Policia, në një njoftim zyrtar, zbardh dinamikën e ngjarjes. Dyshimet nisën pas një kontrolli në terren rreth orës 09:00, ku njëri prej tyre, pasi ka parë efektivët, është larguar me shpejtësi duke hyrë në një banesë të braktisur. Policët i kanë bërë thirrje që të dilte nga banesa, por ka refuzuar dhe i ka kërcënuar.
Më pas, me ndërhyrjen e forcave RENEA, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të forcave speciale. Pas 12 orësh negociata dhe me thirrjet e familjarëve të tyre, ata janë dorëzuar. Kur është dorëzuar, thotë policia, Erzen Uka kishte një dëmtim në kofshën e djathtë, dhe është dërguar në spitalin e Shkodrës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE:
I rezistoi 12 orë RENEA-s, Hamza Uka me histori të gjatë radikalizmi! Flet prokurori që e hetoi në 2019-n: Na kërcënoi në sallën e gjyqit! Zero bindje ligjeve
Pas dorëzimit, u ushtrua edhe një kontroll në banesë, ku u gjetën 5 armë, 4 automatike dhe 1 pistoletë, një flamur i ISIS i vendosur në faqen e murit ndërmjet armëve të zjarrit, 17 granata dore difensive, municion luftarak, kapsolla detonatore elektrike për shpërthimin e lëndëve eksplozive, fitil zjarrpërcjellës që përdoret për shpërthimin e lëndëve plasëse e dy gëzhoja.
Policia thotë se 35-vjeçari Erzen Uka u arrestua për veprën penale “Nxitja e urrejtjes dhe grindjeve”, ndërsa 34-vjeçari Julian Cumraku me akuzën e vjedhjes dhe kanosjes. Materialet në Prokurori janë referuar për veprat penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”, “Prodhimi i armëve luftarake”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Cumraku dhe Uka ishin prej kohësh nën vëzhgimin e Antiterrorit. Uka, ish-pjesëtar i Forcave paqeruajtëse të Shqipërisë në Irak u dënua në vitin 2020 nën akuzën e nxitjes terroriste. Në vitin 2015, ai u arrestua për përgatitjen e fëmijëve për t’u bashkuar me ISIS, akuzë që aso kohe solli përplasje të forta mes Ukës dhe gjyqtarit Bibë Ndreca.
Ndërsa Julian Cumraku, babai i një vajze, ka qenë emigrant në Francë, me precedentë të mëparshëm penal dhe i konsideruar si person i rrezikshëm për shkak të dinakërisë që e karakterizonte. Madje, në kontaktet e rralla me banorët e fshatit, ai u thoshte se i njihte, duke iu cituar edhe emrat, me qëllim t’i vinte nën presion që të mos flisnin.
Rendit zhvillimet sipas orarit:

Policia ka dhënë detaje nga operacioni në fshatin Orosh të Pukës ku dy të rinjtë Erzen Uka dhe Julian Cumraku u ngujuan për gati 12 orë brenda një banese. Blutë informojnë se dy të rinjtë u vetëdorëzuan për shkak të pamundësisë për t’u larguar dhe pas negociatave me të afërmit e tyre. Gjatë 12 orëve në rrethim, Erzen Uka dhe Julian Cumraku u mbyllën në banesë dhe reaguan me armë ndaj punonjësve të RENEAS duke u rrezikuar jetën.

HINTERLASSE EINEN KOMMENTAR
Du musst angemeldet sein, um einen Kommentar abzugeben.