137 Kilo Kokain, auf 4 Container verteilt und die uralten Kosovo Verbrecher Kartelle in Durres. Einer der grossen Verbrecher in Durres, diese Familie, was jeder wusste seit 22 Jahren, wie man auch den Kommentaren in den Medien entnehmen kann und tauchte mit dem Edi Rama, Financier: Daut Kadrinosky, auf der unter dem Namen Ahmeti nach Gesichts Operation in Golem in 2001 verhaftet wurde, trotz Gesichts Operation: Der damals grösste Drogen Schmuggler Weltweit aus Europa.

Schlüssel Figuren des Hafens wie immer dabei. Die Griechen liessen einen Container aus Exduador weiter befördern mit Kokain in den Hafen Durres, wo die Deutsche EMS mit ihren kriminellen Partnern zuständig ist für Container. Uralte von Steinmeier aufgebauten Drogen Kartell, denn die Familie ist für Verbrecher und Drogen Schmuggel einschlägig bekannt. Der Sohn Gemtian Majlindi, wurde Mehrfach wegen Gross Drogen Schmuggel verhaftet, auch in 2013, und kontrollierte auch 1999 den Hafen Durres. Man erhielt von Steinmeier für den Drogen Schmuggel das Stuttgarter Konsulat, für den Super Kriminellen „Shala“ und „Syla Clan.2! Illegales Bauen, Landräuberi, Dokumenten Fälschung, Drogen Handel das ist gut bekannt, von dem selbst ernannten Geheimdienst Vertreter: Ilir Majlindi, der ständig über die Zustäne in Albanien, alle Minister Präsidenten direkt auf seinem Handy gespeichert hat, und Schlüssel Direktoren des Zolls, Polizei usw und den Ex-Bürgermeister Vangjush Dako, ebenso. Adrian Bega, Sicherheits Offizier des Hafens, kontaktierte direkt Ilir Majlini, wegen der Ankunft des DRogen Containers, udn Zielort die Verbrecher Region Golem, Fels von Kavaje (Shkëmbit të Kavajës), wie Plepa! Die Familie hat sogar ein Fischerboot registriert in Durres, was auch lange bekannt ist, für den Zwischen Transport über See.die „Eniwej“! Vorbei fahrende Boote, Yachten wurde so mit Drogen versorgt, was auch vor 15 Jahren bekannt war.

3 Personen aus der Hafen Sicherheit wurden festgenommen, darunter der Chef für die Container Bewegung und Güter des Hafens. Alles unter Kontrolle von Kriminellen in Durres, was an Arber Cekaj erinnert und sein Kokain Verteil und Import Imperium von Bananen und Kokain. Alternativ ist die Hamburger SPD, Albaner Verbindung der zweite Kokain Import Weg von Kokain.

  • Gentian Malindi

    Ilir Malindi

Die Kosovo Verbrecher in Albanien: „Ragip Haxhiajdini“, von Daut Kadrinovsky, Enver Shala, Familie Kapiti, Gashi, Ramuz Haradinaj, Ilir Majlindi, Lulzim Berisha

137 kilogramë kokainë në Durrës – Çfarë dimë deri më tani për operacionin e përbashkët Greqi-Shqipëri

Die Hafen Polizei organiserte den Schmuggel: Altin Myslimhaka und Ardian Bega und erneut im neuen Fischereihafen Durres, wurde auf dem angeblichen Fischereiboot, der Majlini Familie nochaml 2 Kilo Kokain gefunden. Eine DEA Operation erneut, welche sich bis Bayern, Hamburg erstreckt und in Ecuador begann, im Hafen Piräus die Container kontrolliert wurden

137 kg kokainë në 4 kontenierët nga Ekuadori/ Pranga 2 pritësve në Durrës, policia zëvendësoi drogën me oriz me GPS – DETAJET

TIRANË – Katër kontenierë me banane të nisur nga Ekuadori me destinacion final Shqipërinë, kanë qëndruar të bllokuar në portin e Durrësit prej muajit gusht 2019, pas konstatimit nga DEA amerikane se brenda në kontenierë, në dyshemenë e tyre kishte kokainë. Për të zbuluar grupin kriminal, në portin e Pireut në Greqi ku kontenierët kaluan tranzit, autoritetet greke zëvendësuan kokainën me pako me oriz. Me ndërhyrjen e Policisë shqiptare në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet greke dhe DEA në Athinë, arritën që në një operacion të koduar „Kuito“, të sekuestrojnë një sasi të konsiderueshme kokaine, prej 137 kilogramë.

