die Ukrainische Mafia
DAS INTERNATIONALE „MILTON“ BETRUGS ANLAGE SYSTEM DES OLSI RAMA, OLTA JACKA, MIT AMANT JOSIFI
5. MÄRZ 2020 / POLITIK MAFIA
GEORG SOROS ZERSTÖRUNGS SYSTEM: GENDER ALLIANCE CENTER FOR DEVELOPMENT (GADC)
4. JUNI 2018 / ALLGEMEIN, INTERNATIONALE MAFIA
RUND UM COMPUTER BETRUG, WURDE VERMÖGEN IN TIRANA BESCHLAGNAHMT
SPAK furtunë në institucione, sekuestron 553 celularë dhe 110 kompjuterë!
SPAK furtunë në institucione, sekuestron 553 celularë dhe 110 kompjuterë!

Sekuestrimi i celularëve është një metodë që ka alarmuar politikën. Pjesa dërrmuese e ministrave, deputetëve dhe funksionarëve kanë asgjësuar telefonat e vjetër…

SPAK ka futur në panik politikën. Përveç përgjimeve, prokurorët po përdorin një metodë tjetër shumë efektive në zbulimin e aferave, atë të sekuestrimit të telefonave.
Agjentët e BKH kanë bërë vizita blic në shumë ministri, drejtori e institucione dhe shumë drejtorëve e funksionarëve u janë sekuestruar celularët, kompjuterët apo pajisje të tjera dixhitale.
Në raportin vjetor për vitin që lamë pas të SPAK të siguruar nga Pamfleti, jepen detaje mbi këtë metodë hetimi. Sipas SPAK, janë sekuestruar në total 553 telefona celularë dhe aty janë gjetur mesazhe, foto e prova të tjera kompromentuese. Po ashtu janë sekuestruar kompjutera, DVD dhe pajisje të tjera dixhitale.
“Gjatë vitit 2024 në Sektorin e Ekspertizës kanë ardhur për ekspertim 400 vendime ekspertimi për 841 prova dixhitale dhe konkretisht për 553 telefona celularë dhe tabletë, 110 kompjutera, 16 DVR dhe 162 prova të tjera dixhitale (hard disqe, USB, karta memorie, CD/DVD, etj)”, thuhet në raport.
Sekuestrimi i telefonave është një metodë që ka alarmuar politikën. Pjesa dërrmuese e ministrave, deputetëve dhe funksionarëve kanë asgjësuar telefonat e vjetër. Po ashtu të gjithë po përdorin aplikacione me shkallë të lartë sigurie. Duhet të theksojmë se BKH i sekuestroi 6 telefona Monika Kryemadhit dhe falë tyre u gjetën prova të forta që çuan pas hekurave Ilir Metën.