Damals verliess die Intelligenz Albanien, was Präsident Rechep Mejdani auch schwer bedauerte, über diese Nationale Kathastrohphe und Dumm Kriminelle oft aus dem Kosovo und Berufsverbrecher Clans übernahmen mit dem Kosovo Krieg Albanien, korrumpiertes Alles und zerstören bis heute Albanien. Die Zeit des Ilir Meta’s, der Ehefrau Monika und Gangstern, welche Albanien übernahmen. Zum Spektakel gehörte damals wie heute Agron Tufa, der in 1997, als Übersetzer nach Moskau geflohen war wegen dem Bürgerkrieg, dort Arbeit fand, wo nun der damalige Botschafter Shaqir Vukaj, berichtete, wie peinlich diese Gestalt in Moskau war.

Als die Albanischen „Goldenen Zeiten“ zu Ende gingen, in 1998, entsandte man den gebildeten, korrekten Shaqir Vukaj, nach Moskau als Botschafter, während die Kosovo und Hirnlosen Ratten in Tirana, die Regierung übernahmen mit Ilir Meta, Edi Rama schon damals. Seröse gut ausgebildete Leute, gab es damals noch überall in der Albanischen Regierung, wo die Super Deppen mit facebook Bildung, Georg Soros Diplomenen, oder am Computer gebastelt, heute die Auslandsvertretungen der Albaner Mafia und Regierung darstellen. Besonders peinlich Gent Cakaj, der sich mit dem ebenso peinlichen und inkompetenden Michael Roth traf.

Das Niveau, der Internationalen, welche dem dummen Agron Tufa, auch noch ein Institut (Kreu i Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit) bezahlen, darunter auch über die KAS finanziert, welche vor über 20 Jahren, wie die FES negativ durch korrupte Dummheit schon auffiel. Einen Idioten an die Spitze eines KAS finanzierten Institutes, über angebliche Verbrechern im Kommunismus zusetzen, ist kriminelle KAS Strategie, möglichst viel Geld zustehlen und dazu gehört die Selbstdarstellung das man etwas dagegen tut, Skandale ausdeckt. Im TV Agron Tufa, wo der Idiot im Politik Stile der Deutschen, nie einen Job gelernt hat, may. wie Andre als Dolmetscher unterwegs war.

Details, was für ein Feigling Agron Tufa schon in 1999 war, als er zu peinlich dumm war, als Vertreter der Albaner, zum Kosovo Krieg im Moskauer TV aufzutreten und mit Serben diskutieren wollte.

Heute schwafelt Agron Tufa auch nur dummes Hirnloses Zeug herum, was gerade gewünscht wird, von den Deutschen Medien und der Peinlichkeit der Deutschen Botschaft kopiert

Agron Tufa: Direkte Bedrohung, Spartak Braho fürchtet sich vor kommunistischen Verbrechen
15:24, 01.04.2014

Agron Tufa(* 1967 in Suhadoll, Dibra) ist ein albanischer Schriftsteller und Dichter.

Er studierte albanische Sprach- und Literaturwissenschaft in Tirana und während der 1990er Jahre Übersetzung in Moskau.

Jetzt lebt und arbeitet er in Tirana, wo er unter anderem ein Literaturmagazin herausgibt. Er unterrichtet auch an der Universität Tirana.

Michael Roth, mit dem senilen Verbrecher Georg Soros

Tirana: Park Rhinas 1982, damala unter Taivani bekannt

 

Im Juli 1998 ging ich als Botschafter nach Moskau. Ich hörte den Namen Agron Tufa zum ersten Mal von dem Botschaftsberater Jorgo Bllaci, als ein Dichter, der das Moskauer Literaturinstitut absolviert hatte, aber mit den drei albanischen Freunden dieses Instituts viele Probleme verursacht hatte.

