Kryeministri Edi Rama ka njoftuar shpalljen e kompanisë franceze „VOLTALIA“ si fituese e ankandit ndërkombëtar për parkun fotovoltaik të Karavastasë.
Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh se ky investim ka kushtuar mbi 100 milionë Euro dhe është shumë i rëndësishëm për ekonominë shqiptare.
“Parku më i madh me energji diellore në ballkan. Mbi 100 milionë euro investim i huaj direkt nga kompania franceze „voltalia“ me një çmim fantastik, një faqe e re në jetën sektorit elektroenergjitik shqiptar
E pamendueshme vetëm pak vite më parë dhe e bërë realitet, falë një pune të gjatë dhe këmbënguljeje të palodhur”, tha Rama.
POR KUSH ËSHTË VOLTALIA?
E themeluar në vitin 2005, Voltalia është një kompani ndërkombëtare në sektorin e energjisë së rinovueshme, e renditur në tregun e Euronext Paris që nga korriku 2014.
Si një kompani e integruar industriale, Voltalia ka përvojë në të gjithë zinxhirin e vlerës së një projekti të rinovueshëm që nga zhvillimi dhe financimi i projekteve, EPC, funksionimi dhe mirëmbajtja.
Grupi është aktiv në 20 vende, duke ofruar shërbime për klientët e tij në të gjithë botën.
Që nga 31 Dhjetori 2019, Voltalia ka projekte në zhvillim që përfaqësojnë një kapacitet të përgjithshëm prej 7.8 GW.
navy
Jul 04, 2022., 18:15 •
Privatisieren den Durres Hafen, für angebliche Milliarden und dafür Porto Romana ausbauenj, wo schon der Südteil des Hafen, Idiotie ist, weil die Entwässerungs Pumpen von Spitela dort nur Lehm Dreck bringen und Abfälle