Viele Morde auch rund um die Lebensmittel Mafia, Erpressung und Betrug. Fast Food Ketten sind von frueher erstklassigen Lokalen zur kriminellen Skandal Orgien in Tirana, der Kueste geworden, wo seit 10 Jahren die Besitzer scnell wechseln und viele Lokale wurden geschlossen oder von der Bevoelkgerung sabotiert. Besonders schlimm Sarande, die Ksmali Mafia, Shengin und Durres ist immer im Sommer dabei. Die Touristen sind schon seit 3 Wochen abgereist. Kriminelle betreiben in Durres Currilla Discos, oder die Disko Havanna ist ebenso fuer Steuerbetrug und Schiessereien bekannt. Die Shkoder Polizei Aktionen nach etlichen Hinrichtungen.

3 der Festgenommen, wurde wie immer trotz Waffen Besitz (6 Jahre mindest Strafe per Gesetz) erneut umgehend freigelassen.

Geldwaesche, Grundstuecke Besetzungen und dann schnell mit gefaelschten Unterlagen verkaufen, die einzige Regierungsform dummer Krimineller rund um Edi Rama und in Fortsetzung, als System.

Der in Skhoder hingerichtete Mafiosi: Arjan Ferracaku fuehrte zu umfangreichen Polizei Kontrolllen auf Waffen in Autos.

Er war mit Politikern verwandt, baute illegal das Hotel FANTAZIA in Skodher an der Nataionlstrasse und bei Fluss Buna. Er hatte Konflikte mit den Nachbarn und bezahle Bussgelder nicht in Skhoder auf Grund vieler illegaler Taetigkeiten

Vrasja e biznesmenit Ferracaku, dy pistat e hetimit: Konflikti për hotelin dhe gjobat
Report Tv ka mësuar se dy pistat kryesore ku po heton policia për vrasjen e biznesmenit Ferracaku në Shkodër, janë ato të konfliktit për hotelin dhe mospagesën e gjobave.

Vrasja me breshëri plumbash, dyshohet se biznesmenit Ferracaku i vuri gjobë një grup kriminal

Redaksia 2 Shtator, 11:18 | Përditesimi i fundit: 2 Shtator, 20:18

 

[Rrit madhesinë e shkrimit] [Zvogëlo madhesinë e shkrimit]

SHKODER – Vrasja e Arjan Ferracakut në Shkodër, është vazhdim i një sërë atentatesh dhe ekzekutimesh në këtë qytet. Report Tv mëson se pista kryesore ku janë përqëndruar hetimit e Policisë, lidhet me një ngjarje të një viti më parë. Arjan Ferracaku dhe familja e tij janë pronarë të Hotel “Fantazia” në Shkodër dhe një vit më parë janë përfshirë në një konflikt me biznesin fqinj.

Konflikti sipas burimeve nga Policia e Shkodrës ka qenë i përmasave të mëdha pranë këtij Hoteli, i cili ndodhet pranë Urës së Bunës, aq sa është dashur ndërhyrja e Policisë.

Gjithashtu burime nga Policia e Shtetit i thanë Report Tv se ka dyshime që ndaj Arjan Ferracakut të jetë vendosur gjobë nga një grup kriminal në Shkodër i cili është shumë aktiv kohët e fundit. Por kjo gjobë jo vetëm nuk është paguar nga 30-vjeçari, por ai madje as nuk e kishte marrë parasysh. Vrasja e Arjan Ferracakut sipas të dhënave nga grupi hetimor, besohet se është ndërmarrë nga një grup kriminal, i mirëstrukturuar në Shkodër. Policia ka të dhëna për këtë grup, emrat e të cilëve vitin e fundit janë përmendur edhe publikisht, por deri më tani nuk ka persona të shoqëruar nga ata. Arjan Ferracaku ishte një emër i njohur në qytetin verior. Më herët Report Tv njoftoi se viktima ishte nipi i ish-deputetes socialiste Mimoza Hafizi, por nga të dhënat më pas rezultoi se kjo nuk ishte e vërtetë. Megjithatë ai ka lidhje familjare me një tjetër ish-deputete, Mirela Ferracaku, me të cilën ishte kushëri.

