Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në parkun eolik të Tropojës, një projekt që po zhvillohet në bashkëpunim me amerikane CWP. Në fjalën e tij, Rama theksoi se tashmë prodhimi i energjisë së rinovueshme në vend, dëshmon rrugëtimin e suksesshëm dhe punën dy vjeçare të qeverisë në sektorin energjetik.
Rama tha se brenda kësaj dekade, Shqipëria përveç se nuk do të ketë nevojë për të dalë në treg për të blerë energji për të plotësuar nevojat, ajo do të shesë atë çka do të prodhohet mbi nevojat e Shqipërisë.
“Finalizojmë një përpjekje 2 vjeçare e përbashkët me kompaninë për të gjithë procesin parapërgatitor që faktikisht është më i shkurtër se procesi i ndërtimit. Ne shpresojmë që gjithçka të shkojë siç duhet dhe në harkun e 11 muajve pa llogaritur dimrin intensiv.
LEXO EDHE:
Preç Zogaj: Kur rrëzimi i qeverisë nuk varet nga opozitaKy akt i madh i energjisë së erës në Tropojë të hyjë në rrjetin e prodhuesve të energjisë se rinovueshme. Duke pasur parasysh eksperiencën e kompanisë, rrugëtimin e suksesshëm të kompanisë, unë kam besim që jo vetëm do të përfitojmë një burim të ri dhe t fuqishëm energjie të rinovueshme, do të fitojmë dije të reja dhe një vlerë të shtuar në kulturën e punës dhe të veprimit me një sektor kaq strategjik.
Edhe ky investim shkon në atë drejtim strategjik dhe në rrugën e përmbushjes së atij objektivi strategjik për ta bërë Shqipërinë një vend sovran në prodhimin e energjisë. Ne e kemi pasur për një periudhë të gjatë në varësi të plotë nga uji, ndërkohë kemi trashëguar një sistem me aq shumë të çara sa që kur na ka munguar shiu na është dashur të dalim në tregun ndërkombëtar për të blerë sasi të mëdha me çmime të kripura, ndërkohë kur shiu ka ardhur me shumicë, të derdhet dhe jo vetëm të mos kthehet në energji, por të shkaktojë dhe dëme. Koha kur Shqipëria duhet të dali në treg për të blerë energji po shkon drejt fundit dhe ne do të jemi në kategorinë e jo shumë vendeve që gëzojnë pavarësi të plotë kur vjen puna te prodhimi i kësaj lënde vitale për organizmin e një shteti. Kjo për rezultat i investimeve, i një vizioni, i një programi i dhe i një përpjekjeje të përditshme nga ministra e Energjisë.
Uji do të mbetet burimi kryesor i prodhimit, por energjia e diellit dhe erës kanë filluar të zënë vendin e tyre, vend që deri në fund të kësaj dekade, do të jetë 30%. Me këtë 30% do të kemi plotësisht të garantuar se sistemi ynë do të jetë i vetëmjaftueshëm dhe çdo të prodhojmë përtej nevojave, do ta eksportojmë. Jo më para të hedhura jashtë vendit për të blerë energji, por energji e shitur jashtë vendit për të sjellë më shumë të ardhura për ekonominë”, tha Rama.
Lajmi në përditësim…
Rendit zhvillimet sipas orarit:



Insider
Jan. 13, 2026., 20:19 •
13 Janar 2026, 17:15
Warum zwinkert Edi Rama den Chinesen zu?
Die USA senden eine Botschaft an Rama, die Spielchen mit den Chinesen zu beenden: Schluss mit Investitionen, die die Sicherheit untergraben!
24. November, 15:23 Uhr