Shaqir Vukaj, Ex-Bau-Tourismus Minister in 1997, Ex-Botschafter in Moskau, während dem Kosovo Krieg

 

Një lepurush në Moskë dhe një sqarim për babanë tim Bejto Faslia

April 25, 2019 01:37

Një lepurush në Moskë dhe një sqarim për babanë tim Bejto Faslia

Nga Arkiva

Nga Shaqir Vukaj*

Nuk kam ndërmend të hyj në polemikë me Agron Tufën,  nuk e ul veten në nivelin e tij. Atë  tashmë e njeh e gjithë Shqipëria se ç’përfaqëson, si shpif e gënjen për këdo. Por gjithsesi do sqaroj dy probleme për të cilat ai shpif, gënjen e akuzon për punën e Ambasadës Shqiptare në Moskë dhe për familjen time.

Kam shkuar në Moskë në detyrën e ambasadorit në korrik të v.1998. Emrin e Agron Tufës e  kam dëgjuar për herë të parë nga Këshilltari i Ambasadës, Jorgo Bllaci, si poet, që kishte përfunduar Institutin e Letërsisë në Moskë, por që kishte krijuar shumë probleme me tre shokët shqiptarë të këtij Institutit.

Megjithëse më kishin thënë për sjelljen e tij ndaj shokëve,  Agronin e kam pritur dhe e kam trajtuar mirë,  pa u marrë fare me problemet që kishte ai me shokët e tij. Na bënte përshtypje se, siç thoshin, megjithëse Agroni kishte qëndruar në Moskë, nuk vinte në ambasadë, madje as në pritjet që organizonim e ku i ftonim të gjithë shqiptarët.

Në kulmin e luftës në Kosovë, kanali kryesor televiziv rus më kërkoi  të zgjidhja një shqiptar dinjitoz, i cili, në një emision-debat për  luftën në Kosovë, do të ballafaqohej me një serb. Unë zgjodha Agronin, me mendimin e mirë se e zotëron rusishten shumë mirë, dhe si intelektual do të dijë të mbrojë denjësisht çështjen e Kosovës. E thirrëm bashkë me këshilltarin e Ambasadës Jorgo Bllaci. Mbasi i thashë perse e kisha thirrur, për çudinë time ai nuk pranoi të shkonte në debat e të ballafaqohej me serbin e rusët që do të merrnin pjesë në debat, madje na tha se “ju nuk i njihni ju rusët, ata të vrasin natën”…

M’u duk e pabesueshme ajo që dëgjoja prej gojës së tij, në atë kohë kur vëllezërit kosovarë përballeshin me pushkë e vriteshin me  serbët, dhe ky far trimi pati frikë të ballafaqohej me një serb në një debat televiziv. Agronit duhet t’i kujtohet mirë se çfarë i tha Jorgo në të dalë… Këtë rast e mbajnë mend mirë sekretari i shoferi i ambasadës, sepse u diskutua gjatë qëndrimi i këtij “patrioti”, që na bëri përshtypje të gjithëve.  Dua të kujtoj me këtë rast Sejfulla Malukën, i cili pranoi të shkonte dhe u ballafaqua denjësisht me serbin dhe rusët që drejtoni emisionin, ku foli me maturi, guxim e burrëri… megjithëse kishte lidhje fisnore me rusët dhe  jetonte me familje në Moskë. Kanë kaluar 20 vjet, por  dua ta falënderoj publikisht për qëndrimin e tij burrëror.

Mbas kësaj ngjarjeje na humbi filli i Agronit dhe nuk erdhi më asnjëherë në ambasadë, sa isha unë në Moskë. Një ditë, më vjen Jorgoja në zyrë dhe tepër i nevrikosur më thotë se një gazetë e Tiranës kishte botuar një shkrim me titull “Shkrimi që tronditi shtypin rus” (Fjala ishte për një artikull që kishte shkruar Agron Tufa, në shtypin rus ). Jorgoja me atë pasionin e njohur të tij, tepër i revoltuar, kishte përgatitur një telegram të gjatë për Ministrinë e Jashtme ku shpjegonte gjatë se ç’përfaqësonte ky Agron Tufa, ç’ishte ajo gazetë që e kishte botuar etj. Mbasi e qetësova dhe lexova telegramin që kishte përgatitur, i hoqa ato fjalë për Agronin dhe e firmosa për ta nisur në Tiranë. Mbaj mend se ndërmjet tjerave Jorgo  shkruante se “Ky artikull është botuar në një gazetë ruse që qepet me tel….” (Telegrami ndodhet në Ministri të Jashtme).

