Pasho Ujkes, hingerichtet in Shkoder einer der grossen Gangster Familien in Velipoje

Pasho Ujkes, der immer noch ein Immobilien Büro unterhielt, wurde mit Schalldämpfer in Shkoder erschossen. Einer der grossen Verbrecher Familien in gigantische Grundsbetrügereien verwickelt mit gefälschten Dokumenten. Er war u.a. auch Bürgermeister von Velipoje, wo fast Alles illegal gebaut wurde.

Ex-Parlaments Abgeordnter für eine Verbrecher Partei: PDK

Ish-kreu i Komunës Velipojë, më pas ndërtues, u ekzekutua me silenciator në Shkodër! Gruaja e Pashko Ujkës kujtoi se kishte pësuar infarkt! Konfliktet për pronën pista kryesore e hetimit

Pashko Ujka, ish deputet dhe ish-kryetar i Velipojës, u vra me armë tip silenciator në sy të vëllait dhe bashkëshortes teksa po shëtiste në lulishte pranë Kisha Ortodokse në qendër të qytetit verior. Vrasësi besohet se ka vepruar i vetëm dhe ka qëlluar 64-vjeçarin me një plumb pas shpine dhe është larguar nëpër rrugicat e pallateve, ndërsa policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë por pa arritur ta identifikojë atentatorin. Bashkëshortja gjatë marrjes në pyetje ka deklaruar se në fillim nuk e ka kuptuar se e kanë vrarë por ka menduar se ka pësuar infarkt, pasi Ujka prej vitesh vuante nga sëmundje të rënda, si skleroza dhe parkinsoni.  Ai trajtohej në Gjermani dhe kishte pak muaj që ishte kthyer në Shqipëri.

Burime për Report Tv thanë se pista kryesore e hetimeve është ajo e konflikteve të pronësisë. Konflikte, këto të mbartura nga koha kur Ujka ushtronte detyrën e kryetarit të komunës së Velipojës. Grupi i hetimit beson se Ujka është ekzekutuar për shkak të detyrës që ka mbajtur si kryetar i Komunës së Velipojës në vitet 2011-2015. Gjatë ushtrimit të detyrës si kryetar i komunës Velipojë, Ujka dhe vartësit e tij kanë qenë në hetim nga prokuroria e Shkodrës, për akuzën e “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Shpërdorimit të detyrës”. Asokohe janë ndarë dhjetëra hektarë me Akte të Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP), dokumente këto të falsifikuara por që shërbenin për tjetërsimin e pronave në bregdetin e Velipojës. Por akuzat e ngritur ndaj tij nuk u provuan, kësisoj dosja u mbyll.

Pashko Ujka njihej në Shkodër dhe si biznesmen! Pas karrierës në politikë dhe administratë, ai kishte ndërtuar disa pallate në Velipojë dhe Shkodër, përfshirë dhe pallatin ku banonte vetë. Ndaj burime nga grupi hetimor thanë se po hetohen edhe pista të tjera si borxhet në biznes apo konfliktet e mundshme të të birit, Emanuel Ujka.

Por kush ishte Pashko Ujka?

Pashk Ujka, gjatë legjislaturës 2005-2009, ishte deputet i PDK-së në parlamentin Shqiptar, madje ishte kryetar i këtij grupi parlamentar dhe pjesë e koalicionit me Partinë Demokratike. Ndërsa në zgjedhjet e vitit 2009, ai doli pjesë e partisë Demokristiane që drejtohej nga Nikollë Lesi. Në zgjedhjet lokale 2011, Ujka kandidoi po nën siglën e PDK-së i mbështetur nga PS-ja në koalicionin për të ardhmen. Ujka ka shërbyer edhe si kryetar i komunës së Velipojës në vitet 2011- 2015 nën siglën e PS. https://shqiptarja.com/lajm/u-vra-me-silenciator-teksa-po-shetiste-me-gruan-pista-e-kryesore-e-hetimit-per-atentatin-ndaj-pashko-ujkes-ne-shkoder-likuidimi-i-borxheve

 

Schlagwörter:

KOMMENTAR(E) (2)

