Bashkia Durrës ka përfunduar rikonstruksionin e fasadave të disa pallateve në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit. Bëhet fjalë për disa pallate shumëkatëshe në lagjen nr.1, tek shëtitorja “Taulantia”. Në një postim në rrjete sociale, kryebashkiakja Emiriana Sako, ndërsa publikon edhe foto nga procesi i transformimit të fasadave, shprehet se: “Ky investim synon jo vetëm përmirësimin e imazhit të zonës, por edhe rritjen e qëndrueshmërisë të godinave përballë kushteve atmosferike.” https://durreslajm.al/sako-perfunduam-rikonstruksionin-e-fasadave-te-disa-pallateve-ne-lagjen-nr-1/