Rasti i fundit që e kam parë Agron Tufën ka qenë në Universitetin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Moskës, kur erdhi një delegacion i Ministrisë Punëve të Jashtme. Më ka bërë përshtypje qëndrimi i tij në atë rast. Sa na pa ne që hymë në sallën ku do të zhvillohej takimi,  iku me vrap dhe u fsheh tamam si ata lepurushët ndër lakra. Nuk e kuptova asnjëherë përse u fsheh prej nesh.

Kaq di unë për të dhe kaq njohje kam pas me të.

Para pak vitesh e kam dëgjuar emrin e tij nga mediet, kur ai ndërmori atë fushatë  antikombëtare për të zhdukur të gjithë filmat shqiptarë të xhiruar para viteve 90-të….

Lidhur me broçkullat e gënjeshtrat në shkrimin e tij, për punën e Ambasadës tonë në Moskë, ku shkruante se  “Mu ato momente kur ra bomba e parë në Beograd, jo vetëm që Shaqir Bejto Faslija nuk u pa (siç nuk kishte dalë asnjëherë në asnjë emision), në asnjë gazetë, por mbylli me tutius edhe dyert e ambasadës dhe u zhduk…. Shkurt, ja mbathi. Vuri drynin”

Nuk e kuptoj si mund të arrijë të shpifë, kurdisë, gënjejë e mashtrojë në këtë mënyrë siç bën lepurushi Agron edhe për punën e qëndrimin e kolektivit të Ambasadës Shqiptare ndaj ngjarjeve në Kosovë. Është e pa besueshme se si një njeri me shkollë e për më tepër që e quan veten shkrimtar,  merr guximin të shpifë e të gënjejë në këtë mënyrë për gjëra që i kanë parë neper kanale televizive e i kanë lexuar neper gazeta e revista miliona rusë…

Vetëm për dijeni të lexuesit po jap një kronikë shumë të shkurtër të aktiviteteve të ambasadës tonë para dhe gjatë luftës në Kosovë.

Më datë 20 janar 1999, në kanalin televiziv më të shikuar në Rusi, kemi organizuar një emision të posaçëm për Kosovën me gazetarin e njohur rus L.Mlecin, një emision tepër i ndjekur javor i titulluar “Dosje e veçantë”, ku kemi folur unë dhe historiania e shquar ruse dhe mbrojtësja e flaktë e Kosovës  Pr.Dr. Nina Smirnova.

Më datë 29 janar kemi organizuar konferencë shtypi në Hotel “Zollotoe Kalco” (sapo përfunduar nga firma Mabeteks e z.Bexhet Pacolli)  ku kanë marrë pjesë gazetarë nga  të gjitha kanalet televizive të Moskës,  gazetarë vendas e të huaj etj. etj. Aty kam deklaruar se me dy Rezolutat e aprovuara nga Këshilli i Sigurimit (pra edhe nga Rusia) në vjeshtën e v.1998, i është lenë shteg   NATO-s të ndërmarrë sulme ushtarake kundër Jugosllavisë….çka shkaktoi reaksion në sallë dhe në disa  shkrime e komente të disa gazetave për këtë “Deklaratë të Ambasadorit shqiptar”. Dua të përmendë një fakt tepër interesant. Vite më vonë, V.Cernomerdin,  i dërguari i posaçëm i presidentit Jelcin, për bisedime me Milloshevicin, në kujtimet e tij, shkruante për ato dy rezoluta ( të cilave unë i isha referuar  në janar 1999)  se perëndimorët  na e kishin hedhur …sepse “juristët me përvojë perëndimorë kishin punuar me skrupulozitet, në mënyrë të tillë, që të justifikojnë veprimet e tyre, duke u mbështetur në dokumente juridike”

Më datë 1shkurt gazeta “Vremja” ka botuar intervistën time dhe të ambasadorit jugosllav Miloshovic. Aty ndërmjet tjerave kam thënë se “Armët ne Kosovë futen nga shumë vende, madje edhe nga Rusia….” çka ka shkaktuar reaksion e kundërshtime të ashpra nga Ministria e Jashtme e Rusisë  dhe nga mediet ruse.

