të komanduar aktivitetin në këtë pikë kufitare kryesore hyrëse-dalëse të mallrave e njerëzve. – Më 30 nëntor 2021, redaksia “Pamfleti” publikoi shkrimin me titull: – “Pse Rama ia dha “ushtarit” të “Ndraghet’a”-s Ardi Veliu, kontrollin e transportit hyrje-dalje në 3 portet detare”? Me këtë shkrim, denoncuam skandalin, që kryeministri Rama ia ka dhënë qëllimisht në dorë Zv/ministrit të infrastrukturës, Ardi Veliu, kompetencën për të udhëruar çdo veprim apo mos-veprim në hyrje-dalje anijesh, kontrolli kontenierësh e njerëzish, varkash turistike e peshkimi, me fuqinë e plotë për të shmangur kontrollin policor e skanimin kur ai dëshiron. Në shkrim, ne paralajmëruam se fuqinë e komandimit të Ardi Veliut në Portin e Durrësit, kryeministri Edi Rama ia ka dhënë për të menaxhuar kontrabandën, paprekshmërinë e trafikut të kokainës e qënieve njerëzore dhe lejimin e hyrje-daljes së lirshme të personave në kërkim. Ky skenar u vërtetoi më 29 dhjetor, 1 muaj pas takimit të Ardi Veliut si “tutor” i Portit të Durrësit, kur me skanim fals e pa asnjë kontroll kufitar, policor e doganor, kaloi kokaina me kontenierin e “Bana King” të bosit Trifon Murataj, mik i kupolës në qeveri, opozitë e presidencë. Droga te arkat e “Bana King”, tregon se nuk është rastësi, që komandues fuqiplotë të krejt veprimtarisë administrative ushtruese e kontrolluese doganore, kufitare e policore në Portin e Durrësit dhe portet Vlorë-Sarandë; kryeministri Rama ka caktuar Ard Veliun, ish-kryepolicin bashkëpunëtor i trafikantëve të Vlorës dhe “ushtar” të Klement Balilit e grupit “Ndraghet’a”. https://pamfleti.net/kokaina-ne-bana-king-dhe-ardi-veliu-i-caktuar-nga-babloku-si-tutor-i-portit-durres-ja-paralajmerimi-qe-beri-pamfleti/