Ka dy dëshmitarë që besohet se mund të kenë njohur autorët dhe këta persona janë marrë në mbrojtje. Për policinë ata konsiderohen çelësi i zbardhjes së ngjarjes. Sipas burimeve nga grupi hetimor kanë qenë dy autorë, ku fillimisht 30-vjeçari është qëlluar nga një distancë më shumë se 30 metër, pasi ishte mbi kalë dhe më pas atentatorët janë afruar përsëri dhe e kanë qëlluar nga afër, rreth 15 herë. 10 të shoqëruarit e tjerë në polici, nuk kanë dhënë detaje që mund të zbulojnë personat që vranë 30-vjeçarin.

Autorët i kanë marrë Arjan Ferracakut portofolin dhe telefonin, dhe këtë gjë dyshohet se e kanë bërë që ngjarja të duket si grabitje. Por fakti që kanë qenë dy persona, që e kanë qëlluar fillimisht nga larg dhe më pas nga afër, tregon se kemi të bëjmë me një vrasje mafioze.

Me vrasjen e 30-vjeçarit Shkodra tronditet për herë të 6 brenda pak muajve. Balancat në këtë qytet janë prishur që me atentatin që iu bë Lulzim Kullës më 13 janar 2018. Më pas kemi të vrarë në 18 qershor, 60-vjeçarin Mehdi Kavaja. Ai u qëllua me një plumb në kokë brenda një servisi dhe vrasja dyshohet se është bërë pasi nuk u pagua gjoba.

Në korrik 2018 vrasjen e ish-policit, Boran Bërcana dhe bashkëjetueses së tij Silvi Ndoci, te ekzekutuar brenda një makinë. Më pas në muajin gusht është vrarë kunati i Lulzim Kullës, Fatbardh Lici. Edhe në këtë vrasje pistat e hetimit, janë përqëndruar të përplasja mes bandave. Hetuesit dyshojnë se Arjan Ferracaku është vrarë nga e njëjta dorë që u ekzekutuan edhe Boran Bërçana, Silvi Ndoci, Fatbardh Lici dhe Mehdi Kavaja.

Ndërkohë pak ditë më parë në Shkodër janë zhdukur pa lënë asnjë gjurmë Gëzim Hysa dhe Agron Mollaj. Nuk përjashtohet pista e vrasjes apo ndonjë konflikti që ata mund të kenë patur. 5 të vrarë dhe dy të zhdukur brenda pak muajve në Shkodër, ngre alarmin se në këtë qytet përplasjet mes bandave kanë marrë përmasa të mëdha. Situata bëhet edhe më e rëndë pasi asnjë prej këtyre vrasjeve nuk është zbardhur nga policia. Situata në Shkodër ka detyruar për të dytën herë të çojë atje vetë Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Ardi Veliu.

http://shqiptarja.com/lajm/vrasja-e-biznesmenit-ferracaku-dy-pistat-e-hetimit-konflikti-per-hotelin-dhe-gjobat

 

33 Tonnen illegale Waren beschlagnahmt

 

 

Bllokohen 33 ton produkte të skaduara

 

Postuar: 02/09/2018 – 10:36

   Në kuadër të kontrolleve për produkte të skaduara, AKU ka evidentuar një subjekt i cili do të shpërndante në treg 33 ton produkte me afat të kaluar.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga trupa inspektuese e AKU-së, rezultoi se subjekti “IN FOOD” shpk kishte 2 ambiente (magazina) në Shkozë dhe Rinas ku ruante produktet me qëllim shpërndarjen në treg.

Konkretisht, në magazinën e parë me adresë në Shkozë u konstatuan kushte higjeno-sanitare të papërshtatshëm si dhe 24 ton produkte me afat përdorimi të kaluar të cilat ruheshin në të njëjtin ambient me produktet e rregullta.

