Man fälscht munter Dokumente, Dokumente die niemand kennt, produziert falsche Vermessungen, ebenso Gutachten die absurd sind, weil es ja Satelliten Aufnahmen gibt.
Die Bau Mafia und Chefin der Baupolizei: IKMT, „Dallëndyshe Bici“ und 7 Festnahmen bei der „Jale“ Mafia, oft sind Minister daran beteiligt, wie in Spille, Sarande, Golem, oder den Ksmali Inseln.
Mit gefälschten Dokumenten, als angebliches Kompensierungs Dokument, wird ein Biotop mit einer Wasser Quelle (auch im August Wasser für Adler, Vögel, Lurche und Insekten) durch Oerd Bykylbashi vernichtet, und eine illegale Disco errichtet in den Lehm Bergen, wo noch nie Steuern gezahlt wurde in der auf dem Papier stehenden „Obst Plantage“.
Seit Ende (Ende 2005 bis 2009), gibt es keine vernünftige Baupolizei in Albanien, es sind rein kriminelle Banden der Politik, zum Geld eintreiben und erpressen, wie die Grundstücks Behördern.Die vollkommen korrupte und Mafia Bau Polizei Direktorin von Albanien: Dallëndyshe Bic, eine Abteilung des Innenministeriums. IKMT, Dallëndyshe Bici erhielt vor genau einer Woche, die Faken, das man selbst gefälschte Dokumente, Grundstücksurkunden verbreitete, von einem Mafiosi, der in Italien 18 Jahre Haft hat, wegen Drogen Schmuggel, 4 mal in Deutschland verhaftet war, wo ja Alle Verbrecher Clans Straffreiheit haben, Vermögen ansammeln können. Innerhalt weniger Tage, werden hier weitere Details und Dokumente zum Thema veröffentlicht.
Die komplette Grundstücks Direktoren wurden diese Woche abgesetzt, als ich eine Woche vorher, Artan Lame antwortete mit Satelliten Foto, das was die in Durres Treiben lächerliche Fälschungen sind, u.a. wurde festgestellt, das Nichts den Hafen oder die Küste blockiert, Dritte eine Genehmigung von einer Obstplantage dort haben aber nicht an der Küste direkt. Danach reiste ich aus, denn sie Pyschopaten der Dummheit regieren Albanien.
Ein Satelliten Foto, was ca. 30.000 qm Bebauung aufzeigt. Kopie an der Präfekt und den Chef der Grundstücks Agentur.
—-Dokument Nr. 1 ist von dem höchsten Grundstücks Direktor von Albanien: Arten Lame, dessen eigene Direktoren ihn vo 15 Jahren als Bau und Tourismus Vize Minister als Idioten bezeichneten. Artan Lame, sandte nochmal unsere absoluten Dokumente nach Durres, wo immer eine Kopie seit über 20 Jahren in der Präfektur ist, aber ständig gestohlen werden. Man schickte ebenso die richten Grundststücksurkunden, absolute Urkunden auch nach Albanischen Gesetz und dem Gestz 7665 nach Durres, wo Selbige ständig gestohlen werden.
Kurz gesagt: Alles gefälscht, von Durres und der höchsten Bau Inspektorin Bici, was eine Abteilung des Innenminister ist. Ein Dokument, oder Antrag für ein Grundstücks bei uns existiert nicht auf den Namen Bledi Shuapi, noch irgendwelche Baugenehmigungen von Dritten. oder für eine Obst Plantage.
Schreiben der Dallendyshe Bici in 2018, mit gefälschten Grundstücksurkunden, gefälschter Topographie, gefälschten angeblichen Obstplantagen mit 720 qm auf unserem Grundstück und einer vollkommen gefläschten Topografie, des Durres Büros inklusive Vangjush Dako dem Bürgermeisters.
Um von diesem Desaster abzulenken, will man das kleinsten Übel von kriminellen Grundstücks Besetzungen und illegalen Bauten in einer PR Show bereinigen. Es sind die übelsten Ilir Meta und Salih Berisha Banden, welche dort gebaut haben und Handtke, die Hofschranze Friedbert Pflüger, der Österreischische Botschafter feierten in den illegalen Bauten rund um die LSI und DP Mafia.