Në datë 5 shkurt “Rossijskaja gazeta” ka botuar pjesë nga intervista ime në mbrojtje të Kosovës.

Më datë 14 shkurt kam dhënë një intervistë të gjatë radios “Eho Moskvi”  (radio që dëgjohej në të gjithë botën) ku kishin dhënë intervista presidenti i ShBA Klinton, Presidenti i Francës, Zh Shirak, Presidenti i Rusisë B.Jelcin etj. Madje aty kam thënë përsëri që Rusia dërgon armë në Kosovë, çka shkaktoi reagime të jashtëzakonshme në mediet ruse. Atë natë kanali televiziv rus RTR tha se : “Si e lejon Ministria e Punëve të Jashtme ambasadorin shqiptar të akuzojë Rusinë për dërgim armësh në Kosovë”, ç’ka u përsërit edhe nga kanale të tjera televizive e medie të tjera. Mbas kësaj intervsite Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë  reagoi ashpër pranë Ministrisë tonë të Punëve të Jashtme….

Më datë 12 mars kam dhënë intervistë gazetës“Parllamentarnaja Gazeta”.

Më datë 31 mars, kemi organizuar dhe pritur në ambasadë një përfaqësi të “Komiteteve të Nënave të Ushtarëve  Rusë të Vrarë në Afganistan”, takim që pati jehonë të veçantë  në shtypin rus. Ky takim ishte tepër i rëndësishëm dhe shumë domethënës, sepse e zhvilluam  kur në Rusi ishin regjistruar rreth 70 mijë vullnetarë për të shkuar në ndihmë të serbëve në Kosovë, e që nënat ruse të cilave  u ishin vrarë bijtë, protestonin kundër dërgimit të vullnetarëve rusë në Kosovë…..

Më datë  2 prill , organizuam konferencë shtypi në Institutin Ndërkombëtar të Shtypit të Rusisë, ku morën pjesë përfaqësues të shtypit, radiove, të gjitha kanaleve televizive vendase e të huaja që kishin përfaqësi në Moskë. Me qenë se ishin ditët e para mbas fillimit të bombardimeve, fola gjatë, me fakte, shifra etj. Mbas konferencës  drejtoresha e Institutit, më tha se pjesëmarrësve i kishin bërë përshtypje faktet dhe shifrat e përmendura, sepse siç tha ajo “këto gjëra nuk dihen në Rusi”.

Më 5 prill kam marrë pjesë në debatin televiziv, organizuar nga kanali televiziv ORT,  që drejtohej nga Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Rusisë, Ljubimov, ku jam ballafaquar me , ambasadorin rus në Beograd, deputetë të parlamentit rus etj. Në se ndokush ka interes, mund ta gjejë të filmuar të plotë në adresën: Google.ru, tc-mp4/fs74128.mp4

Më 13 prill kemi organizuar Konferencë Shtypi në kompaninë mediatike “Argumenti i  fakti”, kompania më e madhe mediatike në Rusi, ku morën pjesë pjesë  të gjitha kanalet televizive ruse dhe të huaja që kishin përfaqësues në Moskë, radiot, gazetat etj.

Më datë 21. Korrik i kam dhënë Intervistë Radios “Eho Moskvi”.

Më datë 16 gusht kam dhënë intervistë të gjatë në kanalin televiziv TVC, gazetarit të njohur rus Bovin, në emisionin tepër të ndjekur nga teleshikuesit rusë “Të dëgjojmë mendimin e palës tjetër”

Më 17 gusht i kam dhënë intervistë agjencisë ITAR-TASS.

