ARCHIVE

Von der Ex-US/ PDIU Partei, wurden der „Shullazi! Partner, Ex-Abgeordnete: „Bujar Muca“ und 14 Kriminelle mit Waffen festgenommen

Tiefste Mafia: PDUI Schein US nahe Mafia und von US Verbrecher finanziert. Höhepunkt. unter Salih Berisha: 2005- ca. 2011

 

Të armatosur në lokal dhe kundërshtuan policinë, a po përgatitej atentat? EMRAT e të arrestuarve në Elbasan, mes tyre ish-deputeti Muça dhe miku i Shullazit

ELBASAN Ish-deputet i PDIU-së, Bujar Muça, u arrestua në një lokal në periferi të Elbasanit, në mesin e 13 të tjerëve, të konsideruar nga policia me precedentë të theksuar kriminal. Tre prej tyre mbanin pistoletë me fishekë në fole gati për qitje. Hetuesit dyshojnë se nuk janë klientë të rastësishëm në lokal, por se janë bërë bashkë për të organizuar ndonjë krim.

 ***

Një telefonatë anonime mesditën e së hënës në sallën operative të Policisë së Elbasanit çoi Forcat Operacionale dhe ‘Shqiponja’ në një lokal në periferi të qytetit pranë Bradasheshit, ku ishte marrë informacioni se kishte persona të armatosur.

Brenda bar restorantit “Zykollari” blutë gjetën 14 persona me banim në Elbasan, Tiranë, dhe vetëm njëri në Itali. Të gjithë u prangosën. Asnjë nuk mundi të ikë edhe pse disa kundërshtuan forcat e policisë, përfshirë Bujar Muça, ish-deputet i PDIU-së. 53-vjeçari përfundoi në pranga për kundërshtim të punonjësit të policisë.

Po ashtu, një nga personat e arrestuar është edhe miku i Emiljano Shullazit.

Vetëm 3 personave nga grupi që ndodheshin në lokal, iu gjetën armë. Endri Doda 43 vjeç, Ervin Cani 35 vjeç dhe Akil Kertusha 39 vjeç mbanin secili nga 1 pistoletë pa leje.

Klientëve jo të zakonshëm të lokalit, iu bë edhe kontroll në banesa.

Në disa apartamente policia thotë se gjeti doreza neuroparalizuese apo elektroshok, 4 radio si të policisë, jelek me mbishkrimin “Policia”, send në formë pistolete, sinjalizues në formë pistolete, thikë, shkop metalik, shuma parash, 4 automjete dhe 13 celularë të cilët pritet të ekspertohen.

Në mesin e të arrestuarve është edhe pronari i lokalit Tauland Zykollari, bashkë me djalin e tij të mitur, 17 vjeç. DVR e bar-restorantit ku policia ndërhyri befasisht u sekuestrua, pamjet e të cilave po këqyren nga hetuesit.

Policia ka dyshime se takimi i këtij grupi personash në lokal nuk ishte rastësor, disa prej të cilëve edhe me precedentë të mëparshëm penal.

Dyshimi shtohet pasi pistoletat u janë gjetur me fishekë në fole, që do të thotë se mund të ishin gati ose për t’iu përgjigjur ndonjë sulmi të mundshëm ose për të bërë krim.

Policia e Elbasanit thotë zyrtarisht se disa nga personat e arrestuar janë me precedent të theksuar kriminal për krime kundër personit dhe në fushën e narkotikëve, me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Emrat e personave të arrestuar:
1. Endri Doda, 43 vjeç – Armëmbajtje
2. Ervin Cani, 35 vjeç – Armëmbajtje
3. Akil Kertusha, 39 vjeç – Armëmbajtje
4. Blerim Heta, 39 vjeç – Kundërshtim policie
5. Egi Çaushi, 32 vjeç – Kundërshtim policie
6. Maksim Suçi (alias Lika), 50 vjeç –  Kundërshtim policie
7. Bujar Muça, 52 vjeç – Kundërshtim policie
8. Hanson Mullahi, 25 vjeç – Kundërshtim policie
9. Stefan Mehmeti, 46 vjeç – Kundërshtim policie
10. Ergys Tusha, 39 vjeç – Kundërshtim policie
11. Jurgers Mullahi, 30 vjeç – Kundërshtim policie
https://shqiptarja.com/lajm/u-gjeten-te-armatosur-dhe-kundershtuan-policine-ja-kush-jane-11-te-arrestuarit-ne-elbasan-mes-tyre-bujar-muca-pronar-i-kompanise-delta

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:

 

Ora 14:44

Sekuestrimi i armëve brenda lokalit në Elbasan, a po përgatitej atentat? (DETAJET)

1760446306_pistoletatesekuestruara.pngReport Tv ka mundur të mësojë më shumë detaje rreth aksionit në një lokal të Elbasanit një ditë më parë, ku u arrestuan 14 persona dhe u gjetën e sekuestruan armë zjarri.Tre nga 14 të arrestuarit ishin të armatosur me pistoletë, me fishekë në fole gati për qitje.Hetuesit dyshojnë se po planifikonin ndonjë krim. Në mesin e të arrestuarve janë edhe pronari i lokalit në Bradashesh, bashkë me djalin e mitur 17-vjeçar. Po kështu, i arrestuar është edhe ish-deputeti i PDIU, Bujar Muça. Ky i fundit u arrestua për kundërshtim të forcave të policisë, gjatë aksionit brenda lokali një ditë më parë.

Ora 12:59

FOTO/ Ky është lokali në Elbasan ku policia arrestoi 14 persona, disa me armë pa leje

1760439659_WhatsAppImage20251014at12.56.57.jpegKy është bar restorant „Zykollari“ në Elbasan ku policia arrestoi në flagrancë 14 persona, një pjesë e të cilëve disa me armë pa leje. Biznesi është në pronësi të Tauland Zykollarit, po ashtu i arrestuar në operacionin e policisë.

https://shqiptarja.com/lajm/u-gjeten-te-armatosur-dhe-kundershtuan-policine-ja-kush-jane-11-te-arrestuarit-ne-elbasan-mes-tyre-bujar-muca-pronar-i-kompanise-delta

Edi Rama i dhuron Sinan Idrizit 30 hektarë në Pyllin e Sodës

Anti-Mafia

Wird geladen
×