Offiziell sollen dort 9 Gebäude abgerissen, aber real wird Eines abgerissen für die TV Show, der Rest bezahlt das erpresste Bestechungsgeld in alter Tradition. Ein ehemaliges Militär Gelände, was mit gefälschten Dokumenten vor 20 Jahren privatisiert wurde, was eine Erfindung ist, wie die gefälschten Dokumente überall an der Küste. Ein Super Geschäft von Ilir Meta damals bis heute. Ebenso von Berisha, Fatos Nano, Edi Rama. Landräuberei als System und Dokumenten Fälschung. und Edi Rama ist einschlägig bekannt, bei dem EU Menschenrechtshof, wenn er Alt Eigentümer ihre Grundstücke stahl, an Mafia Partner in Tirana gab.
Ein Blick der Alles sagt:
Artan Lame: 80 % aller Grundstücke Registrierungen sind gefälscht, oder falsch Erfolgsmodell der Albanischen Mafia, weil das Desaster des Betruges, durch die GTZ; GIZ, KfW, EU in Milliarden Höhe und ohne jede Kontrolle finanziert wird, als Partner Programm: „wer stiehlt am Meisten“ mit Bauschrott und Betrug.
Artan Lame, Grundstücks Direktor von Albanien mit der dummen D. Bici, der nur dumme und gefälschte Unterlagen produziert, verbreitet und einen IQ von unter 70 hat.
Fortschritte im EU Verbrecher Imperium! Komplette grosse Strände, wurden geräumt, welche von Profi kriminellen Banden besetzt sind, aber die Frage ist: wie lange?
Zur Show räumt die Stadtpolizei einen sehr kleinen Strand in der Rruga Taulantia, wo Alles illgel gebaut ist, durch Extrem Mafia Clans der Politik.
Die unendliche Story der illegalen Bauten an der Küste, so Kriminelle Freie Fahrt haben, Biotope und die Küstenwälder abholzten.
Kavaje Müll Abfuhr, EU finanziert, die Abfälle werden in den Wäldern abgelagert, oft in Touristischen Gegenden
Durrës, bregdeti i pushtuar nga ndërtimet e paligjshme
Qershorin e vitit të kaluar në Zonën e Plazhit në qytetin e Durrësit, disa subjekte private shtuan një sipërfaqe prej rreth 12.000 metër katrorë me beton dhe rërë kundrejt detit. Megjithë përgjegjësinë ligjore, institucionet dështuan në mbrojtjen e vijës bregdetare nga ndërtimet e paligjshme. Porta Vendore ka kryer një vëzhgim 2 mujor në qytetin e Durrësit, ku rezulton se në plazhin e Currilave dhe në Zonën e Plazhit, subjektet private kanë ndërtuar dhe vijojnë të shtojnë territorin e tyre me beton kundrejt detit.
Inspektoriati Vendor i Mbrojtjes së Territorit (IMT) në bashkinë Durrës është përgjegjës për kontrollin dhe ndalimin e ndërtimeve të paligjshme në bregdetin e Durrësit. Megjithatë nisja e sezonit turistik po shoqërohet paralelisht me punime në një tjetër zonë të qytetit, në plazhin e Currilave. Aty subjektet private i kanë “hipur në kurriz” detit me ekskavatorë, duke hedhur gurë e ndërtuar platforma.
Sipas administratorëve të subjekteve private, shkak për këto punime është bërë fenomeni i erozionit. Por teksa qytetarët shprehin indinjatën se po humbasin hapësirën për të bërë plazh, për hidrobiologun Olsi Nika këto ndërtime mbi det po shkatërrojnë katet ku jetojnë gjallesat ujore dhe po ndotin cilësinë e ujërave.
Ndërsa planifikuesi i territorit, Artan Kacani, i sheh si të dështuara këto iniciativa të biznesit privat, pasi sipas tij duhet një studim dhe plan ndërhyrje nga institucionet përgjegjëse.
Inspektoriatet ekzistojnë vetëm në dokumente
Inspektorët e IMT-së në bashkinë Durrës dhe ata të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) kanë për detyrë kontrollin dhe ndalimin e ndërtimeve të paligjshme në bregdet. Por nga dokumentet që Porta Vendore siguroi nga institucionet, zbuloi se në vitet 2017-2018 për disa raste ndërtimesh mbi det, megjithëse në sipërfaqe të konsiderueshme dhe pranë zonave urbane, në asnjë rast procedurat ligjore nuk i kishin nisur këto inspektoriate, por ishin informuar nga punonjësit e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit (AKB).