Në pranga kanë rënë dy pritësit, Ardian Bega 53 vjeç dhe Altin Mislihaka, 35 vjeç nga Durres, njëri punonjës i sigurisë në Portin e Durrësit, ndërkohë që është shpallur në kërkim një person i tretë, businemen nga Durrësi, Gentian Malindi, 45 vjec, pronar i një kompanie për tregtiimin e produkteve të detit, i arrestuar më herët me lëndë narkotike (në vitin 2013). I arrestuari Mislihaka ishte pastrues në anijen e peshkimit të Gentian Malindit, „Eniwej“, dhe kishte leje dhe akses për tu futur në portin e Durrësit. Gentian Malindi është djali i avokatit të njohur, Ilir Malindi.

Në një konferencë për mediat, drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, tha se hetimet vijojnë për të zbuluar përfshirjen e personave të tjerë në këtë rrjet kriminal, pasi ende nuk është mësuar se kush qëndron në krye të trafikut.

Sinjali nga DEA: Në kontenierë ka drogë! Kurthi i policisë: Oriz me GPS në vend të kokainës

Autoritetet e shtetit fqinj dhe DEA amerikane, i dërguan informacionet policisë shqiptare, duke i kërkuar të mbikëqyrin kontenierët me banane pasi brenda tyre ishte kapur kokainë dhe ishte zëvendësuar me oriz me GPS. Ndalesa tranzit e 4 kontenierëve të nisur nga Ekuadori për Shqipëri, ishte Pireu, aty ku autoritetet greke në koordinim me policinë shqiptare, bënë dorëzimin e kontrolluar të kontenierëve. Por për të rënë në gjurmët e trafikantëve, policia zëvendësoi kokainën me orizë në të cilën vendosën GPS për të qenë në ndjekje të lokacionit të personave që mund të merrnin lëndën narkotike, pa e ditur që ajo ishte zëvendësuar me oriz. Ky kurth i policisë u ndoq për të mos humbur gjurmët e trafikantëve ndërsa në kontenier u lanë disa pako me kokainë për të mos u vënë re nga trafikantët.

Hetimet prej muajit gusht, punonjësit e sigurisë u kapën me „presh në duar“

Të vetmit që u paraqitën në Portin e Durrësit ishin dy personat tashmë të arrestuar, njëri punonjës i sigurisë në Portin e Durrësit. Duke shfrytëzuar këtë fakt, ata kanë hyrë lehtësisht tek kontenierët duke përdorur bexhin e punës, dhe siç tha drejtori i Policisë, Ardi Veliu në konferencë, kanë marrë një sasi lënde narkotike nga kontenieri dhe e kanë transportuar me një automjet me targa franceze, duke e çuar në një zonë që ata kanë menduar të sigurt. Por policia i ka pasur në mbikëqyrje përmes GPS, dhe ka bërë të mundur arrestimin e tyre në flagrancë. Ka mundur të shpëtojë pasi ka pikasur orizin në pakot me kokainë dhe e ka hedhur nga makina tek „Shkëmbi i Kavajës“.

„Në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe persona të tjerë në Portin e Durrësit, duke shfrytëzuar faktin që kishin akses në hyrje dhe dalje në Port bënë të mundur nxjerrjen e një sasie të lëndës narkotike nga kontenieri ku ndodhej në sheshin e kontenierëve dhe dërgimin e saj në një zonë të sigurtë që ata mendonin, por që është sekuestruar nga Policia gjatë operacionit. Të gjitha veprimet e kryera nga ta ishin të mbikëqyrura nga strukturat e Policisë së Shtetit, të cilët bënë të mundur sekuestrimin e të gjithë lëndës narkotike, arrestimin e dy personave dhe shpalljen në kërkim të një tjetri, për veprat penale “Trafiku ndërkombëtar i lëndëve narkotike, e kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal“, tha Veliu.

