Die Rede ist vom Bauunternehmer Alban Bitraj, der gemeinsam mit zwei weiteren Geschäftsleuten im Astir-Gebiet ein Monster errichten wird. Die Genehmigung wurde bereits vor einigen Monaten erteilt, wie die KKTU in den letzten Tagen bekannt gab. Die Bauarbeiten sollen in der Nähe einer Überführung auf der Ringstraße und in unmittelbarer Nähe der Hauptstraße stattfinden. Faksimile: KKT-Mitteilung von vor einigen Monaten, in der die Beschlagnahmung des 9-stöckigen Gebäudes angekündigt wird, das unter Verstoß gegen die Genehmigung errichtet wurde Vor einigen Monaten traf die KKT selbst eine Entscheidung bezüglich des Geschäftsmanns Alban Bitraj. An einer Stelle des Beschlusses heißt es, dass „das ohne Genehmigung zu Erwerbszwecken errichtete Gelände“ im öffentlichen Interesse enteignet worden sei. Es handelt sich um das Objekt „Wohn- und Dienstleistungsgebäude mit 5, 7 und 9 Stockwerken, mit 2 Tiefgaragenstellplätzen“, gelegen in der Straße „Kont Urani“, Gemeinde Tirana, mit der Bauträgerfirma „Fabri D“ sh.p.k. Den Unterlagen zufolge ist das Unternehmen im Besitz von Herrn Alban Bitraj, der im Jahr 2022 100 % des Unternehmens übernahm.
Rama “shpërblen” ndërtuesin Alban Bitraj, pas konfiskimit të 9 katëshit i jep leje për 30 katësh te Astiri!

Çuditë në Shqipëri zgjasin vetëm disa orë dhe jo 3 ditë. I tillë është edhe ky rast që VoxNews ka hulumtuar, ku një ndërtues është “shpërblyer disa muaj pasi qeveria i konfiskoi me letra një pallat 9 katësh në Tiranë.
Bëhet fjalë për ndërtuesin Alban Bitraj, i cili bashkë me dy biznesmenë të tjerë do të ndërtojnë një përbindësh në zonën e Astirit.
Leja është dhënë disa muaj më parë, ndërkohë që është zbardhur ditët e fundit nga KKTU-ja, ku ndërtimi do të bëhet në afërsi të një mbikalimi të Unazës dhe shumë afër rrugës kryesore.

Disa muaj më parë, vetë KKT-ja ka marrë një vendim për biznesmenin Alban Bitraj. Në një pikë të vendimit shkruhet se është konfiskuar për interes publik “të sipërfaqes së ndërtuar pa leje për qëllim fitimi”.
Bëhet fjalë për objektin “godinë banimi dhe shërbime 5, 7 dhe 9 kate, me 2 parkim nëntokë”, me vendndodhje në rrugën “Kont Urani”, Bashkia Tiranë, me zhvillues shoqërinë “Fabri D” sh.p.k. Sipas dokumenteve, firma është në pronëzi të z. Alban Bitraj, i cili është bërë pronar me 100 % në vitin 2022.

Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, disa muaj më parë KKTU ka marrë një vendim për miratimin me kusht të lejes së ndërtimit për objektin “godinë banimi dhe shërbimesh me 2, 12-30 kate mbi tokë dhe 4 kate nëntokë”, me vendndodhje në zonën e “Unazës së Re”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqëritë “Ere Architecture & Construction”, “Bega – 07” dhe z. Alban Bitraj.
Bitraj do t’a ndërtojë përbindëshin me ndërtuesin tjetër Arben Muçobega, i cili edhe ai është shpërblyer disa herë nga KKTU-ja kohët e fundit, sidomos në Himarë, Llaman dhe Dhërmi.

VoxNews shfletoi dokumentet e vendimit të KKTU-së, ku theksohet se vendi ku do të ndërtohet përbindëshi 30 katësh është e formuar kryesisht nga objekte banimi, disa prej të cilave janë rindërtuar dhe riformuluar sipas standardeve të reja të banimit. “Në këtë kuadër dhe studimi i truallit në fjalë është bërë për godinë banimi dhe shërbimesh, në bazë të kondicioneve dhe normativave të përcaktuara” thuhet në vendim.

Objekti do të ketë disa funksione, kryesisht për ambiente banimi dhe shërbimi. “Për sa i përket arkitekturës që arkitekti ka ndjekur, dominojnë elemente të shumtë vertikale dhe horizontale të cilat si rrjedhojë e objektit totalisht të bardhë krijojnë hijëzime të ndryshme në orë të ndryshme” thuhet në vendim.
Sipas saj, forma e objektit është në linjat e lakuara. “Objekti përbëhet nga 1 volum masiv, por krijon përshkallëzime përgjatë lartësisë, duke i dhënë dinamizëm formës, për ta sjellë sa më pranë konceptit që synohet” shkruhet në këtë vendim./ VOX NEWS
The government „rewards“ the builder Alban Bitraj, after confiscating
vor 2 Stunden … The government „rewards“ the builder Alban Bitraj, after confiscating the 9th floor, it gives him permission for a 30th floor in Astiri! 2025-07 ..