IKMT bëri me dije për Portën Vendore se është IMT e bashkisë Durrës që ka kompetencë direkt mbi territorin dhe puna e IKMT-së është mbështetëse. Këtyre dy institucioneve ju drejtuam Kërkesë për Informacion, që morën përgjigje vetëm pas dy muajsh pritje dhe ndërhyrjes së Komisionerit për të Drejtën e Informimit.
Vitin e kaluar në Zonën e Plazhit ekskavatorët u futën në det dhe pas punimeve për disa muaj, u ndërtua një platformë betoni prej rreth 12.000 m2. Llogaritje e bërë nga Porta Vendore me anë të “Google Earth”.
Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Durrës, më datë 24.03.2017, ka nxjerrë vendim prishje, dhe në muajin maj, IKMT ka shprehur gatishmërinë për prishjen, duke e mbështetur IKMT Durrës me burime njerëzore.
IMT në bashkinë Durrës bëri me dije për Portën Vendore se ka shkuar për të bërë ekzekutimin e vendimit, me ekskavator, por nuk ka qenë e mundur, pasi platforma e betonit është në det dhe nuk i disponojnë mjetet dhe makineritë e duhura. Më tej bëhet me dije se mbështetja e IKMT-së ishte në burime njerëzore dhe jo në mjete e makineri që i nevojiteshin për ndërhyrjen.
E njëjta situatë vlen edhe me ndërtime në zonën e bregdetit të Kallmit, ku IMT në bashkinë Durrës shpreh të njëjtin argument për mosndërhyrjen e saj. Ndërkohë që duket se nuk është parë e arsyeshme marrja e mjeteve me qira, për të kryer prishjen apo që ndërtimet të ndaloheshin që në krye të herës, siç edhe Ligji për Inspektimet e dikton.
“Për vitin 2017 nuk mund t’ju japim informacion të plotë pasi për llogari të procedimit penal… datë 05.10.2017 është bërë sekuestro e protokollit të inspektoriatit nga Prokuroria e rrethit Durrës, duke u bërë kështu një nga arsyet e vonesës së kthimit të përgjigjes ndaj kërkesës suaj”, u përgjigj më tej bashkia Durrës për Portën Vendore.
Porta Vendore tentoi të kontaktonte administratorët e subjekteve private që kanë ndërtuar mbi det në zonën e Plazhit dhe në Currila, për të cilët Prokuroria e Durrësit po kryen hetime prej muajsh, por ata zgjodhën të mos përgjigjeshin.
Prej vitesh lokalet e ngritura mbi brezin e rërës në Currila, i kanë mohuar qytetarëve të drejtën për të bërë plazh. Por kjo nuk i përket vetëm pjesë e së shkuarës. Në mars të këtij viti, rreth 30 metra nga deti, mbi rërën e zonës Pranë Urës së Dajlanit nisi ndërtimin i një hotel 7 katësh. Megjithëse ishin ngritur 3 kate, IMT i bashkisë Durrës nuk kishte ndërhyrë për të verifikuar ligjshmërinë e tij dhe u desh nisja e hetimit nga ana e Prokurorisë që punimet të pezulloheshin.
Në ligjin për Menaxhimin e Integruar të Burimeve Ujore, lidhur me veprimtaritë në brigje ndalohet depozitimi i inerteve në bregdet dhe në tokat pronë private dhe shtetërore, përbri brigjeve të deteve, sepse duhet detyrimisht të lihet një sipërfaqe toke e lirë për përdorim publik, me gjerësi nga 5 deri në 100 metra nga këto brigje.
Por në bregdetin e Durrësit përveçse po ndërtohen pallate 30 m larg bregut, lokalet po ndërtojnë platforma prej betoni mbi det, në Currila dhe Plazhin e Durrësit. Ashpërsimi i Kodit Penal me dënimin me burgim deri në 1 vit për ndërtimin pa leje në tokën në pronësi të pronarit dhe dënimin me burgim 1-5 vjet kur kjo bëhet në tokën publike ose shtetërore,duket se nuk i ka stepur bizneset për pasojat ligjore nga ndërtimi i paligjshëm në bregdet, kjo edhe për shkak të mos dënimit ende të asnjë prej shkelësve.