Ardian Bega 53 vjeç dhe Altin Mislihaka, 35 vjeç, u arrestuan dhe sot u lanë në masë arresti me burg nga Gjykata për Krime të Rënda, ndërsa një person tjetër është shpallur në kërkim nga policia, Gentian Malindi. Duke përdorur bexhin si punonjës të portit, ata janë afruar pranë kontenierëve çka solli dhe arrestimin e tyre.

Ata kishin rolin e pritësit të drogës, siç u tha zyrtarisht nga policia, por nuk dihet ende se cila është kompania që kishte porositur bananet në Shqipëri.

Sinjalet nga DEA amerikane, takimet me autoritetet greke dhe operacioni në Shqipëri

„Policia e Shtetit ne bashkëpunim me Autoritetet Ligjzbatuese Greke në koordinim me Zyrën e DEA-s në Athinë, nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë finalizoi me sukses operacionin ndërkombëtar „KUITO“ – tha Ardi Veliu – Policia Shqiptare organizoi  dorëzimin e kontrolluar pas miratimit dhe lejimit nga Autoritetet Greke, procedura të cilat filluan nga pala shqiptare që në muajin gusht 2019 dhe përfunduan sot më datë 27.09.2019.  Gjatë kësaj periudhe u realizuan disa takime operacionale nga Policia e Shtetit me Autoritetet Policore Greke dhe Zyrën e DEA-s. Këto takime u realizuan në Tiranë dhe në Athinë për shkëmbimin e informacioneve dhe mbarëvajtjen e operacionit që do zhvillohej për goditjen e aktivitetit kriminal të personave që trafikonin lëndë narkotike të llojit kokainë nga Ekuadori në Greqi dhe më pas në Shqipëri, nëpërmjet rrugës detare.

Në realizimin e këtij operacioni, për dorëzimin e kontrolluar janë zbatuar të gjitha teknikat speciale të hetimit,  të miratuara me ligjin nr. 8920., datë 11.07.2002, për Ratifikimin e Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër Krimit të Organizuar ndërkombëtar dhe dy protokolleve shtesë të saj. Gjatë kryerjes së veprimeve procedurale, u aplikuan me profesionalizëm dhe sukses të plotë të gjitha format dhe metodat speciale te hetimit, të përcaktuara në Kodin e Procedurës Penale. Gjatë zhvillimit të këtij operacioni morën pjesë Drejtoria Hetimore Qendrore, Departamenti për Kufirin dhe Migracionin, ZQK Interpol Tirana, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë e Durrës dhe Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit Durrës“, tha Ardi Veliu. I pyetur nga gazetari i Report TV Arsen Rusta nese kokaina ishte e destinuar per tregun shqiptar apo ate te BE-se, Drejtori i Policise se Shtetit tha se „hetimi vazhdon“, duke e mbyllur deklaraten para gazetareve me kete pergjigje te shkurter.

1569580068_ardiveliu.jpg

Policia e Shtetit dhe Prokuroria per Krime te Renda ne Konference per Mediat

Qindra konteniere me banane nga Ekuadori, 500 kg kokaine ne Greqi

Nga Ekuadori ishin nisur një numër i madh kontenierësh me banane, në një anije. Rreth 100 kontenierë ishin me destinacion final Pireun, disa të tjerë vendet e BE-së, dhe 4 me destinacion Shqipërinë. Autoritetet greke kontrolluan kontenierët me destinacion Pireun, ku gjetën rreth 500 kilogramë kokainë duke zbërthyer një grup të strukturuar kriminal. Ndërkohë për 4 kontenierët që do vinin në Shqipëri, kërkuan bashkëpunimin e autoriteteve shqiptare, duke lejuar kalimin e tyre nga porti i Pireut, për tu zbuluar në Portin e Durrësit, nëse mund të gjendeshin edhe bashkëpunëtorët e grupit të strukturuar kriminal.

