einmal Kasparl Theater von Kriminellen, wo Nichts passiert, als Deutsche, EU, Tirana Regierungsform
Western Balkans Summit in Tirana 2023 | Federal …
Bundesregierung
Samiti i Berlinit, Tirana merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare
Tirana është shndërruar ditën e sotme në qendrën e Europës pasi ka mirëpritur Samitin e Procesit të Berlinit ku marrin pjesë përfaqësuesit më të rëndësishëm të Bashkimit Europian, si dhe liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Ky takim i rëndësishëm që ka përfunduar sesionin e parë deri më tani ka marrë vëmendjen e medieve ndërkombëtare.
Associated Press thekson se ky samit nuk i jep rëndësi vetëm Ballkanit, në rrafshin politik dhe ekonomik, por edhe për faktin që një ngjarje e tillë, zhvillohet për herë të parë jashtë kufijve të Unionit Europian.
“Bashkimi Evropian ofron një plan të ri rritjeje për Ballkanin Perëndimor, duke hapur pjesërisht tregun e përbashkët”, shkruan prestigjiozja Associated Press, e cila e shoqëron lajmin me një kolazh fotosh nga pritja që i bën kryeministri Rama liderëve të Europës.
Edhe Radio France Internationale del me titullin “Integrimi i Ballkanit Perëndimor në fokus të samitin e Shqipërisë”, teksa vendos një foto ilustruese të presidentit francez me numrin 1 të qeverisë shqiptare.
Samiti i Procesit të Berlinit, nis ceremonia e pritjes zyrtare të liderëve të rajonit dhe udhëheqësve të BE
Ka nisur ceremonia e pritjes zyrtare të liderëve të rajonit dhe udhëheqësve të Bashkimit Europian tek kryeministria, tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.
Liderët e rajonit si edhe udhëheqësit e BE po priten nga kryeministri Edi Rama. Mbledhja do të mbahet në ambientet e Piramidës.
Kjo është hera e parë që Samiti i Berlinit zhvillohet jashtë një vendi të Bashkimit Europian.