GETAGGTE BEITRÄGE / Pestiziten

Ballkan Länder schicken Albanisches Obst, Gemüse zurück: stark mit Pestiziten belastet

zu dumm, korrupt, ist der Staat, von Kriminellen kontolliert

die Dunn EU Commissionm KfW finanzieren Alles

 

Pas domateve e pjeshkëve edhe specat e kuq të eksportuara nga Shqipëria me pesticide, Sllovenia i tërheq nga tregu

Pas domateve e pjeshkëve edhe specat e kuq të eksportuara nga Shqipëria me pesticide, Sllovenia i tërheq nga tregu

Foto ilustruese

 

Sllovenia ka tërhequr nga tregu një sasi me speca të kuq, të eksportuara nga Shqipëria për shkak të nivelit të lartë të pesticideve.

Pas domateve dhe pjeshkëve të bllokuara në Kroaci, në Slloveni është bllokuar një sasi me spec të kuq, ku ka qenë kompania Geaprodukt në Slloveni që ka dhënë urdhrin për tërheqjen e specave nga Shqipëria.

Në to janë gjetur pesticide në sasi të lartë si acetamiprid, formetanate dhe flonicamid. Produkti i eksportuar nga Shqipëria drejt Sllovenisë, nga data 24 gusht deri në 4 shtator, ishte paketuar në kuti kartoni dhe më pas në qese plastike.

Sipas mediave të huaja, kompania sllovene iu ka kërkuar të gjithë qytetarëve të mos e konsumojnë produktin, për shkak të pesticideve të tepërta, por ta kthejnë në vendin e blerjes ose ta hedhin. Ndërsa, personat që kanë qenë në kontakt me ushqimin e kontaminuar, duhet të dezinfektojnë duart, njoftuan autoritetet në Slloveni.

Ndërkohë, më 3 shtator, Kroacia dhe Bosnjë Hercegovina bllokuan pjeshkët nga Shqipëria, pasi përmbajnë pesticide. Po ashtu, Kroacia asgjësoi 4 tonë me domate shqiptare, pasi rezultuan të ishin spërkatur 5 herë më tepër se norma e lejuar me helmin që vret insektet chlorfenapyr. Domatet e rrezikshme u groposën nga shteti kroat, i cili po ashtu më 22 gushti kishte asgjësuar 5 tonë pjeshkë nga Divjaka, sepse në këtë frutë shqiptar ishte gjetur prezencë e lartë e metalit të rëndë, nikel.

https://shqiptarja.com/lajm/pas-domateve-e-pjeshkeve-edhe-specat-e-kuq-tw-eksportuara-nga-shqiperia-me-pesticide-sllovenia-i-terheq-nga-tregu

Wird geladen
×