Brasilianisches Fleisch mit Kosovo-Logo?/ Trifon Muratajs „Zico“ und „EHW“, die Hauptimporteure von „Apetit“ 11:13 : 17/07/2025 in NACHRICHTEN, UNTERSUCHUNGEN, CHRONIKEN, HAUPTSEITE, GESUNDHEIT Von Boldnews.al Ministerpräsident Edi Rama hat den nicht registrierten Milchprodukten einen „Regierungskrieg“ erklärt. Er bezeichnet dies als Kampf zur Sicherung der Lebensmittelqualität im Rahmen der Integration in die Europäische Union. Die vom Regierungschef angekündigte Aktion gegen Dorfbewohner, die mit dem Verkauf von Milchkannen ein Mindesteinkommen sichern, erscheint wie ein Tropfen auf den heißen Stein im Vergleich zur Nachlässigkeit staatlicher Institutionen im Umgang mit den gigantischen Mengen an Lebensmitteln zweifelhafter Herkunft, die in unser Land gelangen. Seit über einem Jahr kann die Generalzolldirektion unter der Leitung von Gent Gazhel den albanischen Verbrauchern und Bürgern keine offizielle Antwort darauf geben, ob das von der Firma „Apetit“ im Kosovo importierte Fleisch tatsächlich aus dem Nachbarland stammt oder, wie es starke Verdachtsmomente gibt, aus Brasilien kommt. Lesen Sie auch: Qafë-Bota war für die Trucks gesperrt, die das „Tor“ von Gent Gazhel schossen! Der grenzenlose Schmuggel des Regisseurs Untersuchung/ Hier sind die albanischen Unternehmen, die Kokain aus Ecuador schmuggeln, angeführt von „Bana King“ und Trifon Murataj Im April 2024 brachte die investigative Sendung „Stop“ Filmmaterial und Beweise, die zeigten, dass das Unternehmen „Apetit“ mit Sitz in Obiliq an der Autobahn Pristina-Mitrovicë gefrorenes Fleisch aus Brasilien importierte, sein Etikett änderte und es als „frisches Kosovo-Fleisch“ an verschiedene Unternehmen, darunter auch solche in Albanien, verteilte. Auf dem Foto: Der Hauptsitz der Firma „Apetit Group“ im Kosovo

Mish Brazili me logo Kosove?/ “Zico” e Trifon Muratajt dhe “EHW”, importuesit kryesor nga “Apetit”

 

Nga Boldnews.al

Kryeministri Edi Rama i ka shpallur “luftë qeveritare” prodhimeve të bulmetit pa faturë, në atë që ai e quan si beteja për sigurimin e cilësisë ushqimore në kuadër të integrimit në Bashkimin Europian.

Operacioni i shpallur prej kreut të qeverisë kundër fshatarëve që shesin bidona qumështi për të siguruar të ardhura minimale, ngjan si një pikë uji përballë neglizhencës së institucioneve qeveritare me sasitë gjigante të prodhimeve ushqimore që mbërrijnë në vendin tonë nga origjina të dyshimta.

Prej më shumë se një viti, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, nën drejtimin e Gent Gazhelit, nuk është një gjendje të japë një përgjigje zyrtare për konsumatorët dhe qytetarët shqiptarë nëse mishi i importuar nga kompania “Apetit” në Kosovë është vërtetë nga shteti fqinj apo, siç ekzistojnë dyshime të forta, se vjen nga Brazili.

Në Prill të vitit 2024, emisioni investigativ “Stop” solli pamje dhe dëshmi, të cilat tregonin se kompania “Apetit”, me seli në Obiliq, në autostradën Prishtinë-Mitrovicë, importonte mish të ngrirë nga Brazili, i ndryshonte etiketën dhe e shpërndante tek kompani të ndryshme, përfshirë edhe ato në Shqipëri, si “mish i freskët Kosove”.

Në foto: Selia e shoqërisë “Apetit Group” në Kosovë

Boldnews.al” ka arritur të sigurojë një listë të kompanive shqiptare, të cilat kanë importuar mish nga “Apetit Group” për vitin 2023.

Sasia e importuar në atë vit me “mish Kosove” nga “Apetit Group” në Shqipëri arrinte në një total prej rreth 600 ton (saktësisht 598.706 kg).

Kompania shqiptare që ka importuar më shumë mish nga “Apetit Kosova” është “Zico”, sha., e njohur ndryshe edhe si “Bana King”. Përgjatë vitit 2023, “Zico” e Trifon Murataj ka importuar rreth 103.600 kg “mish Kosove”.

Në foto: Pronari i “Zico sha” (Bana King), Trifon Murataj

Kompania “Zico” dhe “Apetit” kanë disa koincidenca interesante. Në vitin 2019, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shqipëri (AKU), njoftoi se kishte bllokuar në Portin e Durrësit një ngarkesë prej 371 ton mish, të cilat i konsideroi “të pasigurta”.

Nga kjo sasi, “dy ngarkesa me sasi totale 52.257 ton “Mish Viçi” me origjinë nga Brazili, importuar nga subjekti “Apetit shpk”, në rregjim tranzit në territorin e Shqipërisë me destinacion final Kosovën, rezultuan me mangësi dhe mospërputhje thelbësore në dokumentacionin shoqërues të mallit”, thuhej në njoftimin e AKU-së në atë kohë.

Ndërkohë, “katër ngarkesa me sasi totale 107.240 ton “Mish derri” me origjinë nga Brazili, importuar nga subjekti “ZICO sh.a.” është finalizuar praktika dhe ngarkesat janë kthyer në vendin e origjinës”.

