
Mafia Staat Albanien, ohne Gesetze, Recht, wo der Staat, Gangster nur Dokumente fälscht und zu blöde ist für Alles
Flodian Plaku wird beschuldigt, einer der Täter zu sein, die den ehemaligen Gefängnispolizisten Gentjan Bejtja, einen Freund von Ervis Martinaj, hingerichtet haben. Edison Haxhiaj war zuvor wegen dieses Vorfalls unter dem Vorwurf der „Begünstigung von Mordanschlägen“ festgenommen worden.
Fest in Hand von Kriminellen seit 25 Jahren: Primitiv, dumm, ohne Kenntnisse. der Neue Kadaster Chef im Edi Rama Stile erneut. Genc Deromemaj
Skandal në Kadastrën e Vlorës: Genc Deromemaj i PD hipotekon toka të zaptuara dhe nën sekuestro nga drejtësia
Si Drejtori i Kadastrës i emëruar nga Edi Rama ka shpërndarë certifikata pronësie për tokat e grabitura, duke shkelur ligjin dhe abuzuar me pozitat e tij…
Një skandal i madh ka shpërthyer në Kadastrën e Vlorës, ku Drejtori i ri, Genc Deromemaj, i emëruar nga Kryeministri Edi Rama më 24 qershor 2025, është përfshirë në një sërë abuzimesh dhe skemash të dyshimta që lidhen me pajisjen e tokave me certifikata pronësie përmes dokumenteve false.
Ky akt është bërë objekt i denoncimeve të shumta nga pronarë legjitimë të tokave, të cilët janë përballur me zaptimin e tokave të tyre nga individë të lidhur me botën e krimit dhe biznesmenë të ndryshëm.
Denoncimet e depozituara kanë bërë me dije se Drejtori Deromemaj ka filluar pajisjen e këtyre tokave me certifikata pronësie, madje edhe ato që janë nën masa sekuestroje nga prokuroria dhe që janë përfshirë në procese gjyqësore.
Sipas informacionit të një oficer i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Vlorës, deri tani, Deromemaj ka miratuar 1120 aplikime për pajisje me certifikata, nga të cilat 310 prej tyre janë pajisur në shkelje të ligjit. 130 prej këtyre tokave janë nën sekuestro nga organet e drejtësisë dhe janë pjesë e hetimeve për shkelje të rënda të ligjit.
Pas emërimit të tij, shumë nga pronarët e tokave janë shprehur të zhgënjyer dhe të shqetësuar për mënyrën sesi Deromemaj ka filluar t’i japë këto certifikata për tokat që janë grabitur dhe të zaptuara me dokumente false. Kjo lëvizje ka ngritur dyshime për lidhjet e tij të forta me figura të larta të Partisë Socialiste dhe mundësinë e përdorimit të pozitat për interesa të paligjshme. Sipas burimeve, të gjitha këto veprime mund të kenë një qëllim të qartë: mbulimin e transaksioneve të dyshimta të tokave dhe pasurive të paluajtshme që kanë lidhje me shtetarë të lartë të pushtetit dhe njerëz të fuqishëm të lidhur me këtë qeveri.
Përveç abuzimeve me tokat e grabitura dhe pajisjen e tyre me certifikata, Genc Deromemaj është përfshirë edhe në një tjetër skandal që lidhet me aktivitetet e tij të mëparshme si pjesë e Partisë Demokratike. Deromemaj, i cili ka qenë kryetar i degës së PD-së në Vlorë, ka pasur lidhje të ngushta biznesi me qeveritarë të PS-së.
Në vitin 2016, ai mori një koncesion 35-vjeçar për ndërtimin e Portit të Jahteve në Shëngjin, ndërsa në fund të mandatit të PD-së, i dha një koncesion tjetër për një hidrocentral në Mat.
Në vitin 2023, ai krijoi një kompani të re ndërtimi, “DM Vlora Sh.p.k”, në bashkëpunim me Knidi Merkaj, Kryetarin e Forumit Rinor të PD-së në Vlorë.
Ky partneritet biznesi ngre më tej dyshime për lidhjet e tij të dyshimta me figura të fuqishme politike dhe për mundësinë e përdorimit të pozitat për të pastruar pasuri dhe ndihmuar në përfitime të paligjshme.
Së fundmi, Merkaj dhe rinia e forumit rinor të PD-së braktisën Sali Berishën dhe iu bashkuan Edi Ramës, duke treguar një tjetër lëvizje taktike për t’i shërbyer interesave të pushtetit në momentin më kritik të politikës shqiptare.