Për më tepër në produktet (makarona) të cilat ishin brenda afatit të përdorimit u gjendën prani të insekteve gjë që sjell rrezikshmëri të sigurisë ushqimore

1. çokokrem 400 gr X 11313 copë/ sasi 4525 kg
2. cokokrem 800 gr X 9839 copë/sasi 7871 kg
3. makarona 500 gr X 10203 copë/sasi 5101 kg
4. lëng frutash 0.2 l X 25289 copë/sasi 5077 kg
5. konfleks 250 gr X 5700 copë/sasi 1435 kg

Ndërsa në magazinën që posedonin në Rinas, u konstatuan 8.8 ton produkte të skaduara.

1. Peshk Ton e Markës Perios 1200gr x6858 copë/sasi 8,229 kg
2. Biskota Hop Te Embla 1200gr x298copë/sasi 357 kg
3. Biskota Hop Te Kripura 1200gr x213 copë/sasi 255kg

Veç të tjerash subjekti “IN FOOD” shpk nuk ka përmbushur detyrimin ligjor sipas nenit 24/1 të ligjit të ushqimit, ku duhej të njoftonte menjëherë AKU-në që këto produkte kishin kaluar afatin e përdorimit.

Për sa më sipër ndaj subjektit është marrë masë administrative gjobë 1.000.000 lekë, bllokim të produkteve me destinacion asgjësim si dhe mbyllje të menjëhershme të aktivitetit.

Ndërkohë AKU do të vijojë verifikimet e mëtejshme duke kërkuar bashkëpunim edhe me instancat e drejtësisë për një kontroll më të detajuar ndaj këtij rasti.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore, i bën sërish thirrje edhe operatorëve të biznesit ushqimor që të jenë të kujdesshëm në blerjen e lëndëve të para – produkte shtazore dhe jo shtazore duke kërkuar e marrë nga furnitorët vetëm produkte me etiketë dhe të shoqëruara dokumentacion të plotë veterinar e fiskal – pasi është një detyrim ligjor i tyre përveçse përbën një masë tepër të rëndësishme për sigurinë ushqimore të klientëve të tyre.

/portali DurresLajm/

 

https://durreslajm.al/aktualitet/bllokohen-33-ton-produkte-te-skaduara

Fast food, “vrasësi i heshtur” i shëndetit të konsumatorëve

 

Postuar: 02/09/2018 – 17:59

Përdorimi i ushqimeve të shpejta është pa dyshim në majat më të larta. Ushqimi i shpejtë pa dyshim që është dhe shumë i shijshëm, por jo me vlera të larta ushqyese.

Edhe pse konsumatorët janë të ndërgjegjshëm që ai është i dëmshëm për organizmin, përsëri duket se nuk i rezistojnë dot një sufllaqeje me salcë të kuqe dhe mustard.

Mjafton të kesh dëshirë për të konsumuar një sanduiç, sufllaqe apo picë dhe shërbimi taksi ta siguron atë kudo që të jesh, brenda pak minutave. Moshat e reja janë konsumatorët më të rregullt të kësaj menyje.

Qytetarët theksojnë se i dinë pasojat e përdorimit të këtij ushqimi, por shpesh detyrohen nga rrethanat, që të përfundojnë duke ngrënë në Fast Food-e.
“Ushqim i shpejtë, një vrasës i heshtur”, ky është mendimi i bluzave të bardha.

“Ka një ndikim shumë negativ në shëndetin e fëmijëve, të cilët nuk hanë mëngjes në shtëpi, por shkojnë dhe hanë në fast food-et pranë shkollave. Këto ushqime nuk kanë lëndët ushqyese të domosdoshme për trupin e fëmijës. Madje ato konsiderohen si vrasës të heshtur”, shprehet mjeku Ramazan Buçi.

Sipas mjekut, ushqim i shpejtë përkthehet në obezitet të shpejtë, çka do të thotë se konsumatori është i ekspozuar ndaj sëmundjeve të rrezikshme. “Obeziteti favorizon aksidentet vaskulare të trurit dhe zemrës dhe njëkohësisht të veshkave”, tregon mjeku.

Top Channel

/portali DurresLajm/

Video:
Na bëni like në facebook!:
Erpressung von geschaeftsleuten als reale Regierungspolitik, welche nur von Erpressung lebt.