Albaner planen nur noch die Auswanderung, im kriminellen Enterprise von Albanien

„Economist“ Edi Rama, und seine vielen Kriminellen Partner in der Politik und vorbestraften Kriminellen Partner! BMZ, KfW, GIZ Mafia und Betrugsfinanzierungen

Das Land leert sich! 10 % der Albaner wollen dieses Jahr gehen, 33 % innerhalb eines Jahrzehnts

Der Tourismus stagniert, die Zahl der ausländischen Besucher im Land nimmt ab!

das „House of Cards“ Georg Soros Geschäft von Edi Rama mit dem Gangster „Ron Yeffet“

Wenige Strände waren in der Hochsaison voll. Abkassieren durch Mafiöse Gruppen an den Stränden, versuchte man durch Boykott, überall im Mittelmeer zu beenden.

Tourismus in Albanien: Schöne Strände, hohe Preise und eine Saison, die die Erwartungen enttäuscht

Von Esmeralda Topi und Atdhe Mulla

…………………………………………

Ausländische Touristen teilten diese Ansicht. Eine Spanierin, die zwei Wochen lang von Nord nach Süd reiste, beschrieb Albanien als ein Land, das „von den Preisen her mehr oder weniger mit Spanien vergleichbar“ sei.

……………………………………………..

Ihm zufolge steigen die Preise oft nicht direkt im Nominalwert, sondern indirekt durch Missbrauch der Produktmenge.

Eine mittelgroße Pizza wird zum Preis einer Familienpizza verkauft, während die kleinste Pizza als Standardpizza angeboten wird. Ebenso entspricht der Preis für ein Soufflé von 270 Lek in Tirana dem Preis für zwei Soufflés von 350 Lek in Shëngjin, Durrës oder noch schlimmer in Vlorë und Saranda.

Auch Irena Beqiraj, Expertin für Wirtschaft und Finanzen, betrachtet das Problem aus ökonomischer Sicht.

Der Tourismus erfordert Infrastruktur, die nur im Sommer genutzt wird. Investitionen, die drei Monate im Jahr genutzt werden, üben einen enormen Preisdruck aus. Darüber hinaus importiert Albanien die meisten Produkte, und dieses Modell kann zwangsläufig mit Inflation einhergehen .“

Tourismus in Albanien: Schöne Strände, hohe Preise und eine Saison, die die Erwartungen enttäuscht

Von Esmeralda Topi und Atdhe Mulla

Am Morgen des 25. August machten wir uns auf den Weg. Von Tirana aus fuhren wir Richtung Süden, um den Verlauf einer Touristensaison aus nächster Nähe zu erleben, die mit großen Erwartungen begann, sich aber nicht in den vielbeschworenen „Boom“ verwandelte.

……………………………………………………….

Wir setzten uns in eine bescheidene Bar am Rande des öffentlichen Strandes. Die Bestellung war einfach: ein Bier und ein Eiskaffee. Der Preis? 650 Lek. Soweit nichts Ungewöhnliches, aber als ich nach der Rechnung fragte, wurde der Kellner, ein höflicher Mann, verlegen. „Wir haben es noch nicht angemacht… “, sagte er ganz verlegen.

Ich ließ nicht locker und nach einer Weile brachte er ein handgeschriebenes Blatt. Ich erinnerte mich sofort an die berühmte Szene mit der Oregano-Rechnung, um die Muçi Bardhë gebeten hatte.

In Himara variierten die Preise. Eine Nacht im Hotel kostete zwischen 5.000 und 50.000 Lek, Zelte mit zwei Liegestühlen zwischen 1.000 und 2.000 Lek. Restaurants entlang der Promenade hatten ähnliche Preise wie in Tirana, weit entfernt von den „Phantomrechnungen“, die in den sozialen Netzwerken kursieren. Und die Einwohner von Himara betonten: „Himara ist nicht Dhërmi!“

Am Morgen des 25. August machten wir uns auf den Weg. Von Tirana aus fuhren wir Richtung Süden, um den Verlauf einer Touristensaison aus nächster Nähe zu erleben, die mit großen Erwartungen begann, sich aber nicht in den vielbeschworenen „Boom“ verwandelte.

Turizmi në Shqipëri: Plazhe të bukura, çmime të larta dhe sezoni që zhgënjen pritshmëritë

Nga Esmeralda Topi dhe Atdhe Mulla

Mëngjesi i 25 gushtit na gjeti në rrugë. Nga Tirana morëm drejtimin për në jug, me synimin për të parë nga afër ecurinë e një sezoni turistik që nisi me pritshmëri të mëdha, por që nuk arriti të kthehej në “bumin” e shumëpërfolur.

Rruga drejt Himarës zgjati rreth tre orë e gjysmë. Për fatin tonë të mirë, zgjimi i hershëm na kurseu trafikun, madje edhe në autostradën Tiranë–Durrës, e cila prej muajsh është kthyer në një makth udhëtimi për shkak të punimeve.

