140 Millionen € erhielt Albanien von der EU, für die Umwelt, den Schutz der Flüsse usw.. unter Minister Fatmir Mediu, einem Langzeit Verbrecher. Die Bushait Müll Deponie, mit der Firma Becker, wurde erfunden, ein reines Betrugs Projekt, wie so oft. Und überall werden die Wälder abgeholzt, ebenso für illegale Geldwasch Bauten der Albaner Mafia, einer enormen Umwelt Vernichtung seit 20 Jahren
Der „Lana“ Fluss, dient wieder als Entsorgung für Krankenhaus Müll, denn die Edi Rama Skandal Partner kassieren nur Millionen, ohne den Müll richtig zu entsorgen. Die Vorgänger identisch, weil die EU vollkommen korrupt ist, nur ihre kriminelle Energie auslebt. Die GTZ ebenso, schon vor 20 Jahren
Skandali mjedisor, ilaçet e skaduara hidhen buzë lumit të Tiranës
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës një skandal me ilaçe të skaduara, të cilat në vend që të asgjësohen, hidhen buzë lumit.
Ilaçe të forta për sëmundje nervore, epilepsi, apo edhe qetësues të fortë, të cilat kanë skaduar prej vitesh, janë hedhur në afërsi të Lumit të Tiranës, në kilometrin e parë të rrugës së Arbrit, midis fshatit Brar dhe Tujan, në Tiranë. Ilaçet janë të pa hapura dhe kanë skaduar, ndërsa disa prej tyre janë prodhuar në Shqipëri, të tjera në Itali, Greqi, Turqi, Maqedoni madje edhe në Gjermani.
Në këtë vend, janë hedhur edhe shiringa të pa hapura, por të skaduara si dhe pajisje mjekësore.
Në redaksinë e emisionit “Fiks Fare” mbërriti një video, në të cilën tregohen se ilaçet e skaduara janë hedhur vetëm 50 metra larg Lumit të Tiranës. Mjafton një shi i lehtë dhe të gjitha ilaçet e skaduara do të përfundojnë në lumin e Tiranës. Pas videos, gazetarët e Fiks Fare shkuan në vendin ku janë hedhur dhe rezultoi se është fare afër lumit, madje 300 metra larg kanionit të fshatit Tujan. Ato janë hedhur në një përrua, ndërsa janë të pa groposura apo të pa djegura. Ilaçet janë të pa hapura, por nga një verifikim rezultoi se ato kanë skaduar.
Gazetarët e Fiks Fare gjetën në këtë vend ilaçe si “Metropolol” 100 mg, i cili është ilaç që lufton sëmundjet e hipertensionit, aritmitë etj. Një ilaç tjetër është “Eufilinë”, 100 mg, që përdoret për trajtimin e bronkospazmave të prapësueshme të shoqëruara me astmë ose sëmundje pulmonare kronike. Ilaçi është prodhim i kompanisë “Profarma”.
Një tjetër që gjetën gazetarët e Fiks Fare është i kompanisë “Novartis”, data e skadencës ishte në nëntor të vitit 2014. Gjithashtu edhe bar “Veprol” 80 mg, data e skadencës ishte maj 2017. “Foradil”-i kishte skaduar në nëntor 2017, ndërsa tableta ishte e pa hapur dhe në nëtyrë. Gjithashtu, gazetarët gjetën qindra antibiotikë pluhur, të pa hapur, të cilat kanë skaduar në vitin 2017. “Aminofilina”, e paketimit 240 mg kishte skaduar në tetor 2017, ndërkohë “Nalidicinë”, tabletë 500 mg, kishte skaduar në maj 2017.
Të hedhura, edhe ilaçe spitali!
Në vendin ku janë hedhur barnat mund të gjesh edhe ilaçe që janë për përdorim spitalor. Gjithashtu edhe shumë shiringa dhe pajisje serumi bashkë me agen. Gazetarët gjetën qindra mijëra ilaçe të skaduara, të cilat janë hedhur në terren të hapur. Gjetën antibiotik, prodhim gjerman, që kishte skaduar në vitin 2018. “Aminofilina”, e cila ishte prodhim maqedonas, skadonte në vitin 2021, por paketimi ishte gjysëm i hapur. Gazetarët gjetën edhe qindra maska oksigjeni, prodhime të ndryshme, si dhe antibiotik “Gentamicinë”, të skaduara në vitin 2017. Gjithashtu, gjetën edhe “Nitrepindin”, e skaduar në tetor 2017, ndërkohë ka edhe pajisje laboratori për marrjen e gjakut.
Midis ilaçeve të skaduara, gazetarët pikasën edhe barin “Tazorek”, paketimi i të cilit ishte me pullë të Ministrisë së Shëndetësisë. Ndërkohë, poshtë pullës thuhej “çmim spitalor”. Pra, përdorimi ishte për spitalin. Ky ilaç kishte skaduar në në nëntor të vitit 2017 dhe është prodhim grek. Ilaçe të tilla kishte me qindra, sërish të pahapura dhe në terren të hapura, buzë lumit. Në terren ka edhe serume, “Acid folik”, të skaduara që në dhjetor 2017. Gjithashtu, në terren ka shumë shiringa si dhe “Polignax”, që ka skaduar në shkurt të vitit 2017.
http://pamfleti.net/skandali-mjedisor-ilacet-e-skaduara-hidhen-buze-lumit-te-tiranes/
Krankenhaus Abfall, abgelaufene Medikamente werden im Lana Fluss entsorgt, durch Edi Ramas: Krankenhaus und Müll Mafia, wo er eine sehr lange Tradition hat