
Xhevdet Troplini,Ilir Meta, Altin Hajri
Durres Mafia: Xhevdet Tropolini, Elvis Doce – Port Side alias „Visi i Pojës“
3. November 2025 / Politik Mafia
Mafia Durres: Redi Tusha, Elvis Doçi, Nexhmedin Danaj, Adi Çobën. Xhevdet Troplini, Elvis Doçi, beschlagnahmt man. 3 Restaurants, 1 Cafee Bar, darunter: Port Side, Marquess, Dubai Inn
22. Mai 2025 / Internationale Mafia, Politik Mafia

Elvis Doci, „“Visi i Pojës““gesucht. Ein Langzeit Krimineller
Deputeti i Durrësit Arkend Balla dhe tenderi 7 milionë euro; kur organizatat kriminale fitojnë kontratat e shtetit

Kompania “NISATEL” e grupit Danaj–Troplini përfiton pjesën kryesore të tenderit për internetin e AKSHI-t, me lidhje direkte me deputetin socialist të Durrësit.
Tenderi 7 milionë euro për furnizimin me internet të Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit u fitua kryesisht nga kompania “NISATEL” sh.p.k., në pronësi të Sadrit Danaj, i skeduar nga SPAK për veprimtari kriminale. Drejtor menaxhimi i kësaj kompanie ka qenë deri pak para betimit deputeti socialist Arkend Balla, i mbështetur politikisht nga grupi “Troplini” i Durrësit. Të dy grupet kriminale, Danaj dhe Troplini, janë objekt i operacionit të përbashkët “Ura” të Antimafias Italiane dhe SPAK-ut. Pavarësisht kësaj, kompanitë e lidhura me ta vijojnë të përfitojnë tenderë publikë milionash, duke ekspozuar kapjen e prokurimeve shtetërore nga rrjete kriminale të lidhura me pushtetin politik.
Tenderët vazhdojnë t’i marrin kompani të lidhura me eksponentë të krimit, të afërt me kupolën e pushtetit, konkretisht edhe me deputetin socialist të Durrësit, Arkend Balla, i përshkruar si përfaqësues i grupit mafioz “Danaj–Troplini” në Parlament.
Fakti është ky: në Buletinin e Prokurimeve Publike të datës 26 janar 2026 është shpallur zhvillimi i tenderit për furnizimin me internet të Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit, me vlerë kontrate 7 milionë euro dhe afat shërbimi dy vite.

Ndër katër fituesit në bashkim operatorësh, përfituesja me përqindjen më të madhe të vlerës së tenderit është kompania “NISATEL” sh.p.k., me qendër në Vlorë, në pronësi të Sadrit Danaj, person i skeduar nga drejtësia dhe SPAK për aktivitete në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal ndërkombëtar.
Drejtor menaxhimi i kompanisë “NISATEL” sh.p.k. të grupit kriminal “Danaj” ka qenë deputeti aktual i PS në Durrës, Arkend Balla, i cili ka qëndruar në këtë detyrë dhe ka përfituar pagesë deri një ditë para betimit si deputet.
Ky deputet u zgjodh me një numër të lartë votash në zgjedhjet e 11 majit 2025, të cilat, sipas raporteve të agjencive gjurmuese, janë siguruar me mbështetjen e njërit prej krerëve të grupit “Troplini” të Durrësit, Ervis Doçi, i njohur si “Visi i Pojës”.
Lidhja e deputetit socialist Arkend Balla qëndron në faktin se ai është mbështetur nga grupi “Troplini”, ndërkohë që grupi “Danaj” i Vlorës e kishte drejtor menaxhimi të kompanisë së tij “NISATEL” sh.p.k., e cila rezulton përfituese kryesore e tenderit prej 7 milionë eurosh.
Grupi kriminal “Troplini” i Durrësit dhe grupi “Danaj” i Vlorës ishin subjekte të operacionit të përbashkët “Ura”, të zhvilluar më 25 maj 2025 në Shqipëri nga Antimafia Italiane dhe SPAK-u, mbi bazën e provave për trafik të strukturuar droge dhe pastrim parash.

Vëllezërit Danaj të Vlorës, të cilët konsiderohen si drejtues të deputetit të PS Arkend Balla, kanë pasur rol kyç në bashkëpunimin me grupin “Troplini” të Durrësit, si transportues dhe pastrues të parave të trafikut të kokainës, përmes kompanisë së tyre “General Trading LLC” me qendër në Dubai dhe “DUBAI IM” sh.p.k. në Shqipëri.
Nuk është rastësi që në tenderin prej 7 milionë eurosh përfituese është edhe kompania “ABISSNET”, në pronësi të Koço Kokëdhimës, i cili, në kohën kur ishte figurë dominuese e PS-së në Jug, emëroi Kryetar të Këshillit të Qarkut të Vlorës Sadrit Danajn, i dënuar në Itali për trafik droge dhe për rrëmbimin e vajzës së një biznesmeni në Siçili.
Në këtë tender, bashkë me kompaninë e lidhur me deputetin e PS Arkend Balla, kanë rezultuar fituese në bashkim operatorësh edhe kompanitë “MC NETWORKING” sh.p.k., “Digicom” sh.p.k. dhe “Albanian Telecommunications Union” sh.p.k./Pamfleti
Ervina Gjana im Solde der Mafia Clans, im Innernminsterium bis Loina Prifti
23. Dezember 2025 / Politik Mafia
IdentiTek, Shefqet Kastrati, Loina Prifti: Ausschreibungs Betrug, rund um Internet, Regierung, Telekom Kommunikation
“ Mafia“ Petrik und Spartak Kovaci: bauten die „Neue Pumpenstation“ in der Porto Romana, welche Durres unter Wasser setzte, welche nie funktionierte
15. Januar 2026 / Politik Mafia
Reine Deppen Mafia
Die Zerstörung, Fälschung, Diebstahl des Kadasters von Durres, durch kriminelle Banden aus Shiak
3. Oktober 2025 / Politik Mafia
„Erion Riçku“ Touristik Mafia: Drogenclans, wurden Chef der Kadaster Behoerde nicht nur in Durres: Rajmonda Dashi und mehr Verhaftungen
26. Oktober 2024 / Internationale Mafia, Politik Mafia
5 Kadaster Chefs von Durres verhaftet: Leonard Kadrimi, Dashnor Taulla,Bedri Luka und 448.000 qm Land wurden beschlagnamt
15. April 2024 / Politik Mafia
