Kann jeder schnell erkennen, was seit 25 Jahren in Albanien und dem Kosovo vorgeht. Ein rein krimineller Staat, von Dumm Kriminellen. Man hat als Aufbauhilfe verstanden, nur die Drogen Verteilung der Mafiösen Clans, überall zu finanzieren, vor allem in Hamburg, Berlin, Frankfurt und NRW.
16 Nëntor 2024, 16:57
Metën e strehon në hotel, Ramës i kërkon ta bëjë investitor strategjik: si trafikanti Lul Morina ‘bashkëjeton’ me politikën!
Metën e strehon në hotel, Ramës i kërkon ta bëjë
Metën e strehon në hotel, Ramës i kërkon ta bëjë investitor strategjik: si trafikanti Lul Morina ‘bashkëjeton’ me politikën!
Teksa në hotel strehonte Ilir Metën, Lul Morina doli pak javë më parë te Grida Duma dhe i thurte elozhe Edi Ramës. Si duket e gjitha ka qenë që të shpallet investitor strategjik…
Politika vijon të bashkëjetojë dhe bashkëpunojë me krimin. Edi Rama duket se nuk vuri mend me Pëllumb Gjokën (investitori strategjik që sot është në burg) dhe po bëhet gati të shpallë investitor strategjik një tjetër personazh të botës së krimit. E kemi fjalën për trafikantin Lul Morina.
Juljan Morina, i njohur si Lul Morina, përmes kompanisë me aktivitet të dyshimtë ‘Xheluks Construksion shpk’, ka aplikuar për të marrë statusin e investitorit strategjik, me qëllim për të ndërtuar një resort në Himarë me vlerë rreth 18 milionë euro.
Bëhet fjalë për projektin investues “Livadh Beach Resort”, planifikuar për t’u zbatuar në prona të grabitura dhe me para të dyshimta.
Por Lul Morina është një ndër emrat e lidhur fort me ish-presidentin Ilir Meta, i cili sot është në burg. Pas ndarjes me Monika Kryemadhin, Ilir Meta qendroi për muaj të tërë te hotel “Radisson”. Ky hotel është në pronësi të Lul Morinës dhe një prej suitave të tij ishte vënë e gjitha në dispozicion të Metës. Madje pak ditë më parë në këtë hotel shkuan agjentë të BKH për të kryer kontrolle te dhoma ku qendroi Ilir Meta.
Teksa në hotel strehonte Ilir Metën, Lul Morina doli pak javë më parë te Grida Duma dhe i thurte elozhe Edi Ramës. Si duket e gjitha ka qenë që të shpallet investitor strategjik. Pas publikimit të lajmit, duket se kryeministri vuri në lëvizje njerëzit e tij dhe sot Morina u dërgua për gjykim për ndërtim pa leje, për katet e famshme që i sekuestroi qeveria. Mbetet të shihet se si do të jetë fati i tij, por Lul Morina është shembulli se si politika bashkëjeton me krimin.
Lul Morina, lavatriçe parash të pista
Morina u shfaq në fushën e biznesit të ndërtimit në vitin 2005, duke i blerë Shaban Zekajt aksionet në kompaninë ‘Rinia 04’, themeluar në vitin 2004, me kapital 100 mijë lekë, me zyra në Fier.
Një vit më pas, Morina i shton kompanisë fantazmë të ndërtimit si objekt veprimtarie edhe import/eksport të fruta/perimeve. Importi i frutave, sidomos nga Ekuadori dhe Kolumbia, është forma më e përhapur e kamuflimit të trafikut të kokainës. Kompania ‘Rinia 04’, herë rezulton me bilance dhe herë pa bilance, duke ngritur dyshime të forta për një skemë të pastrimit të parave.
Në vitin 2012, Morina i bleu Besnik Serdanit kompaninë „Xheluks Construksion“, për 100 mijë lekë, me të cilën ka ndërtuar pallatin pa leje te Liqeni i Thatë në Tiranë. Edhe kjo kompani ishte themeluar në vitin 2010 dhe nuk kishte ndonjë aktivitet të konsoliduar ekonomik.