Bashkia Durrës, shembulli i “zaptimit” të bregdetit
Në dhjetor të vitit 2016 dhe deri më sot , bregdeti përbri portit të qytetit dhe shëtitores “Taulantia” vijon të mbushet me dherat dhe inertet që sillen nga sheshi publik në ndërtim, “Veliera”. Inspektoriati Shtetëror i Ujërave e ka gjobitur kompaninë ndërtuese “Everest” sh.p.k me 2 milion lekë, për ndotje të bregdetit dhe i la detyrë që ta rikthejë zonën siç ishte.
Por ndërhyrja po bëhet me dijeninë e bashkisë Durrës, e cila bëri me dije për Portën Vendore se aty do të ndërtohet një parkim publik. Në Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis (VNM) të projektit “Veliera”, shkruhet; se vendi i depozitimit të dherave do të bëhet në vijim me autoritetet vendore. Sipas Olsi Nikës nga EcoAlbania, vendi i depozitimit duhej të ishte përcaktuar qartësisht, pasi kështu VNM-ja është e paplotë.
Durrësi, qyteti bregdetar pa plazh
Qytetarët e Durrësit përveç mungesës së hapësirës publike për të bërë plazh, po përballen me zaptimin e brezit të rërës nga ndërtimet shumëkatëshe.
“Është prishur komplet pamja e bregdetit dhe futen njerëz të paautorizuar, duke zënë hapësirën e detit dhe të plazhit. Dalin e na thonë edhe mos shikoni këtu, mos u afroni. Nuk na lejnë të vendosim as çadrat”, tha për Portën Vendore Anxhelin Xhikola, teksa kishte ardhur për të pushuar në Zonën e Plazhit të Durrësit.
Përveç zaptimit të hapësirës publike, këto ndërhyrje në bregdet po dëmtojnë edhe ekosistemin detar.
“Së pari dëmtohet kati i Cirkalitoralit, që është ajo pjesë e tokës e cila vetëm laget nga piklat e ujit kur bien dallgët. Më pas vjen kati i Mediolitoralit, ku janë të gjitha ato gjallesa që janë pjesë e zinxhirit ushqimor me të cilat rriten gaforret, peshqit etj.”, u shpreh hidrobiologu OlsiNika.
Specia Livadhet e Posedonias njihen si “mushkëria e gjelbër e Mesdheut”, pasi në 1 metër katror prodhojnë 14 litra oksigjen në ditë dhe strehon rreth 25 % të të gjithë faunës së detit Mesdhe dhe këto ndërtime e rrezikojnë.
“Ato janë brenda në det dhe kur ne shtojmë 2 metra sipërfaqe kundrejt detit, kufiri i tyre shtyhet me 15 metra më larg”, tha më tej Nika.
Porta Vendore kontaktoi disa prej subjekteve që kanë betonizuar detin, të cilët u shprehën në kushtet e anonimitetit se janë të detyruar ta bëjnë këtë si pasojë e erozionit.
Sipas planifikuesit të territorit, Artan Kacani, shkak kryesor për këtë fenomen natyror janë bërë ndërtimet pa kriter në bregdet dhe marrja e masave për zbutjen e erozionit bëhet nga autoriteti publik përgjegjës dhe jo nga privati me iniciativën e lirë.
“Sipas Planit Ndërsektorial mbi Bregdetin, zona e Plazhit në Durrës ka një situatë nga më të rënduarat në shkallë kombëtare, respektivisht nga 10 deri në 100 ton për hektar gërryen deti në vit. Ndryshe nga zonat e tjera kombëtare, ky nivel i erozionit shtrihet buzë detit”, shtoi më tej Kacani për Portën Vendore.
“Erozioni nuk mund të shmanget me hedhjen e kësaj sasie lëndësh të ngurta, pasi më vonë do të ketë edhe aksidente, pasi rrymat detare do i shkatërrojnë këto struktura pas 5 vitesh dhe veprimtarinë gërryese të rrymave detare mund ta kufizojnë vetëm aluvionet e lumenjve që sjellin vazhdimisht prurje dhe jo veprimtaria njerëzore, në mënyrë spontane”, vëren Olsi Nika.