Manipulimi i procesit të pronësisë dhe abuzimet me mundësitë e shtetit
Skema e ndjekur nga Genc Deromemaj për të pastruar pasuri dhe për të dhënë certifikata pronësie në mënyrë të paligjshme është një tjetër shembull i abuzimit me mundësitë e shtetit dhe manipulimit të procesit të pronësisë në Shqipëri. Kjo lëvizje ka si qëllim shpërndarjen e pasurive të grabitura dhe mund të krijojë një sistem të kontrolluar që favorizon individë dhe grupe të fuqishëm, duke përjashtuar qytetarët e zakonshëm dhe duke minuar besimin në drejtësinë dhe transparencën e shtetit.
Denoncimet e depozituara ndaj Deromemaj dhe hetimet që mund të zhvillohen për këtë çështje janë një hap i rëndësishëm për të kuptuar se si shteti shqiptar ka qenë një mjet në duar të individëve të lidhur ngushtë me pushtetin, të cilët po përfitojnë në mënyrë të paligjshme nga pozitat e tyre.
Ky skandal, që ka të bëjë me dhënien e lejeve dhe certifikatave për pronat e grabitura dhe manipulimin e sistemit të pronësisë, kërkon një hetim të thelluar nga organet e drejtësisë dhe SPAK për të zbuluar se si ka ndodhur ky abuzim dhe për të siguruar që drejtësia do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe jo të individëve të fuqishëm që po përdorin shtetin për të realizuar përfitime të paligjshme./Pamfleti
Super Gangster, Besitzer des Hotels Orikum in Orikum, konnte verhaftet werden. Alle Hotel Besitzer an der Küste, sind vorbestrafte Gangster
Gjykata e Vlorës jep masat për bashkëpunëtorët e Flodian Plakut, “kyç” në qeli pronarin e hotelit në Orikum
Gjykata e Vlorës ka dhënë masat e sigurisë për personat e arrestuar pak ditë më parë në Orikum, të cilët akuzohen se kanë ndihmuar Flodian Plakun.
Togat e zeza vendosën që të lënë në qeli tre prej tyre, ndërkohë që vetëm njërit, berberit i caktuan masën “detyrim paraqitje”.
Konkretisht, arrest me burg u la Albano Lapshi dhe Julian Aliaj dhe Ligor Doko, pronari i hotelit ku Plaku u prangos dhe i fshihej Policisë. Ndërsa për shtetasin Armando Dano, bebereri me origjinë nga Shkodra u la masa “detyrim paraqitje”.
Siç dhe bëmë me dije më herët, Lapshi i çonte ushqim Plakut, i cili ishte shpallur në kërkim si i dyshuar për vrasjen e ish-policit, Gentjan Bejtja. Ndërsa, Julian Aliaj u arrestua pasi u kap me armë zjarri pa leje.
Policia e Vlorës, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme Operacionale dhe RENEA-n, prangosën më 3 gusht Flodian Plakun, i njohur edhe me emrat Florian Serjani dhe Florian Mamo. Arrestim i tij u bë i mundur në ambientet e hotelit “Doko” në Radhimë, aty ku dhe ai prej javësh po qëndronte me mikun e tij, Julian Aliajn.
Një skuadër operacionale e Policisë së Shtetit, e drejtuar nga prokurori i Tiranës, Ridvan Suka, arritën të lokalizojnë Plakun, i cili është i dyshuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas në zonën e Orikumit.
Prej katër muajsh Operacionalja ishte përqendruar në këtë zonë, por nuk mundën që të binin në gjurmët e tij.
Falë ndihmës së një berberi nga Vlora, i cili ishte porositur nga miqtë e Plakur për të shkuar në hotelin ku dhe ai po qëndronte, policia mundi që të lokalizonte vendin ku ai po strehohej. Berberi u ndoq nga agjentët e operacionaleve, të cilët e panë duke hyrë në ambientet e hotelit për të qethur Flodian Plakut.
Pas verifikimit të vendndodhjes, RENEA bënë të mundur ndërhyrjen dhe arrestuan Plakun, pa bërë asnjë reagim. Gjatë kontrollit në dhomën e tij, u gjetën dy pistoleta, ndërsa bashkë me Plakun u arrestua edhe miku i tij, Julian Aliaj për akuzën “Mbajtje pa leje të armëve të zjarrit”.
Aliaj është proceduar gjithashtu për „Përkrahje të autorit të krimit“ dhe “Mbajtje pa leje të armëve të zjarrit” dhe do të ndiqet nga prokuroria e Vlorës.
Flodian Plaku akuzohet si një nga personat që ka ekzekutuar ish-policin e burgjeve, Gentjan Bejtja, mik të Ervis Martinaj. Më parë për këtë ngjarje është arrestuar Edison Haxhiaj për akuzën “Sigurimi i kushteve për të kryer vrasje”. https://newsbomb.al/aktualitet/gjykata-e-vlores-jep-masat-per-bashkepunetoret-e-flodian-plakut-kyc-n-i370352