Gjoba s’bën punë! Në Rrogozhinë vijon ndotja alarmante, mbetjet urbane ende digjen pranë Shkumbinit (VIDEO)
Pas gjobës së IKMT ndaj kompanisë “Viola-Green SHPK” me seli në Tiranë që duhet të bënte pastrimin e mbetjeve urbane në Rrogozhinë, kamera e Report Tv është ndalur në landfillin në natyrë ku masa administrative 2 mln lekë duket se s’ka ndryshuar asgjë. Buzë lumit Shkumbin vijojnë të hidhen mbetjet urbane të cilat digjen në natyre, duke shkaktuar ndotje të dyfishtë: të ujit dhe ajrit.
Kryetarja e bashkisë së Rrogozhinës, Antonela Dedej në një prononcim të dhënë të martën për Report Tv tha se „konstatojmë se shumë subjekte kanë hedhur mbetje jo ligjërisht aty. Përmes një vendimi të këshillit bashkiak do të rehabilitojmë këtë zonë dhe s’do lejojmë më mbledhjen e mbeturinave“, tha ajo. Po sipas Dedejt, sipërfaqja ku sot hidhen mbeturina do të mbillet me fidanë.
LEXO EDHE:
Bëri masakër mjedisore me mbetjet urbane nga Rrogozhina në Shkumbin, gjobë 2 mln lekë dhe ndjekje penale kompanisë në Tiranë
Foto nga djegia e mbetjeve në Rrogozhinë pranë Shkumbinit
Der Gangster: Lul Morina, baut illegal herum.
Ekskluzive/ OFL-ja u çoi formularin, zbardhet pasuria e vëllezërve Cafi në Shkodër, firmë peshku, njësi tregtare, hotel e restorante (VIDEO)
Shqiptarja.com” zotëron një raport të policisë së Shtetit, që bën fjalë për të kaluarën kriminale të vëllezërve Bledar dhe Gëzim Cafi në Shkodër, që të dy objekt i hetimit nga OFL-ja. Në këtë raport thuhet se dy vëllezërit Cafi ose ndryshe Bokrri, janë të dënuar jashtë dhe brenda vendit. Por kjo nuk i ka penguar ata të ngrenë biznese në qytetin e Shkodrës.
LEXO EDHE:
GJKKO i ‘ngrin’ 26 mln € asete krimit në vetëm 22 ditë! Polic privat për të ruajtur pronat
Sipas këtij raporti, Bledar Cafi ose Bokrri, i arrestuar në Francë dhe ekstraduar në Shqipëri si pjesëmarrës në një vrasje rezulton të ketë ngritur biznese në Shqipëri, si Bar-Kafe, një kompani peshkimi në lumin Buna dhe një njësi tregtare të produkteve me shumicë dhe pakicë në Shkodër. Sipas raportit të policisë njësia tregtare është hapur në datën 6 prill 2018 në lagjen “Salo Halili” në Shkodër. Objekti i kësaj njësie tregtare është “Tregtim i artikujve ushqimorë me shumicë dhe pakicë”.
Illegales Bauen in Sarande, für 5.000 € direkt in die Tasche der Bau Polizei: Festnamen. Ksamli Inseln, wo Alles illegal gebaut ist
Aktualitet
Mori 5 mijë euro dhe lejoi ndërtimin pa leje në Ksamil, në pranga inspektori i IKMT-së
Pas aksionit të mbrëmshëm në Ksamil, realizuar nga nga policia dhe IKMT për ndërtimet pa leje, janë prerë dy fletëarreste.
Mbrëmë u shoqëruan ne komisariat 7 persona, ndërkohë që mëngjesin e sotëm, është arrestuar një qytetar nga Saranda dhe një punonjës i IKMT-së, Tiranë.
Në pranga është vënë Altin Bogdani, 35-vjeç nga Tirana, Inspektor i verifikimeve në terren në Drejtorinë e Përgjithshme të IKMT, Tiranë.
Arrestohet dhe Vasillaq Vito, 43-vjeç nga Saranda. Bogdani akuzohet se ka marre ryshfet 5 mijë euro dhe 350.000 lekë të reja nga Vito, për të mos i prishur një pjese të një objekti në Ksamil, pronë e Vitos.
Gjatë kontrollit të ushtruar, Bogdanit iu gjeten 5 mijë euro, 350 mijë lekë, tre telefona celularë dhe një sasi prej 1.56 gram “cannabis sativa”. Dosja i ka kaluar GJKOK Tiranë.