Çfarë fshihet pas mesazhit të koduar të Yuri Kim për Ilir Metën “Ne dimë disa gjëra për ty”?! Lidhjet e Ilir Metës me Almir Rapon, Halit Shahinin, Muhammad Obaidul Karim dhe Klement Balinin pjesë e dosjeve nē duart e amerikanëve
“Ne dimë disa gjëra për ty”. Ky është një nga mesazhet që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dërguar Ilir Metës, përmes ambasadores në Tiranë, Yuri Kim, para se të asgjësonin bandën e tij në zgjedhjet parlamentare të prillit 2021.
Yuri Kim e paraljmëroi Metën të mos bënte zhurmë rreth reformës në Drejtësi dhe të ndalte sulmet ndaj Ardian Dvoranit. Ky i fundit ishte i vetmi anëtar i Gjykatës së Lartë që kërkoi dënimin e Metës për korrupsion në janar të vitit 2012, pas skandalit të pazareve në zyrën e Dritan Priftit. Dvorani u shpall në shkurt të këtij viti nga SHBA kampion i luftës kundër korrupsionit në Shqipëri. Ilir Meta e zbuloi mesazhin kërcënues të SHBA natën e 23 prillit 2021, kur shpalli zgjedhjet parlamentare një referendum kundër SHBA.
Po çfarë dinë amerikanët rreth veprimtarisë së zezë së Ilir Metës dhe bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhit?
Amerikanët kanë dosjet e plota rreth historive të Ilir Metës dhe Monikës për pastrimin e parave, fshehjen e pasurisë brenda dhe jashtë vendit, njerëzit mbi të cilë ka kaluar një pjesë të pasurisë ku përfshihen edhe aktorë e këngëtare, kanë dosjet për guroret, rrjetin e dyqaneve në ish Bllok, blerjen e votave, aferat me tendera, koncensionet, hec-et, kafshimin e lumenjve dhe pyjeve, trafiqet, eleminimet politike etj.
Mbi 30 dosje për veprimtarinë e Metës dhe Monikës, i kanë përgatitur Edi Rama dhe Sali Berisha në kohë të ndryshme, duke i dërguar më pas në Bruksel dhe Uashington.
Amerikanët kanë të dokumentuara dëshmitë e Almir Rrapos për rolin e Ilir Metës në botën e krimit ndërkombëtar. Rrapo shërbente edhe si sekretar personal i Ilir Metës, kur ky i fundit ishte ministër i Jashtëm. Në duart e tij kalonin të gjitha shkresat, pritjet, përcjelljet, organizimi i takimeve etj. Rrapo ishte pjesë e klanit mafioz “Krasniqi” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Klani akuzohej për vrasje, zjarrvënie, pastrim parash, trafik ndërkombëtar droge, grabitje me dhunë etj. Rrapo kërkohej në SHBA për krimet të rënda, ndërkohë që shërbente në zyrën e Metës. Ai u arrestua në korrik të vitit 2010, në Ambasadën Amerikane në Tiranë dhe u ekstradua me urgjencë në SHBA, ku u dënua me 6 vjet burg, pasi bashkëpunoi me drejtësinë dhe pranoi të gjitha krimet, duke folur hollësisht për rolin e Ilir Metës. Ky i fundit shkoi zhvilloi në atë kohë një takim urgjent me shefen e DEA-s për t’u shfajësuar dhe shpëtuar.
Amerikanët e dinë gjithashtu se Klement Balili, i njohur si ‘Eskobari i Ballkanit’, një bos ndërkombëtar droge, ishte ortaku i Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës. Çifti i kishte besuar Balilit kontrollin e Sarandês si i plotfuqishëm i LSI. Balili ishte edhe drejtor i transporteve në Sarandë, i propozuar nga LSI-ja. Ilir Meta e ‘nderoi’ Balilin kur inauguroi hotelin “Santa Quaranta” në Sarandë, hotel i cili më pas u konfiskua nga drejtësia si i ndërtuar me para droge.
Nuk ka dyshime se amerikanët kanë dosjen e plotë të lidhjes së Ilir Metës me ikonën botërore të korrupsionit dhe pastrimit të parave, Muhammad Obaidul Karim, nga Bangladeshi. Muhammad Obaidul Karim i dënuar me burgim të përjetshëm për korrupsion dhe pastrim parash, pastroi para me Ilir Metën në 2015. Meta i dha Muhammad Obaidul Karim 1146 hektarë tokë publike në Fier përmes Edmond Panaritit dhe Vojo Bregut, gjoja për të ndërtuar një fermë. Gjithçka ishte një mashtrim dhe skemë pastrimi parash.
SHBA e dinë gjithashtu se Kastriot Ismailaj është dënuar në vitin 2017 me 11 vite burg për aferën CEZ-DIA, ishte njeriu që vepronte për llogari të Ilir Metës. Jozef Hejsek, ish-shefi ekzekutiv i CEZ, ka akuzuar Ilir Metën se kishte rekomanduar Kastriot Ismailajn si “njeriun e tij të besuar” për mbledhjen e borxheve të vjetra për llogari të CEZ. Sigurisht që amerikanët kanë dosjen e Halit Shahinit, korrierit të Ilir Metës në trafikun ndërkombëtar të drogës.
Halit Shahini, i dënuar për vrasje, është një personazh i botës së krimit pranë politikës. Ai ka qenë truproja i Luan Hajdaragës, ndërkohë që i ndjeri ka qenë ministër i Mbrojtjes dhe Ilir Meta ishte kryeministër.
Halit Shanini del edhe në raportet sekrete ndërkombëtare për Metën. Sipas një raporti sekret të OSBE, i cili u zbulua në vitin 2015 “Ilir Meta ka interesa në ndërtim, turizëm, materialet e ndërtimit dhe energjitikë. I dyshuar për lidhje të forta me aktorë të mafias, kryesisht nga Jugu i Shqipërisë. Ka zëra se udhëroi të paktën dy vrasje ndërsa ishte Zëvendëskryeministër. Halit Shahini, ortak dhe korrier i Metës, dyshohet të ketë lidhje të forta me grupe kriminale në Shijak, të përfshira kryesisht në trafikun ndërkombëtar të drogës”. Dhe sigurisht këto janë vetëm disa nga mali i dosjeve të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit në kancelaritë e Perëndimit./Pamfleti
Das Verfassungsgericht, berät den Auftrag, den Mafia Präsidenten Ilir Meta, zu entlassen – Marina Durres – Albanien
Feb 08, 2022., 19:52 •
[…] GARY KOKALARI, BOTSCHAFTERIN KIM UND DAS KRIMINELLE ENTERPRISE: ILIR META […]