Po zbulohet gradualisht grupi kriminal me turq dhe shqiptarë që kanë organizuar trafikimin e 816 ton mbetje toksike drejt Tajlandës.
Pronarja në letra e kompanisë Kurum, Hatice Kurum dhe administratorja Lindita Kikino, në bashkëpunim me pronaren në letra të kompanisë Sokolaj shpk, Gjovana Sokolaj, kanë organizuar trafikimin e 816 ton mbetje toksike të vendosura në 100 kontejnerë në dy anije, të cilat kaluan nga Porti i Durrësit më 4 korrik për të shkuar drejt Tajlandës.
Skandali po hetohet nga Prokuroria e Durrësit bashkë me OLAF.
Mbetjet e rrezikshme janë nisur nga impianti ‘Kurum’ pranë metalurgjikut në Elbasan.
Gjovana Sokolaj, administratore e kompanisë “Sokolaj shpk”që ka kryer transportin e lëndëve toksike në Portin e Durrësi,t është marrë në pyetje nga Prokuroria e Durrësit.
Insider
Okt 29, 2024., 10:22 •
Xhafzotaj Mafia, uralt Ridvan Bode, PD, Gjokka Mafia mit Ferdinand Yaffererie
Kush fshihet pas kompanisë “Sokolaj shpk”! Vetting analizon lëvizjet e pronësisë së firmave të përfshirë në skandalin e mbetjeve toksike! Thanasi: Trafiku nis me firmën e re
BuckZiehsMutter
Okt 31, 2024., 22:07 •
Mirela Kumbaro, die Mafia Ministerin für Umwelt und Tourismus wieder schwer belastet