Më 21 gusht intervistë gazetës “Rossijskaja Gazeta”

Mund të vazhdoj edhe me dhjetëra intervista, takime, ballafaqime, shkrime nëpër gazeta etj. etj. Dhe të gjitha këto janë të dokumentuara, të botuara, të filmuara etj  një pjesë prej të cilave i kam shkruar edhe në Librin “Rusia dhe Kosova” botuar para disa vitesh. Por janë të ruajtura edhe në Arkivin e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Një pjesë e tyre gjenden në adresat: Google.ru Iz.ru/250142, polit.ru/neës/1999/04/02/529709/komersant.ru/doc/296257,  komersant.ru/doc/296257, goths.ru/old-neës.php?id=8678, aif.ru/arshive/1639000, d1.net-film.ru/ëeb etj.

Dua të theksoj se gjatë gjithë atyre muajve, kolektivi i Ambasadës Shqiptare në Moskë ka qëndruar ditë e natë në punë.

Po ashtu, dua të theksoj se ajo periudhë ka qenë një ndër më bukurat e jetës time, dhe sot, mbas 20 vitesh, u shpreh mirënjohje të posaçme  kolegëve të ambasadës për gjithçka çka kemi bërë në atë periudhë tepër të vështirë për Kosovën, sepse të gjitha aktivitetet e punën e jashtëzakonshme të asaj periudhe e kemi bërë  bashkë me të ndjerin, Këshilltarin Jorgo Bllaci, Sekretarin e parë Ligor Cullufe dhe shoferin Arben Shahu.

Sa për ato që shkruante lepurushi Tufa se ne gjoja paskemi pas frikë, dua ti kujtoj atij e ndonjë shoku tij, se me gjithë kërcënimet, letrat anonime  nëpërmjet të cilave na kërcënonin “se do na vrasin”, “do na linçojnë” etj.etj. (që i kam të ruajtura me shumicë edhe sot e kësaj dite), madje edhe rrethimi që ju bë ambasadës dhe sulmet me gurë  (çka detyroi autoritetet ruse të vinin roje të armatosura në hyrje të ambasadës)  gjatë gjithë atyre muajve, i gjithë personeli  ka qëndruar ditë e natë në Ambasadë, pa ju trembur syri asnjërit….

Tani për problemin e dytë.

Mbasi gënjen e shpif për punën e Ambasadës Shqiptare në Moskë, ai fillon e merret me biografinë time, me babain tim Bejto Faslia. Po,  megjithëse kam mbiemrin e fisit, Vukaj, jam i biri i Bejto Faslisë, për çka jam tepër krenar dhe gjithë jetën time jam munduar të ruaj emrin e mirë që ai ka lenë në Malësi të Madhe dhe në krejt qarkun e Shkodrës…

Kur lexova emrat e 265 “kriminelëve” të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, të botuar nga Tufa dhe tufëza e tij, kërkova edhe e emrin e babait tim, dhe më erdhi shumë keq që nuk e gjeta. I justifikova neofashistët që kanë botuar atë listë, sepse ai ka qenë një partizan i thjeshtë. Por, megjithëse një malësor i zakonshëm, me të janë marrë dhe për kanë shkruar shumë herë ministra e nen ministra fashistë Mark Gjon Markaj e Jup Kazazi, prefektët Tef Jakova e Daut Carcani, Kuestori Idris Ruka, Gjenerali italian Silvio Robino,  madje edhe pushtuesit gjermanë etj.