Në hyrje të Vlorës, tek rrethrrotullimi i njohur si “Kulaçi”, disa pika shiu na e prishën humorin për pak çaste. Por ndërsa iu afruam ujit të ftohtë, dielli doli sërish. Plazhet përbri shëtitores së Vlorës ishin thuajse bosh, me ndonjë pushues të rrallë.

Në Radhimë, dielli përvëlonte si në mes të korrikut, por as aty nuk kishte shumë njerëz. Pamja e rrugës na përforconte mendimin se këtë vit, Shqipëria nuk po përjetonte asnjë bum. Këtë përshtypje e konfirmonin edhe të dhënat zyrtare. Sipas INSTAT, në korrik, kulmin e sezonit veror, numri i turistëve të huaj ishte rritur me vetëm 0.4 për qind, ndërsa vizitorët gjithsej me 1.5 për qind krahasuar me një vit më parë. Një rritje e papërfillshme.

Nga Llogaraja në Himarë

Rrugës për në tunelin e Llogarasë, një tabelë blu shkaktoi të qeshura në makinën tone: Green Coast 13 km, Mykonos 598 km, Bodrum 773 km, Ibiza 1,531 km.

I them grupit me shaka: “Të gjitha këto kanë të përbashkët çmimet e kripura

Pak minuta më vonë, pasi kaluam tunelin ende pa pagesë, u gjendëm mbi Palasë. Pamja e Jonit ishte mbresëlënëse dhe na shoqëroi deri në Himarë, destinacionin final. Ndryshe nga Vlora, Himara gumëzhinte. Plazhi ishin mbushur me njerëz, vendas e të huaj, duke i dhënë një frymëmarrje ndryshe qytetit.

U ulëm në një lokal modest, buzë plazhit publik. Porosia ishte e thjeshtë: një birrë dhe një kafe e ftohtë. Çmimi? 650 lekë. Deri këtu asgjë e çuditshme, por kur kërkova faturën, kamarieri, një djalë i sjellshëm, u zu ngushtë. “Nuk e kemi ndezur ende…”, tha gjithë siklet.

Këmbëngula dhe pas pak solli një fletë të shkruar me dorë. M’u kujtua menjëherë skena e famshme e faturës së rigonit që Muçi ia kërkonte Bardhës.

Në Himarë çmimet varionin. Një natë në hotele kushtonte nga 5,000 mijë deri në 50,000 mijë lekë, ndërsa çadrat me dy shezlongë nga 1,000 deri në 2,000 mijë lekë. Restorantet buzë shëtitores kishin çmime të ngjashme me Tiranën, larg “faturave fantazmë” që qarkullojnë në rrjete sociale. Dhe himariotët këmbëngulnin se: “Himara nuk është Dhërmiu!”

Megjithatë, edhe ata pranonin se ky vit kisht një rënie të dukshme.

Në një market të vogël, bleva një shishe ujë për 50 lekë. Me kupon. Se fsheha habinë ndaj pronarja m’u përgjigj me humor: Shikoji të gjitha çmimet… i kam si në Tiranë. Nuk je në Dhërmi këtu!

“Hoteli është plot, por restoranti nuk ka konsum si vitin e kaluar. Ka rënie me të paktën 20 për qind”,  pohoi menaxherja e një hoteli në Potam.

Shqiptarët e varur nga “sponsorët”

Pushuesit vendas ankoheshin për çmime të papërballueshme. Një pensionist nga Elbasani, që pushonte me familjen në Potam, tha me humor:

“Për shqiptarët është shumë e shtrenjtë. Kam ardhur me sponsor, se vetë s’doja ta përballoja dot. Kush është sponsori? Baxhanaku!”, dhe qeshi me të madhe.

Edhe turistët e huaj ndanin të njëjtin këndvështrim. Një spanjolle që po qëndronte dy javë nga veriu në jug e përshkruante Shqipërinë për nga çmimet si vend “pak a shumë sa Spanja”.

Jo shumë e lirë për ne, është një vend për t’u zbuluar. Çmimet janë të ngjashme me Spanjën”, pohoi ajo, teksa shtoi se Shqipëria mbetet gjithsesi një vend për tu rekomanduar.

Dy vajza amerikane, në ditën e parë të pushimeve të tyre, mendonin ndryshe.

Jemi për herë të parë në Shqipëri. E kemi parë në TikTok e Instagram. Ne po bëjmë një udhëtim nëpër botë në kërkim të një përvoje të lirë. Dhe Shqipëria ishte në listën e Ballkanit. Pastaj bëmë kërkimet tona dhe Shqipëria dukej shumë e lirë dhe e bukur

Vajzat kishin ardhur në Shqipëri pas një jave pushim në vendet baltike dhe skandinave.

“Krahasuar me ato vende që ishin goxha të shtrenjta, këtu është më lirë. Edhe krahasuar me SHBA-të”, thanë njëzëri.

