neben illegale Bars, Bauten auf Bürgersteige, einem Hotelbau des Ex-Stadtdirektors: Vlore, eine Reine Verbrecherstaatwo auch die „Sacra Corona Unita“, ‚Ndrangheta aus Italien investierte. Einen Kellner, schlugen Polizei Schläger, wegen einer Wasserflasche zusammen, wo der Hotelbesitzer, 3 Hotels hat, der lies diese Banditen dann von 15 Männern zusammenschlagen. Die gesamte Küste ist in Hand von Edi Rama, Mirela Kumbara Kriminellen, die auch 2025; Küstenbäume und Wälder zerstörten, bis Thehti
Dieser peinliche Dummbau, gehört dem Erjon Ahmataj, Direktor für Stadtplanung der Stadtverwaltung von Vlora, als diese noch von Dritan Leli geleitet wurde.
Alle Posten, wie in Deutschland, sind an Dumm Kriminelle verkauft, was in Deutschland mit dem Posten Verfassungsrichter, oder RKI, und Klima Spinner beginnt
Erjon Ahmataj, i cili ka qenë Drejtor i Urbanistikës në Bashkinë Vlorë, kur kjo e fundit drejtohej nga Dritan Leli.
Shkeli lejen e ndërtimit, konfiskohet pallati i ish-drejtorit të Urbanistikës në Vlorë! Bici: Të njëjtin fat do kenë të gjithë abuzuesit (VIDEO)
Një pallat në ndërtim u konfiskua në qytetin bregdetar të Vlorës nga IKMT sepse ndërtuesi shkeli lejen e ndërtimit, duke zënë hapësirat publike. Paralajmërimin e dha kryeministri Rama, ndërsa në terren zbriti drejtuesja e IKMT-së, e cila tha se të njëjtin fat do të kenë dhe objektet e tjera pa leje ose në tejkalim të saj.
Vlorë/ 2 persona të plagosur me thikë pas përleshjes te ‚Uji i Ftohtë‘, përfundojnë në spital! Policia shoqëron 2 të dyshuar (EMRAT+VIDEO)
Ngjarja ndodhi orët e vona të mbrëmjes së sotme te rrethrrotullimi i Skelës. Krimi dyshohet se ka ardhur pas grindjes, ndalohen edhe 2 persona që dyshohet se janë të implikuar në krim. Gjendet dhe një thikë, të dyshuarit shoqërohen në Komisariat….
Nga
WEGEN einer falsch gebrachten Wasserflasche. Da muss noch mehr gewesen, Deppen Polizei Albanien, immer mit Kriminellen unterwegs
Dhuna ndaj kamerierit, menaxheri i hotelit tregon si u godit i riu, avokati përpiqet t’ia lërë përgjegjësinë shokut të policit
28/07/2025 19:46
Të tjera dëshmi dalin në lidhje me ngjarjen e shëmtuar të ndodhur përgjatë mbrëmjes së të shtunës në një prej njësive hoteliere, në Vlorë ku u dhunua një kamerier në krye të detyrës, teksa në konflikt ka qenë i përfshirë edhe një efektiv policie.
Një dëshmitar okular në vendngjarje ishte menaxheri i hotelit ku ndodhi konflikti i shëmtuar
Për tu mbrojtur, efektivi dhunues ka zgjedhur një avokat që mbulon çështje të nxehta, kujtojmë që Kujtim Cakrani është edhe avokati i ish-presidentit Ilir Meta.
Këtë herë për të mbrojtur klientin polic ai zgjedh t’ia hedhë fajin mikut të Arben Isufit, ndonëse pamjet e kamerave të sigurisë së lokalit e tregojnë qartë që është ish-shefi i qarkullimit ne Vlore dhunuesi i kamerierit. Ndërsa ka publikuar edhe disa pamje në rrjetet e tij sociale pas konflikitit që ndodhi me 18-vjeçarin.
Ndërkohë që ngjarja duket të ketë lënë gjurmë tek kamerieri i dhunuar, Ron Balaj.
18-vjeçari nuk është paraqitur me në vendin e punës dhe njerëz afër tij thonë se ai po përjeton momente jo të mira psikologjike për shkak edhe të përmasave që mori ngjarja, por edhe tentativave të vazhdueshme për ta manipuluar atë.
1.215 / 5.000

Ngjarja e ndodhur në Vlorë dy ditë më parë ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik. Kjo temë ka qenë objekt diskutimi dhe në një e,ision televiziv.