Duket  e çuditshme se përse janë marrë kaq shumë me të. Fare thjeshtë. Ai që në fillim të vitit 1942 u lidh dhe strehoi ata që i kishin zot atdheut dhe kishin dalë malit për liri. Nën tetor të vitit 1942, fashistët shqiptarë bashkë me ata italianë rrethojnë shtëpinë e Bejto Faslisë ku strehoheshin dy partizanë. Ai nuk pranon ti dorëzojë dhe mbas 4-5 orë luftimi, Bejto Faslia, me dy partizanët Gjovalin Luka dhe Abdyl Bekteshi arrijnë të çajnë rrethimin dhe të largohen Gjatë luftimit fashistët vrasin vajzën e Bejtos, Gjylie Vukaj që është dhe Dëshmorja e parë e Veriut të Shqipërisë. Mbas kësaj, pushtuesit dhe bashkëpunëtorët e tyre (ata që u thur lavdi e i bën heronj Tufa e shokët e tij) i djegin shtëpinë, grabisin gjithë pasurinë dhe fusin në burg dhe internojnë nënë time me tre fëmijë të vegjël, ndërmjet të cilëve edhe mua, vetëm dy muajsh….

Kur i djegin shtëpinë ka një moment tepër interesant. Mbasi kishin lyer shtëpinë me benzinë, oficeri fashist që drejtonte operacionin, i thotë një komshiu, hip lart  e veni flakën. Ai, i frikësuar fillon të ngjitet shkallëve, dhe në atë moment një milic nga Dukagjini i drejtohet fshatarit: ulu se të vrava dhe i drejton pushkën dhe mandej i drejtohet  oficerit me fjalët “Ti nuk i din zakonet tona. Parmbrambë kam dashtë me e hangër gjallë Bejto Faslinë, por me atë që bani, e nuk preu miqtë në besë, ai na ka nderue ne, ka nderue malet tona”

Nuk do të zgjatem me letrat e telegramet e shumta që kanë shkëmbyer fashistët italianë e shqiptarë me njëri tjetrin për kapjen tij, për djegien e shtëpisë, për burgosjen e internimin e familjes etj.  por do të përmendë vetëm telegramin e Ministrit Gjon Marka Gjoni, i cili shkruante:

“Tel.Shifër

Prefekturës Shkodër

“ Nuk  kuptohet për c’arsye  nuk keni pushkatua me njëherë në vend të zotin e shtëpisë Bejto Faslia (.). Ndër këso rastesh duhet të ju urdhënoni kategorikisht organeve vepruese që të zbatohet pa tjetër ç’ka urdhënon qarkorja e Kryeministrisë Nr. 068, datë 31 gusht kundër t’arratisunve dhe kundër kryetarit të familjes që përbunë t’arratisunit (.) Na njoftoni përfundimin (.)

Nen Ministri

Firma Mark Gjon Markaj”

Në të gjitha këto letra e telegrame ai quhej terrorist e kriminel, njëlloj siç i quan Agron Tufa e tufëza e tij  atë dhe të gjithë ata që luftuan për Atdhe, madje edhe ata që dhanë jetën në luftë kundër pushtuesve nazifashistë  e bashkëpunëtorëve të tyre….

Më erdhi mirë që Agron Tufa krahas  hartimin e tij pa këmbë e pa kokë, kishte botuar dhe një dokument të marsit të vitit 1945, ku Bejto Faslia në cilësinë e komandantit të qytetit të Koplikut, së bashku me komisarin Cun Jonuzi,  në përgjigje të kërkesës së Komandës së Qarkut Shkodër, kishin hartuar një listë të bashkëpunëtorëve të pushtuesve nazi fashistë,  që megjithëse  fshiheshin maleve, sulmonin si cuba mbas shine ata që kishin çliruar Shqipërinë….

Ishte krejt normale një kërkesë të tillë  për personat që fshiheshin dhe kryesorja përse fshiheshin dhe kush ishin ata. Dihet që një pjesë e bashkëpunëtorëve të pushtuesve nuk kishin arritur të arratiseshin me gjermanët dhe ashtu si në të gjithë Europën e çliruar, edhe në Shqipëri kërkoheshin bashkëpunëtorët e pushtuesve.

