Numri i shtetasve të huaj që vizituan Shqipërinë gjatë 5-mujorit 2018 pësoi një rritje vjetore me 7 për qind, por nga ana tjetër numri i të huajve që zgjodhen Shqipërinë për pushime ka pësuar një rënie të ndjeshme, me rreth 13 për qind në krahasim me pesëmujorin e parë 2017.
Sipas shifrave të INSTAT gjatë periudhës janar-maj 2018 numri i të huajve për pushime në Shqipëri ishte 50 mijë më pak se periudha respektive e një viti më parë.
Siç shihet prej të dhënave të detajuara nga hyrjet e shtetasve të huaj sipas qëllimit, vizitoret këtë vit janë më të shumtë në numër për vizita të shkurtra ditore. Kjo kategori u rrit me 89 për qind, por gjithsesi numri i tyre mbetet i ulët në raport me totalin. Vizitat ditore nga rreth 26 mijë që ishin në 5-mujorin e 2017 arritën në rreth 49 në janar-maj të këtij viti.
Duket se diferencën në rritjen e vizitoreve të huaj e kanë bërë “Vizitorë të tjerë” , të cilët nuk hyjnë në kategorinë e turistëve. Më janar-maj 2018 u numëruan 955 mijë të tillë me një rritje 14 për qind në raport me vitin e kaluar.
Rritje me 6 për qind shënuan edhe udhëtimet tranzit me rreth 61 për qind ku shumë të huaj përdoren territorin e Shqipërisë për të udhëtuar drejt vendeve të tjera.
Në muajin maj situata është përmirësuar disi, pasi pushuesit e huaj janë rritur me 12 për qind krahasuar me majin e vitit 2017, kryesisht prej prenotimeve që ishin bërë paraprakisht nga agjencitë e huaja qysh vitin e kaluar kryesisht në zonën e plazhit të Durrësit.
Banka e Shqipërisë raportoi pak ditë më parë se, shpenzimet e turistëve në Shqipëri ishin 331 milionë euro në tremujorin e parë të vitit, me një rritje prej gati 10% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Por, në kahun tjetër, shpenzimet e shqiptarëve në udhëtimet jashtë vendit arritën në 254 milionë euro, me rritje prej 12.3% me bazë vjetore.
Për shkak të rritjes me ritme më të larta të shpenzimeve të shqiptarëve jashtë, bilanci neto, pra paratë që mbeten në vend nga aktiviteti turistik ishte 78 milionë euro, nga 76 milionë euro në tremujorin e parë 2017, pra me një përmirësim minimal prej vetëm 2 milionë eurosh.
Bilanci real i fitimeve në turizëm tregon për një situatë të vakët në sektor
Numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë në pesëmujorin e parë e 2018 është 1.423.367 duke u rritur me 7,7 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2017.
Në maj 2018, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Gjermania ka patur rritjen më të madhe me 61,5 %, ndërsa uljen më të madhe e kanë patur shtetasit nga Kosova me 8,7 %. Në pesëmujorin e parë 2018, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Polonia ka patur rritjen më të madhe 34,4 % .
Balkansurfer
Sep 07, 2018., 11:43 •
30 % weniger Touristen waren es zum Ende August, weil man vorzeitig ueberall den Urlaub auch nach Lebensmittel Vergiftung abbrach so wenige Touristen wie seit Jahren nicht mehr! Billigst Ramsch Preise, aber verdreckte Toiletten, Skandale mit Lebensmittel Vergiftungen ueberall im Tausender Paket und Abwaesser ins Meer ohne Ende. Schauergeschichten erzaehlen Touristen aus Slowenien, Kroatien was sie an der GIZ neuen Promenade erlebten. Viele Inhaber hatten verkauft an kriminelle Idioten die aus Europa abgeschoben wurden und Hirnlos und kriminelle nur sind. ueber 1500 neue illegale Lokale an der Kueste gaben den Rest. Keine Oeffentlichen Toiletten, Alles Beton, keine Parks oder andere Ausflugsmoeglichkeiten Landesweit
Investimi në Jalë, por pa banjo publike (FOTO & VIDEO)
Insider
Jul 06, 2019., 11:20 •
20 % der Buchungen wurden in Vlore storniert. Moskitos, weil niemand den Abfall entsorgt und die Illegalen Bars, Lokale, Discos, Hotels entsorgen im Meer usw.. in Tradition https://www.kohajone.com/2019/07/06/anulimet-e-prenotimeve-breshani-vjen-nga-situata-politike/
Vielen Dank für Ihren Kommentar!