Historia e përsëritur e kokainës në kontenierët me banane

Kokaina e fshehur në kontenierë me banane është një histori e përsëritur, pas sasisë më të madhe të kokainës të kapur ndonjëherë në Shqipëri: 613 kilogramë kokainë në kontenierët e kompanisë „Arbi Garden“ në mars të vitit 2018 në Portin e Durrësit. Pronari i kontenierëve, Arbër Çekaj, është ekstraduar së fundi nga Gjermania, dhe do të përballet me akuzat e trafikut të drogës. Edhe në atë operacion, policia e evidentoi kokainën në kontenierët në Portin e Durrësit, por e la të shkonte në magazinat në Maminas për të kapur në flagrancë anëtarët e grupit kriminal.

1569573614_kontenieri.jpg

Kontenieret e bllokuar në Portin e Durrësit

*Raportuan për redaksinë online të Shqiptarja.com, gazetarët e Report Tv, Arsen Rusta dhe Xhensila Kodra

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 12:37

Kush është porositësi i kokainës në Durrës që po kërkohet nga Policia?! Si e kuptoi se ishin futur në kurth (FOTO)

Gentian Malindi, 45 vjeç, është personi në kërkim nga policia për 137 kilogramët e kokainës të kapura në kontenierë me banane në Portin e Durrësit. Gazetarja e Report Tv, Xhensila Kodra, raporton se ai ka qenë me dy të arrestuarit, Ardian Bega dhe Altin Mislihaka, por i ka shpëtuar policisë pasi ka kuptuar se në pakot me kokainë mund të kishte GPS. Oficeri i sigurisë ka hyrë Portin e Durrësit duke shkuar deri në kontenierët ku ka marrë disa pako me kokainë me porosi të Gentian Malindit. I shoqëruar edhe nga ALtin Mislihaka, punëtor në anijen e peshkimit të Malindit, ata kanë dalë nga porti me disa pako me drogë, më tej i kanë transportuar në një automjet me targa franceze ku ka qenë edhe Gentian Malindi, pronar i një anije peshkimi, “Eniwej” dhe biznesmen i tregtimit të produkteve të detit. Por ky i fundit kur ka parë se paketimi ishte ndryshe nga çfarë ishte kërkuar, ka kuptuar se po ndiqeshin nga policia, dhe ka mundur të arratiset. Në pranga përfunduan vetëm dy personat që morën drogën nga kontenierët.Sipas dëshmisë së dhënë nga një prej të arrestuarve, Ardian Begës, ata kanë hyrë në port nga ana e Urës së Dajlanit dhe kanë mundur të marrin disa nga pakot me drogë me porosi të Gentian Malindit. Rruga e tyre ka vijuar drejt Shkëmbit të Kavajës, kur gjatë ecjes kanë kuptuar se diçka nuk shkonte. Ishte pikërisht Gentian Malindi që kuptoi se në pakot e kokainës kishte edhe oriz. Sipas dëshmisë dhënë para oficerëve të Ardian Begës, Malindi u ka kërkuar të mos flasin pasi në automjet mund të kishte çip, ndërsa ka hedhur nga makina pakot e drogës në autostradë pranë një hoteli.Gentian Malindi ka qenë edhe më herët i arrestuar dhe proceduar për drogë. Në qershor të vitit 2013, Malindi është arrestuar pasi në një furgon mallrash u gjet nga policia 500 kilogramë kanabis, në një operacion të koduar „Sfida“. Lënda narkotike vinte nga Lazarati.Në vitin 2015, ai ka akuzuar Policinë Kufitare se bënin kontrolle të vazhdueshme në anijen e tij për drogë.1569580660_gentianmalindi1001.jpg

Gentian Malindi

 

Ilir Malindi

Gentian Malindi është djali i avokatit të njohur, Ilir Malindi.

m.v./G.M./Shqiptarja.comTAG:

Komento

Komente

  • LORA: 27/09/2019 12:42

    Lajm i mire dhe shpreseplote per rritjen e pandalshme te profesionalizmit ne Policine e Shtetit

    Përgjigju

    • Tir: 27/09/2019 13:03

      Po ca ritje profesionale a zevendesohet kokaina me oriz…. ky ishte lajmi qe jeni ne vezhgim….nje dekonspirim i brencem.