Kjo ndodhte në Francë, në Norvegji, në Poloni, në Danimarkë, në Itali, në Çekosllovaki, Luksemburg etj. etj. Sigurisht që e njëjta gjë do ndodhte edhe në Shqipëri, sepse bashkëpunëtorët e pushtuesve duhej të dilnin para gjyqit dhe të merrnin dënimin e merituar. Për dijeni të lexuesit po sjell disa shembuj  si është vepruar me bashkëpunëtorët e pushtuesve në Europë.

Në Francë janë zhvilluar 170 mijë procese gjyqësore, ku janë dënuar 120 mijë vetë, nga të cilët 6763 vetë me vdekje dhe 4500 të tjerë janë pushkatuar me vendime të dala nga procese të shpejtuara gjyqësore. Studiuesit shkruajnë se në Francë janë pushkatuar për kolaboracionizëm 20-30 mijë vetë….

Në Holandë janë dënuar rreth 100 mijë vetë, në Norvegji (me popullsi 3.3 milionë banorë) janë dënuar 37150 vetë, në Danimarkë 15742 vetë e kështu me radhë…

Përmenda vende ku në pushtet erdhën qeveri që nuk kishin të bënin fare me komunizmin. Në Çekosllovaki, arrestimet dhe dënimet janë bërë mbi  bazën e “Dekretit të Ndëshkimit të Madh” të nxjerrë nga Presidenti Benesh në fillim e gjatë vitit 1945, pikërisht në atë periudhë kur kjo kategori kolaboracionistësh kërkoheshin edhe në Shqipëri. Duhet të kemi parasysh se Lufta e Dytë Botërore nuk kishte përfunduar, madje në dy anët e kufirit me Shqipërinë vazhdonin luftimet.

Po kush ishte në këtë listë? Bashkëpunëtorë të fashizmit, ndonjë prej tyre që kishte lyer duart me gjak, ose edhe ndonjë i gënjyer, që për burrëri  kishte shkuar mbas tyre. Po përmend disa prej tyre:

Llesh Marashi-ish Qarkkomandant i Shkodrës gjatë pushtimit nazist. Mjafton vetëm fakti se me urdhër të tij janë arrestuar dhe firmën e tij janë internuar në Prishtinë rreth 200 të rinj, një pjesë e të cilëve janë pushkatuar nga nazistët gjermanë. Ditët e para të çlirimit, ai së bashku me 15-20 vetë bëri një “aksion” kundër postës së sapo krijuar të Bajzës ku vranë pabesisht dy partizanë, njëri bashkëfshatar i tij dhe mbasi “pushtoi”  Koplikun  u nis drejt Shkodrës dhe mbas një përplasje të armatosur  me partizanët në afërsi të Koplikut, iku me bisht ndër shalë dhe u fsheh maleve deri sa u kap dhe u dënua…

Nik Gjeloshi- ish toger i Milicë Fashiste. I njohur për angazhimin e ti në luftë kundër atyre që kishin dalë malit për liri….

Dom Nikoll Gazulli-  Bashkëpunëtor i zellshëm i pushtuesve që kishte luftuar  me pushkë në dorë kundër partizanëve (çka nuk e lejonin rregullat më elementare të Kishës Katolike). Tepër i rëndësishëm është fakti se Vatikani nuk e vuri në listën e kanunizimit, vetëm për faktin se kishte bashkëpunuar me pushtuesit ( ashtu si nuk përfshiu as Patër Anton Harapin e disa priftërinj të tjerë të persekutuar….)

Nikoll Preka- toger i Milicisë Fashiste etj.

Meqë Agroni përmend Kelmendin, (që më siguri nuk din asgjë për të e çfarë ka ndodhur atje) po i kujtoj se ekziston një dokument kuptimplotë, për rolin paqësor e pajtues të Bejto Faslisë. Ndërmjet tjerave aty thuhet: “Bejto Faslia ka thanë se në Kelmend do të shkojmë si miq dhe ka biseduar me përfaqësues të Kelmendit… dhe kelmendasit janë përgatitë me pritë partizanët si miq, madje kanë ba planet për ti nda neper shtëpia” Ajo çka ndodhi më vonë, për faj të dy palëve e që unë, në dy- tre shkrime,  e kam quajtur Vëllavrasja e Kelmendit është një problem sa i dhimbshëm aq edhe tragjik….