Në foto: Kokaina e paketuar në ngarkesën me mish, të porositur nga “Apetit Group” (foto e shpërndarë nga Policia e Shtetit)

Më tej, “Zico” (Bana King) dhe “Apetit” duket se lidhen në një tjetër ngjarje të kronikës të zezë.

Në 15 Qershor 2022, Policia e Durrësit dhe Dogana e Portit, zbuluan një ngarkesë prej 45 kilogramë lëndë narktotike, e cila ishte paketuar në një ngarkesë mishi që vinte nga Brazili, për llogari të kompanisë me seli në Kosovë, “Apetit Group”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë agjenti doganor, Egert Vargu dhe administrator i “Apetit Group Dooel Skopie’’, Arben Ferizi. Media kosovare raportoi në atë kohë se Ferizi është djali i një prej aksionerëve kryesorë të “Apetit Group”, Remzi Ferizi.

Për një koincidencë thuajse perfekte, subjekti shqiptar që ka importuar më shumë mish viçi nga “Apetit Group” është “Zico” sha, kompani që importon fruta ekzotike nga Amerika Latine dhe që në kontenierët e së cilës janë zbuluar ngarkesa kokaine në disa episode, gjatë periudhës 2022-2024.

Kompania e dytë shqiptare që ka importuar më shumë mish me logo “Kosove” nga “Apetit Group” për vitin 2023 është subjekti shqiptar, “E.H.W”.

Në foto: Selia e kompanisë “E.H.W” në Tiranë

Kompania në pronësi të Luan Leka dhe Melina Leka rezulton se ka importuar nga “Apetit” 87.461 kg mish “Kosove” për vitin 2023.

Shoqëria “E.H.W” është në treg prej vitit 1992 dhe ajo përfshin një pjesë të rëndësishme të tregut të prodhimeve blegtorale dhe të mishit në vendin tonë.

Kompania “E.H.W” e Luan Lekës ka si objekt kryesor prodhimin e sallamit, një nënprodukt i mishit. Në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB), thuhet se “E.H.W” është e fokusuar në “ndërtimin e linjave industriale për përpunimin e mishit dhe prodhimin e sallamit etj.”.

Më tej, lista e kompanive shqiptare që kanë importuar mish “Kosove” nga shoqëria “Apetit Group” vijon me: “Ilir Gjoni-Person Fizik”, 85.337 kg; “           Gjovalin Kolndrekaj – Person Fizik”, 76.772 kg; “Fix Pro”, 68.880 kg; “Univers Frigo”, 58.350 kg; “Ardit Kovaçi-Person Fizik”, 42.433 kg; “Bababi MG”, 37.878 kg; “Tona Alb”, 29.167 kg; “Arben Jana-Person Fizik”, 5.628 kg; dhe “Çunat Tonë” shpk, 3.000 kg.

https://boldnews.al/2025/07/17/mish-brazili-me-logo-kosove-zico-e-trifon-muratajt-dhe-ehw-importuesit-kryesor-nga-apetit/

Vieles ist seit langem gefälscht in Albanien, System Betrug gerade bei Lebensmitteln

Immer die selben Firmen, die nur gefälschte Etikette daraufkleben

Das Lager befindet sich in Vora und gehört der Firma „Master Al“. Dieses Unternehmen, das im Import, Export und Handel mit Industrie- und Lebensmitteln tätig ist, belieferte mehrere Märkte in Tirana, Durrës und Elbasan. Waren die Produkte nicht verkauft und das Mindesthaltbarkeitsdatum näherte, zogen die Mitarbeiter der Firma die Lebensmittel aus den Märkten zurück, in denen sie sie vertrieben hatten. Rechtlich hätten sie aus dem Verkehr gezogen werden müssen, damit sie nicht mehr in die Hände der Verbraucher gelangen. Doch wie die Polizei herausfand, wurden sie in das Lager zurückgebracht, wo die Mindesthaltbarkeitsdaten gefälscht wurden, um sie ohne Steuerdokumente wieder auf den Markt zu bringen. Bei einer Operation mit dem Decknamen „Lebensmittelsicherheit“ beschlagnahmte die Polizei 716 Pakete und Dutzende Kilogramm verarbeiteter Lebensmittel mit gefälschten Etiketten, die seit sieben Monaten abgelaufen waren.

1752958283_8000dde6b99b96d6f6cb2d9aac886b0006f0.jpg

Ky është Skifter Tagani, pronari i fabrikës “Master AL” në Vorë, e cila ditën e sotme u zbulua se ishte e angazhuar në një aktivitet kriminal për të helmuar shqiptarët me produket të falsifikikuara. Ai po hetohet në gjendje të lirë.

Es handelt sich um Skifter Tagani, den Besitzer der Fabrik „ Master AL “ in Vora. Wie heute bekannt wurde, ist die Fabrik in Albanien in kriminelle Machenschaften verwickelt, bei denen gefälschte Produkte zur Vergiftung der Bevölkerung eingesetzt werden. Gegen ihn wird ermittelt.

Tagani sammelte abgelaufene Lebensmittel auf verschiedenen Märkten im Land, hauptsächlich in Städten wie Tirana, Elbasan und Durrës, aber auch außerhalb Albaniens, und schickte sie dann an sein Lager in Vora. Hier wurden die Verfallsdaten dieser Produkte gefälscht und anschließend wieder auf den Markt gebracht.

Bei einer Operation mit dem Codenamen „Lebensmittelsicherheit“ beschlagnahmte die Polizei 716 Pakete und Dutzende Kilogramm verarbeiteter Lebensmittel mit gefälschten Etiketten, deren Mindesthaltbarkeitsdatum sieben Monate zurücklag.