  • PixelRoaster
    Sep. 05, 2025., 14:18 •

    Shkoder  

    • Gjoka
      Sep. 08, 2025., 12:37 •

        8. September 2025, 12:23 Uhr Das Blutvergießen in Shkodra und die Mafiaangriffe haben die Polizei außer Gefecht gesetzt. Warum schweigt Ilir Proda? Geschrieben von Pamphlet Das Blutvergießen von Shkodra und die Mafia-Angriffe wurden gestoppt Bewaffnete Killer, die mit oder ohne Maske auftauchen, schießen, Opfer zurücklassen und fliehen. Vor diesen Ereignissen wurde gewarnt, während die Polizei wie gelähmt scheint... Shkodra wurde erneut von einem kriminellen Vorfall erschüttert. Bei einem Schusswaffenangriff in einer Bar im Stadtzentrum kamen zwei Menschen ums Leben, zwei weitere wurden verletzt. Bei den Opfern handelt es sich um Armando Pali und Liridon Kraja, einen Mitarbeiter der Shkodra IMT, und den Fahrer von Erogen Vaso alias Brajovic, der mutmaßlich das Ziel des Angriffs war. Erogen Vaso wurde verletzt, ebenso wie eine 25-jährige Kellnerin in der Bar. Der Täter, Ragip Gila, wurde kurz nach der Tat bei einem Fluchtversuch festgenommen. Er wurde in Zall Kir gefasst, nachdem er das Fahrzeug, mit dem er nach dem Angriff geflohen war, zurückgelassen hatte. Gila, der ein schweres Vorstrafenregister hatte, war gerade aus dem Gefängnis entlassen worden. Er erschien mit einem Motorradhelm in der Bar, in der sich Erogen Vaso aufhielt, die offenbar das Ziel des Angriffs war. Gila eröffnete das Feuer und hinterließ einen „Fluss“ aus Blut. Zwei Menschen wurden getötet und zwei weitere verletzt. Pali starb noch am Tatort, Kraja wenige Augenblicke später im Krankenhaus. Das Ziel des Attentats, Erogen Vaso, wurde verletzt und ist Berichten zufolge außer Lebensgefahr, ebenso wie das 25-jährige Mädchen, das als Kellnerin arbeitete. Auch Armando Pali, eines der heutigen Opfer, ist nicht vorbestraft. Vielleicht war er zur falschen Zeit am falschen Ort. Auch die verletzte 25-jährige Frau befand sich an ihrem Arbeitsplatz, als sie einem Kugelhagel ausgesetzt war. Der heutige Mordanschlag in Shkodra ist der zweite kriminelle Vorfall innerhalb von vier Tagen in dieser Stadt. Innerhalb von vier Tagen wurden drei Opfer und zwei Verletzte registriert, wobei die Täter bei beiden Morden ohne Furcht vorgingen. Kristian Kola wurde am Abend des 4. September in einer Bar erschossen, die Täter verschwanden augenblicklich. Das Opfer ist laut Polizeiangaben nicht vorbestraft. Die beiden kriminellen Ereignisse der letzten vier Tage erinnern an jene Filmszenen aus dem Palermo der 70er Jahre, als Banden oder Mafiagruppen die Stadt terrorisierten und Gegner ausschalteten. Bewaffnete Killer, die mit oder ohne Maske auftauchen, schießen, Opfer zurücklassen und fliehen. Vor solchen Ereignissen wurde gewarnt, während die Polizei wie gelähmt wirkt. Der Direktor der Staatspolizei, in diesem konkreten Fall Ilir Proda, spricht nicht und reagiert nicht, obwohl innerhalb von vier Tagen drei Bürger mitten in der Stadt ihr Leben verloren und zwei weitere verletzt wurden. Tatsächlich hätte Proda als Erster reagieren müssen, und sei es nur, um Alarm zu schlagen und die örtliche Polizei aus ihrem Wahlschlaf zu wecken. Schweigen erhöht weder die Sicherheit der Bürger noch ihr Vertrauen in die Polizei. Deren Aufgabe ist es nicht, Opfer oder Verletzte zu zählen, sondern Verbrechen zu verhindern, insbesondere wenn sie lebensbedrohlich sind. Man könnte sagen, dass solche Vorfälle überall passieren, und damit könnte man Recht haben. Doch der Punkt ist, dass die Mörder in Albanien, in diesem speziellen Fall in Shkodra, zeigen, dass sie keine Angst haben: Ein Motorrad, ein Totenkopf und eine Pistole genügen ihnen. /Broschüre/ 8 Shtator 2025, 12:23