Teksa ekspertët kritikojnë këtë ndërhyrje të paplanifikuar në territor, qytetarët përballen me mungesën e plazhit për të pushuar.
“Sa vjen e po shohim që plazhet po betonizohen, është bërë pothuajse e pamundur që qytetarët të bëjnë plazh. Tani do fillojmë ta bëjmë plazhin me varkë dhe jo që të marrim çadrën dhe të ulemi në rërë si dikur”, u shpreh për Portën Vendore Pano Ceka, teksa po shëtiste në zonën e Currilave.
IMT Durrës, në “rrjetën” e prokurorisë
Fenomeni i betonizimit të bregdetit të Durrësit është aq i vjetër në vite, sa edhe vetë karriera e drejtuesve të strukturave përkatëse në bashkinë Durrës.
Në shkurt të këtij viti bëri bujë pezullimi nga detyra i drejtorit të Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit në bashkinë Durrës, Adhurim Qehajaj, pasi kishte lëshuar lejen e ndërtimit për hotelin 7 katësh në zonën pranë Urës së Dajlanit, në një distancë rreth 30 metra nga deti.
IKMT pezulloi punimet pasi Prokuroria Durrës njoftoi se leja është dhënë në kundërshtim me ligjet për planifikimin dhe zhvillimin e territorit, ku u theksua se zona ku është dhënë leja është e përcaktuar si zonë e Rëndësisë Kombëtare dhe është Këshilli Kombëtar i Territorit organi kompetent përgjegjës për të miratuar lejet e zhvillimit dhe të ndërtimit për zona të rëndësisë kombëtare, e jo bashkia Durrës.
Po në muajin shkurt 2017, policia njoftoi se dërgoi në Prokurori rastin e disa inspektorëve të IMT-së në bashkinë Durrës, pasi nuk kishin marrë masat e duhura për kontrollin dhe verifikimin e punimeve në një objekt në lagjen numër 13.
Edhe vetë kreu i IMT-së në bashkinë Durrës, Artur Çela, u pezullua nga detyra në prill të këtij viti, pasi nuk kishte prishur një objekt disakatësh në lagjen numër 17 të qytetit. Pas shumë vitesh nga marrja e kësaj detyre, ai u zëvendësua nga avokati Ardian Halili. Drejtorët Çela dhe Qehajaj po hetohen nga prokuroria për “shpërdorim detyre”.
Porta Vendore ju drejtua Prokurorisë së Durrësit, që bëri me dije se përveç hetimit të zyrtarëve të bashkisë Durrës, ka dërguar në Gjykatë 3 raste të ndërtimit të paligjshëm mbi det.
Po ashtu, “Kemi në fazën e hetimit një procedim penal për ndërtim pa leje me vendndodhje në det dhe po verifikohet një material kallëzues për ndërtim pa leje në det”, bëri me dije për Portën Vendore Prokuroria Durrës, nëpërmjet një Kërkese për Informacion.
Duket se në të gjitha rastet ku IMT në bashkinë Durrës nuk ka ndërhyrë për të zbatuar ligjin, është nisur një hetim ,pasi Prokuroria Durrës na bëri me dije se për ndërtimin e platformës prej betoni në Plazh Durrës, në Currila dhe për punimet e projektit “Veliera”, prej muajsh po hetohen.
Botuar në Porta Vendore.al
EU finanziert
Ein illegales LOkal in Tirana wird zerstört. Ein Lokal von über 50.000 illagalen Lokalen
Die Orikum Regierungs Mafia, baute nach dem Chaos von 2009 erneut illegale MOlen, Strandpromenaden auf ihren gestohlenen und besetzten Grundstücken. Nun wird abgerissen, wohl weil sich ein Edi Rama Partner gestört fühlt
Ksmali INseln ist vollständig von Kriminellen besetzt, oft Regierungsnahmen Banden
HIer Süd Albanien bei Himari, wo sich ebenso GTZ, KfW finanziert Verbrecher ansiedeln
Aler S
Edi Rama verkauft mit Lügen das Betgrugsprojekt