
Infiltrimi i gazetarit italian të emisionit investigativ “La Lene” në Mediaset çoi në zbulimin e skemës së mashtrimit të “Call Center”-ave që operonin në dy kullat më luksoze të Tiranës. “Viktima” të tre vëllezërve pronarë, Agim Prekaj, Alfred Prekaj dhe Arjan Prekaj, ishin shtetasit italianë.
Dy ditë më parë SPAK dhe agjentët e BKH-së mësynë në zyrat e tyre në “Atti Tower” duke arrestuar 6 persona; Remir Gjoligaj, Endri Gjata, David Qerimi, Elis Merkaj, Rentjan Peposhi, Odeas Kuqi, ndërsa në kërkim janë 3 vëllezërit.
Një numër i konsiderueshëm personash që punonin për kompaninë mashtruese telefononin njerëz të ndryshëm duke i nxitur të investonin në platformë, me shuma që nisnin nga 250 euro dhe arrinin në 200 mijë euro. Një nga këshillat që iu dha të infiltruarit të “Le lene” ishte se personat që telefonoheshin, nuk duhet të lejoheshin të fitonin më shumë se 30-50 euro në ditë që të nxiteshin për të investuar sërish.
Ndërkaq, një nga italianët e punësuar në “Call Center” i tregoi të infiltruarit të “Le lene” se ai vetë personalisht nga puna gjatë një muaji kishte arritur të fitonte 3500-10 000 euro në muaj. Brenda mjediseve të “Call Center”-it raportohet se telefonave personalë iu bllokohej kamera, në mënyrë që askush të mos filmonte dhe fotografonte.
“Call Center”-i në fjalë ruhej me roje. Ka qenë pikërisht këta që kanë dyshuar mbrëmjen 15 janarit se rreth godinës, kishte agjentë të infiltruar. Ata kanë njoftuar pronarët për një ndërhyrje të mundshme dhe brenda natës është urdhëruar lëvizja e çdo materiali, nga pajisjet deri tek dosjet, të dërgoheshin në një tjetër kullë luksoze, ku po përgatiteshin ambientet e reja të zyrës.
Kur agjentët e BKH-së kanë shkuar në “Atti Tower” zyrat janë gjetur të boshatisura dhe në një kohë të shkurtër është arritur lokalizimi i ambientit ku pajisjet ishin dërguar. Në kullën tjetër u gjetën pajisje kompjuterike, telefona, hard disqe, laptopë, karta të ndryshme SIM, dokumente, blloqe me shënime. Personat e kapur në flagrancë, po transportonin një kosh mbeturinash, i cili përmbante materiale nga call centeri tjetër, që sapo ishte boshatisur në “Atti Tower”.
SPAK po vijon inventarizimin e të gjitha pajisjeve kompjuterike, analizimin e tyre si dhe identifikimin e të gjithë viktimave të veprës penale, në bashkëpunim me autoritetet e huaja, teksa falënderon posaccërisht stafin e emisionit investigativ italian “Le Iene” të “Mediaset”, puna e të cilëve zbuloi mashtruesit.


Gjoka
Jan. 22, 2026., 17:54 •
Gjergji Taho, Direktor der Lizenzabteilung und des „Durana Parks“, wird mit illegalen Wetten und der Gruppe um Ergys Agas in Verbindung gebracht.