Lidhur me këtë ngjarje ka folur dhe Artan Hoxha, gazetari i ftuar në studio, i cili tha se ngjarja do të ishte ndryshe sipas tij nëse djali do të ishte jabanxhi dhe jo vlonjat. Ai tha më tej se ngjarja është ende e paqartë dhe e shkëputur. Hoxha shkon më tej, ku thotë se kryeministri, me reagimin e tij, i hodhi benzinë zjarrit.
“Ne kemi parë deri tani copëza të një mozaiku, kemi parë ato që kanë dashur të na japin. Kemi të bëjmë me një djalë të ri që shkon aty për muajt e verës për të punuar. Kemi një efektiv që shfaqet aty me ca precedentë. Ti ke në spital njerëz që kanë pësuar në fytyrë fraktura, edhe ne nuk e kemi parë pjesën tjetër. Ka ndërhyrë dhe kryeministri, që i ka hedhur benzinë zjarrit dhe situata është bërë kaotike.
Ndërkohë, pronari i objektit është një nga investitorët më seriozë, ka tre resorte. Përveç se është pronar, është dhe punëdhënësi më i madh në atë qytet.
Vendi ku ndodh ngjarja është Vlora. Vlora s’ka sebep të madh për të nisur sherri. Se po të ishte ndonjë jabanxhi, e dimë ne sesi mund të ndodhte. “– tha Hoxha.
Top Channel
28 Korrik 2025, 15:23
“Sherr për inate personale”/ Vëllai i policit në Vlorë flet sërish: Ardiani është goditur nga pronari i hotelit dhe 15 persona
Asnjë ndjesë publike nuk shprehu Flamur Isufi, vëllai i oficerit të policisë Ardian Isufi që një ditë më parë në restorantin e një hoteli në Vlorë dhunoi bashkë me mikun e tij, një kamerier që i kishte ngatërruar porosinë, duke çuar në tavolinën e tyre një shishe ujë më tepër.
“Video nuk është e plotë, vëllai ka larguar kamerierin, ai ka vazhduar debatin me personin tjetër personi që ka goditur nuk është vëllai im”, thotë vëllai i Arben Isufit, Flamuri.
Pavarësisht se kamerat e sigurisë së lokalit fiksuan momentin e rëndë, kur oficeri i policisë jashtë shërbimit u përfshi në incidentin fizik me adoleshentin që pasi i shërbeu si kamerier përfundoi i keqtrajtuar prej tij për shkak të keqkuptimit të porosisë, Flamur Isufi ndalet vetëm tek dhuna që u ushtria ndaj vëllait të tij
“Vëllai im është me shpatull të thyer, fraktura në fytyrë dhe në trup. Është goditur në lokal duke pirë kafe nga pronari dhe nga 15 persona dhe video është hequr, vëllai të mbajë përgjegjësi për gabimet që ka bërë, ata të mbajnë përgjegjësi për gabimet e tyre”, shprehet ai.
Kamerat e sigurisë së lokalit në lagjen pavarësia të qytetit të Vlorës treguan qartë dhunën e ushtruar nga nënkomisari Isufi dhe një shtetas tjetër i identifikuar si Leart bimo. Dy burrat shfaqen duke ushtruar dhunë fizike dhe verbale ndaj 18-vjeçarit, për Flamur Isufi pretendon se e gjithë ngjarja është sqaruar me babain e kamerierit të dhunuar.
“Ka ardhur babai i fëmijës, janë sqaruar dhe janë ndarë si miq, nuk kishte konflikt këtu. Këto janë inate personale se vëllai ka qenë shef qarkullimi në Vlorë. Nëse ka faj të mbajë përgjegjësi për pjesën që i takon”, shton Flamuri.
Pavarësisht dëshmisë kontradiktore të Isufit, në vendngjarje kishte edhe dëshmitarë që konfirmuan se fillimisht oficeri ka ndërhyrë me tone kërcënuese dhe kontakt fizik me të riun, i cili më pas u dhunua edhe nga ana e Leart Bimos.
Ngjarja ndodhi në prani të klientëve, të cilët, të tronditur, janë larguar menjëherë, duke lënë ambientin bosh.
Ish-shefi i qarkullimit rrugor në Vlorë, së fundmi i caktuar me detyrë si efektiv kufitar në Dibër u pezullua menjëherë nga detyra, ndërsa vetë kryeministri Rama kërkoi përjashtimin e plotë të tij nga radhët e policisë dhe dorëzimin përpara drejtësisë. /Top Channel