Die Deutsche Justiz ist vollkommen absurd, in der EU, Weisungs gebunden, die höchsten Posten verteilt man nur nach Partei Proporz im übelsten Mafia Stile, was die EU GRECO Reports seit Jahren kritisieren.
Selbe Abteilung: Berichte fälschen, ein Profi Betrüger
Fleckenstein: “Albania fulfilled conditions for EU accession negotiations”
Amerikaner, EU, „Zivile Gesellschaft“ – moralisch korrupte selbstgerechte Vollidioten
Arta Marku flet nga Durrësi: Kuvendi të aktivizojë mekanizmat kontrollues
18/03/2019 11:07
Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku i ka bërë thirrje Kuvendit të Shqipërisë të ndërhyjë sa më shpejt në plotësimin e bazës ligjore për masat disiplinore në sistemin e drejtësisë, që e vlerësoi jashtë çdo kontrolli.
Vendimi i vitit 2017 i Gjykatës Kushtetuese ka krijuar një boshllëk ligjor që i lë të paprekur magjistratët, pavarësisht shkeljeve të bëra gjatë funksionit të detyrës. Marku u shpreh se, “edhe një ditë është shumë për ta lënë sistemin e drejtësisë pa kontroll”.
“I bëj thirrje Kuvendit të miratojë sa më shpejt ndryshimet ligjore, si rezultat i vakuumit që krijoi vendimi i Gjykatës Kushtetuese, duke përcaktuar me detaje sjelljet. Gjithashtu i bëj thirrje Kuvendit të plotësojë dispozitën kalimtare që përcakton kompetencën e Prokurorit të Përgjithshëm dhe të Inspektorëve të KLD-së, që veç hetimit disiplinor të bëjnë dhe procedimin disiplinor me masa përkatëse. Edhe një ditë është shumë për ta lënë sistemin e drejtësisë pa kontroll”, tha Arta Marku.
Në përgjigje të kritikave të ashpra që i janë adresuar për mosreagim ndaj abuzimeve të vartësve të saj, Marku theksoi se aktualisht prokurorët janë të pavarur dhe mekanizmat e kontrollit ndaj tyre mungojnë. Ajo tha se Prokurori i Përgjithshëm nuk ka kompetencë ligjore për të marrë masa disiplinore ndaj prokurorëve që cënojnë rëndë imazhin e drejtësisë në vend.
“Sipas dispozitës kalimtare, deri në zgjedhjen e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, që është autoriteti i vetëm që mbikëqyr magjistratët për shkeljet disiplinore, Prokurori i Përgjithshëm ka të drejtë që të bëjë hetim disiplinor të prokurorëve pas ankesave apo konstatimit të shkeljeve të tyre kryesisht, por dispozita kalimtare nuk i ka dhënë Prokurorit të Përgjithshëm të drejtën për ta bërë fazën e dytë të procesit disiplinor, pra për të bërë procedimin disiplinor. Në të gjitha rastet është bërë hetimi disiplinor, po procedura është ndërprerë në mungesë të kompetencës dhe, në kushtet kur ILD-ja nuk është zgjedhur ende, kanë mbetur pezull”, deklaroi kryeprokurorja e përkohshme.
Më tej, Marku tha se kjo pavarësi e prokurorëve është një mundësi e artë për të abuzuar në kurriz të qytetarëve, ndaj domosdoshmëria për të ndërhyrë është urgjente.
“Edhe nëse do të kishte ILD, nuk do të kishte procedime disiplinore për magjistratët, pasi në vitin 2017 Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar si në kundërshtim me Kushtetutën, të gjitha parashikimet ligjore që parashikonin sjelljet e magjistratëve që përbënin shkelje. Prandaj s’mund të pretendohet që Prokurori i Përgjithshëm të dërgojë në KLP prokurorët për masë disiplinore, kur në fakt përveç mungesës së kompetencës nuk ekzistojnë as në ligj vet masat. Në kushtet që operon aktualisht sistemi i drejtësisë, prokurorët punojnë krejtësisht të pavarur dhe i zgjidhin çështjet pa ndërhyrje e orientim nga askush, funksionimi i mekanizmave kontrollues është i domosdoshëm. Në mungesë të këtyre mekanizmave, pavarësia është një mundësi e artë për abuzim në kurriz të qytetarëve dhe mundësi për cënim të imazhit të drejtësisë”, u shpreh Marku.
Marku zgjodhi analizën vjetore të Prokurorisë së Durrësit në rang Apeli, ku përfshihen dhe Prokuroritë e Kavajës dhe Elbasanit, për të ngritur këtë problematikë të rëndë me të cilën përballet sot vendi. Sipas saj, këto prokurori mbajnë dhe peshën më të lartë të kriminalitetit në vend.
Top Channel
Dumm und korrupt, über Parteigrenzen eine Einheit
Ich halte das für eine Unverschämtheit. Weiterlesen »