Nuk do të zgjatem shumë me “kriminelin” Bejto Faslia por do të përmend një rast interesant që më ka ndodhur mua. Në zgjedhjet e para pluraliste të vitit 1991 unë kam qenë kandidat por deputet, krahas tjerave, në një zonë që përfshinte disa fshatra të persekutuar mbas çlirimit të vendit, e konkretisht në Katund të Kastratit, Vrithë, Goraj Budishtë, Zagorë etj. Në atë fushatë, unë kam qarkulluar i vetëm dhe  jam pritur kudo si djali i Bejto Faslisë, sepse për shumë arsye ata nuk më njihnin ( unë kisha punuar në Shkodër ose jashtë Atdheut) dhe kudo më kanë pritur në mënyrën më burrnore. Gjatë një takimi në Katund të Kastratit, Q.Gurraj, i cili  ishte persekutuar sepse kishte vëllanë të arratisur,  ka thënë në prani të disa bashkëfshatarëve të tij : “Unë do të votoj jo për ty, por për djalin e Bejto Faslisë që na ka shpëtuar jetën në ato kohë të vështira”. Dhe në atë fushatë kam pas disa raste të tilla. Mjafton fakti  kuptimplotë që jam zgjedhur deputet i Kuvendit Popullor dhe për mua kanë votuar rreth 65 për qind e zgjedhësve…..

Dua të përmend një fakt tjetër. Shkrimtari Lulash N.Palushaj,  shqiptar nga Malit të Zi,  në librin “Nusja me duvak të bardhë”, botuar në v.2014, përshkruan një moment ku, sipas tregimit të një malësori, që kishte djalin të arratisur dhe i ishin ngrirë këmbët, kërkon ndihmën e Bejto Faslisë, për ta sjellë në shtëpi. Dhe autori duke perifrazuar fjalët e babait të tij thotë “Bejto Faslia është treguar burrë dhe besnik….”.

Nuk do të zgjatem më por do të  përmend një paragraf nga libri “Malësia e Madhe siç e njoha unë” të shkrimtarit dhe studiuesit Nikolla Spathari, botuar në Shkodër në v.2001 (dhjetë vjet mbas përmbysjes së sistemit të kaluar). Dua të vë në dukje se Nikolla nuk ka qenë as komunist, as kuadër në atë periudhë, madje nga një fis me “cene” biografije….

“Lidhja e Bejto Faslisë pazgjidhshmërisht me Luftën pati rendësi të pazëvendësueshme. Ai njihej si burrë i nderuar e i respektuar në Malësi, si një patriot i vërtetë, ndaj propaganda që bënte armiku, se gjoja në luftë kundër armikut ishin çuar vetëm ca çilimi binte poshtë automatikisht.

Bejto Faslia la një emër të mirë në Malësi të Madhe. Ai luftoi si burrë, drejtoi si burrë, dhe, së fundi vdiq si burrë. Pavarësisht nga detyrat që ju ngarkuan, ai qe një njeri gjithmonë pozitiv, i prirur nga e mira, ndaj ka mbetur i pa harruar në Malësi të Madhe”

Edhe sot e kësaj dite, kur  shkoj në Malësi të Madhe, shkoj me krenari të veçantë për emrin e mirë që më ka lënë babai im dhe ashtu si deri më sot,  jam përpjekur  e do të përpiqem të ruaj gjithmonë emrin e mirë që ka më ka lënë e do të përpiqem me të gjitha mënyrat që këtë emër ta trashëgojnë edhe pasardhësit e mijë…..

****

Autori është ish-ambasador i Shqipërisë në Moskë. Botuar sot në gazetën Dita. Ndalohet riprodhimi pa lejen me shkrim të redaksisë. Shkrimi me të cilin replikohet mund të lexohet duke klikuar KËTU