Turizmi është si ullinjtë

Në oborrin e një hoteli familjar në Himarë, nën hijen e ullinjve, takova vëllezërit Neranxi bashkë me nënën e tyre. Prej 20 vitesh ata e kishin ngritur me mund hotelin “George”. Arturi, vëllai më i madh i familjes e sheh turizmin si punë afatgjatë.

Unë personalisht jam në të njëjtat nivele, por mundohem me mish e shpirt. Unë nuk shoh të marr lekun e të ikësh, unë investoj tek klienti që ti lë shije të mirë në mënyrë që nëse do rikthehet në Himarë të vijë patjetër këtu”

Vëllai i tij shtoi një krahasim të goditur: “Turizmi është si ullinjtë, një vit jep prodhim, një vit jo. Kështu është dhe turizmi sepse njerëzit qarkullojnë

Rënia e turizmit këtë vit, sipas tyre, nuk e ka zanafillën tek çmimet e larta të jugut. Ata besojnë se Shqipëria është bërë më e shtrenjtë në tërësi.

Jetesa në Shqipëri është shtrenjtuar”, argumenton Turi.

Dhe kjo është e vërtetë, mendoja teksa bisedoja me ta, familjarë të përkushtuar pas një industrie që siç edhe vetë e pranonin është ende në fillesa.

“Problemet që kemi ne si industri turistike ishin dhe vjet dhe do të jenë edhe vitin tjetër. Ne jemi në fillim të turizmit masiv, nuk kemi përvojë, as traditë në turizëm siç mund të kenë komshinjtë tanë”, vijon me tej Arturi, duke pranuar edhe abuzimet që ndodhin në jug.

Nëse një dhomë ofron kushte për 70 euro, nuk ke pse e shet 90 sepse të gjithë e shesin 90. Kjo është pjesa e abuzimit”, shton ai.

Në fund, Arturi thotë se industria turistike në Shqipëri duhet të përqendrohet tek pushuesi vendas.

Këshilla ime është që të investojmë tek shqiptarët. Këtu e kam fjalën edhe për ata të Kosovës, për emigrantët. Turistët shqiptarë kanë një karakteristikë që shumë pak e kanë kuptuar: Janë të vetmit që mund të të vijnë dhe dy herë brenda një sezoni. Edhe tre herë

Kosova nuk është më “garanci”

Zak Topuzi që drejton “Shoqatën Shqiptare të Turizmit” kujton se Kosova ka qenë për vite burimi kryesor i turistëve. Por tashmë, sipas tij, “Kosova nuk është më treg i garantuar. Liria e lëvizjes ka sjellë liri zgjedhjeje, dhe kosovarët po zgjedhin përvojën më të mirë, shpesh Greqinë”.

Një faktor kyç që po ndikon në këtë zhvendosje është fuqia konkurruese e ofertave turistike rajonale në euro. Zhvlerësimi i euros me 27% (krahasuar me lekun) ka rritur ndjeshëm koston e paketave shqiptare. Në Greqi, për të njëjtin çmim, një familje kosovare mund të marrë shërbime të standardizuara, resort të mirë organizuar, vila me kapacitete të kufizuara dhe privatësi të garantuar”, argumenton Topuzi.

Ndërsa, ekonomisti Artan Gjergji shton se filozofia ‘kap çfarë të kapësh’ nuk është e qëndrueshme.

Mekanizmi i tregut është i pamëshirshëm. Nuk ka dënim më të madh për një biznes se sa ndryshimi i sjelljes dhe preferencës së klientëve si pasojë e abuzimit. Duhet reflektim në mendësi para se të jetë shumë vonë

Sipas tij, çmimet shpesh nuk rriten drejtpërdrejt në vlerë nominale, por në mënyrë të tërthortë, duke abuzuar me sasinë e produktit.

Një pica e mesme shitet me çmimin e një pice familjare, ndërsa pica më e vogël ofrohet si standarde. Po kështu, sasia e një sufllaqeje 270 lekëshe në Tiranë është e barabartë me dy sufllaqe 350 lekëshe në Shëngjin, Durrës, apo edhe më keq në Vlorë e Sarandë

Edhe Irena Beqiraj, eksperte për ekonominë dhe financat e sheh çështjen përmes logjikës ekonomike.

Turizmi kërkon infrastrukturë që përdoret vetëm në verë. Investimet që shfrytëzohen tre muaj në vit kanë presion të madh tek çmimet. Për më tepër, Shqipëria importon shumicën e produkteve, dhe ky model nuk mund të mos shoqërohet me inflacion

Rruga e kthimit nga Himara na la me një mendim të vetëm: Shqipëria është e bekuar me natyrë, por turizmi nuk bëhet vetëm me det e me diell përvëlues. Turizmi kërkon respekt për pushuesin, mendje të kthjellët për të ardhmen dhe vizion përtej verës./Faktoje.al

Turizmi në Shqipëri: Plazhe të bukura, çmime të larta dhe sezoni që zhgënjeu pritshmëritë