Verlorene Schlacht gegen illegale Bauten an der Küste, seit 30 Jahren

Vorbild, waren Amerikaner, die das Betrugssystem etablierten

 

Grabitja e pronave në Himarë, Gjykata e Lartë rikthen në “arrest shtëpie” Helidon Gjikokën; mbetet sërish jashtë burgut

Gjykata e Lartë në një vendim të marrë së fundmi dhe që e disponon “Pamfleti”, ka rikthyer në “arrest shtëpie” Helidon Gjikokën. Ky vendim është një sinjal i mirë, por nuk është i plotë. Gjikoka sërish do jetë i lirë, edhe pse kemi të bëjmë me një përvetësim pronash…

Gjykata e Lartë ka rikthyer në arrest shtëpie oligarkun, Helidon Gjikoka. Bëhet fjalë për një personazh kontrovers që ka grabitur prona në Vlorë, por që sërish mbetet jashtë qelisë.


Hetimet kanë siguruar prova të pakundërshtueshme se Helidon Gjikoka, i ka marrë pronën nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara, pronarit të “Ambel Beach”, Ilir Koka në Himarë. Konkretisht Helidon Gjikoka ku rezulton se disa vite më parë ka marrë me qira një pronë dhe disa objekte në Himarë nga shtetasi Ilir Koka.

Synimi i fshehtë i këtij personi nuk ka qenë asnjëherë biznesi por përvetësimi i kësaj prone, e cila ndodhet në një zonë tepër strategjike dhe të kërkuar, pikërisht buzë bregdetit në Dhërmi. Pra bëhet fjalë për një hotel dhe një truall. Objektin, Helidon Gjikoka arriti ta përvetësojë nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara dhe bërë pronar nëpërmjet sistemit të legalizimit të objekteve.

Më pas nisi hetimet prokuroria, e cila gjeti shkelje dhe ngriti dy akuza ndaj tij, atë të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Vjedhjes me Anën e Mashtrimit”. Ai u shpall në kërkim, pasi strehohej në Angli. Në mars të këtij viti ai u arrestua nga policia, por qëndroi në burg vetëm 20 ditë.  Vendimi për zbutjen e masës së sigurisë nga “Arrest në burg” në “Arrest shtëpie”, u mor në 24 Mars nga gjyqtari i Apelit Vlorë, Engert Pëllumbi.

Gjatë seancës gjyqësore, Gjikoka dhe avokati i tij, Irakli Koço, pretenduan se biznesmeni ishte dorëzuar në ambientet e komisariatit të Vlorës dhe se kërkonin lirimin nga qelia pasi ai nuk kishte rrezik largimi. Por prokurorja e çështjes, Elida Hoxha, e vuri theksin në një dokument të nxjerrë nga sistemi TIMS, ku sipas saj personi i pandehur Helidon Gjikoka është arrestua nga policia dhe jo vetëdorëzuar. Por pavarësisht kësaj, gjykata e nxori nga qelia dhe e la në “arrest shtëpie”.

Në vijim, i pandehuri ka paraqitur kërkesë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë (gjyqtarit të hetimeve paraprake), për zëvendësimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi” caktuar ndaj tij, me një masë sigurimi më të butë. Gjykata e refuzoi dhe ai ju drejtua Apelit, i cili ja hoqi masën “arrest shtëpie”, duke e lënë të lirë. Por prokurori i është drejtuar Gjykatës së Lartë, duke kërkuar që ai të kthehet në “arrest shtëpie”.

Gjykata e Lartë në një vendim të marrë së fundmi dhe që e disponon “Pamfleti”, e ka pranuar kërkesën dhe e ka rikthyer në “arrest shtëpie”. Ky vendim është një sinjal i mirë, por nuk është i plotë. Gjikoka sërish do jetë i lirë, edhe pse kemi të bëjmë me një përvetësim të tillë. Në burg janë ftuar njerëz që kanë ndërtuar një copë muri pa leje, ndërkohë ata që rrëmbejnë resorte mbeten jashtë. /Pamfleti

https://pamfleti-net.translate.goog/grabitja-e-pronave-ne-dhermi-gjykata-e-larte-rikthen-ne-arrest-shtepie-helidon-gjikoken-mbetet-serish-jashte-burgut/?_x_tr_sl=auto&_x_tr_tl=de&_x_tr_hl=de