      Përgjakja e Shkodrës, atentatet mafioze nxjerrin jashtë loje policinë; pse hesht Ilir Proda

      Shkruar nga Pamfleti
      Përgjakja e Shkodrës, atentatet mafioze nxjerrin jashtë loje
      Vrasës të armatosur që shfaqen me apo pa maska, qëllojnë, lenë pas viktima dhe largohen. Janë ngjarje të paralajmëruara, ndërsa policia duket e paralizuar...
      Një tjetër ngjarje kriminale ka tronditur Shkodrën. Dy persona humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën në një atentat me armë armë në një prej lokaleve në qendër të qytetit. Viktimat janë Armando Pali dhe Liridon Kraja, i pari një punonjës i IMT-së Shkodër dhe tjetri, shofer i Erogen Vaso alias Brajoviç, që dyshohet se ishte edhe objektivi i atentatit. Erogen Vaso ka mbetur i plagosur, ashtu si edhe një vajzë 25-vjeçare, që punonte si kamariere në lokal.
      Autori Ragip Gila është arrestuar pak momente pas krimit, në një tentativë për tu larguar. Ai është kapur në Zall Kir, teksa kishte braktisur automjetin që përdori për t’u larguar pasi kreu atentatin.
      Gila, me precedentë të theksuar penal, sapo ishte liruar nga burgu. Ai u shfaq me një kaskë motorash në lokalin ku ndodhej Erogen Vaso, që duket se ishte objektivi i atentatit. Gila ka hapur zjarr me breshëri duke lënë pas një “lumë” gjaku, me dy viktima dhe dy të plagosur. Pali ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa Kraja pak momente më pas në spital.
      Objektivi i atentatit, Erogen Vaso mbeti i plagosur dhe sipas raportimeve është jashtë rrezikut për jetën, dhe po jashtë rrezikut është edhe vajza 25-vjeçare, e cila punonte si kamariere. Armando Pali, një prej viktimave të ditës së sotme, gjithashtu rezulton pa precedentë penalë. Ndoshta ai ishte në vendin e gabuar, në kohën e gabuar. E po kështu edhe 25-vjeçarja, e cila mbeti e plagosur, ishte në vendin e saj të punës, kur u përball me breshërinë e plumbave. Atentati i sotëm në Shkodër është ngjarja e dytë kriminale brenda 4 ditësh në këtë qytet. Brenda 4 ditësh janë regjistruar 3 viktima dhe dy të plagosur, ndërkohë që në të dy atentatet autorët veprojnë pa pasur frikë. Kristian Kola u qëllua në një lokal mbrëmjen e 4 shtatorit, ndërsa atentatorët u zhdukën sa hap e mbyll sytë. Viktima nuk rezulton me precedentë penalë, të paktën referuar deklaratave të policisë. Dy ngjarjet kriminale të 4 ditëve të fundit të kujtojnë ato skenat e filmave nga Palermo e viteve ’70, kur banda apo grupe mafioze terrorizonin qytetin dhe eleminonin kundërshtarët. Vrasës të armatosur që shfaqen me apo pa maska, qëllojnë, lenë pas viktima dhe largohen. Janë ngjarje të paralajmëruara, ndërsa policia duket e paralizuar. Drejtori i Policisë së Shtetit, në rastin konkret Ilir Proda nuk flet, nuk reagon, edhe pse 3 qytetarë kanë humbur jetën në mes të një qyteti dhe dy të tjerë janë plagosur brenda 4 ditësh. Në fakt, Proda duhej të ishte i pari që duhej të reagonte, qoftë edhe për të dhënë alarmin dhe të ‘zgjonte’ nga gjumi paszgjedhor policinë lokale. Heshtja nuk shton sigurinë për qytetarët, as nuk i shton besimin e tyre te Policia. Kjo e fundit nuk ka mision të numërojë viktimat, as të plagosurit, por të parandalojë krimet, aq më tepër kur cënojnë jetën. Dikush mund të thotë se ngjarje të tilla ndodhin kudo dhe mund të ketë të drejtë, por çështja është se në Shqipëri, në rastin konkret në Shkodër, vrasësit po tregojnë se nuk kanë frikë: u mjafton një motor, një kokore dhe një armë. /Pamfleti/

Wird geladen
×