GETAGGTE BEITRÄGE / Luftar Hysa

das Spiel Casino Imperium von : Luftar Hysa wurde von den USA sanktioniert

30 Spiel Casino in Canada und Alles erinnert an die Geldwäsche Orgien, Weltweiter Verbrecher, schon vor 25 Jahren mit den selben Leuten

 

das Spiel Casino Imperium von : Luftar Hysa wurde von den USA sanktioniert

Die Hysa-Brüder wurden von den USA sanktioniert – verdächtige Millionentransfers nach Albanien! Im Jahr 2023 ermittelten die albanischen Behörden gegen sie.

Albanische Brüder werden Verbindungen zum mexikanischen Sinaloa-Drogenkartell vorgeworfen. Ein Bericht von CANAFE, der kanadischen Bundesbehörde zur Überwachung des Finanzsektors, aus dem Jahr 2023 erwähnt mehrere Fälle verdächtiger Geldtransfers, an denen auch Albanien beteiligt ist.

Die USA verhängen Sanktionen gegen die albanische Familie Hysa wegen Geldwäsche für das mexikanische Sinaloa-Kartell über ihr Casino-Imperium.
Spanische Medien berichten: Das mit der albanischen Mafia verbundene „Sinaloa“-Kartell wäscht Geld und investiert in Tourismus und Casinos!

Die Hysa-Brüder wurden von den USA sanktioniert – verdächtige Millionentransfers nach Albanien! Im Jahr 2023 ermittelten die albanischen Behörden gegen sie.

Einer der von den USA sanktionierten Brüder, Luftar Hysa
Investigatives Redaktionsteam Investigatives Redaktionsteam
18. November, 11:22 Uhr | Aktualisiert: 18. November, 11:41 Uhr

Aktie

[Schriftgröße vergrößern] [Schriftgröße verkleinern]

Die albanischen Hysa-Brüder (Luftar, Arben, Ramiz und Fatos), gegen die die USA vor einer Woche Sanktionen als Anführer einer kriminellen Organisation verhängten, die Geld für das berüchtigte Sinaloa-Kartell wusch, stehen im Verdacht, Millionen von Dollar ihres Einkommens nach Albanien transferiert zu haben. Wie sich herausstellte, ermittelten die albanischen Behörden bereits seit mindestens 2023 gegen sie.

Ein Bericht des kanadischen Zentrums für Finanztransaktions- und Berichtsanalyse (CANAFE), der für die Überwachung des Finanzsektors zuständigen Bundesbehörde, der 2023 von ausländischen Medien zitiert wurde, spricht von mehreren verdächtigen Geldtransaktionen, die auch Albanien betreffen.

CANAFE schlug im März 2023 Alarm wegen „möglicher Geldwäscheaktivitäten, insbesondere vom indigenen Reservat Kahnawake nach Albanien durch Luftar Ali Hysa“, schreibt die kanadische Zeitung La Presse in einem Artikel vom Oktober 2023.

Vëllezërit Hysa të sanksionuar nga SHBA, transferta të dyshimta miliona dollarëshe drejt Shqipërisë! Në 2023 dhe autoritetet shqiptare po hetonin aktivitetet e tyre

Vëllezërit Hysa të sanksionuar nga SHBA, transferta të dyshimta miliona dollarëshe drejt Shqipërisë! Në 2023 dhe autoritetet shqiptare po hetonin aktivitetet e tyre

Një prej vëllezërve të sanksionuar nga SHBA, Luftar Hysa

Vëllezërit shqiptarë Hysa (Luftar, Arben, Ramiz, dhe Fatos), ndaj të cilëve një javë më parë Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione, si drejtues të një grupi të organizuar kriminal që pastronte paratë e kartelit të njohur të drogës të Sinaloas, dyshohet të kenë sjellë miliona dollarë nga të ardhurat e tyre edhe në Shqipëri. Ndërsa, të paktën që prej vitit 2023, rezulton se edhe autoritetet shqiptare kishin nisur hetime ndaj aktivitetit të tyre

Një raport i Qendrës së Analizës së Transaksioneve Financiare dhe Raporteve, në Kanada (CANAFE), agjencia federale përgjegjëse për monitorimin e sektorit financiar, i cituar nga mediat e huaja, në vitin 2023, flet për disa episode të dyshimta lëvizjesh parash që përfshijnë dhe Shqipërinë.

CANAFE ngriti një flamur të kuq në mars 2023 në lidhje me „aktivitete të mundshme pastrimi parash, konkretisht nga rezervati indigjen Kahnawake, drejt Shqipërisë, nga Luftar Ali Hysa“, shkruan kanadezja La Presse, në një artikull të tetor 2023.

Rezervati Kahnawake, në jug të Montrealit, banohet nga popullsia indigjene Mohawk, e cile qeveriset nga ligjet e saj të brendshme, të ndryshme nga ato kanadeze. Pikërisht këtu, autoritetet kanadeze dyshojnë se Luftar Hysa, shfrytëzon kazinon Magic Palace, për pastrimin e parave.

La Presse saktëson se “zyrtarisht, Luftar Hysa nuk është i regjistruar si pronar i Magic Palace. Megjithatë, ai deklaroi në një intervistë me televizionin shqiptar se zotëron restorantin ‘Mirela’, i vendosur brenda kazinosë, i cili mban emrin e gruas së tij”.

Në faqen e tij ky restorant reklamon një kuzhinë të rafinuar, puro të shtrenjta, dhe pije të zgjedhura. Çmimet në restorant nisin nga më shumë se 100 dollarë për person.

“Kur Poker Palace, paraardhësi i Magic Palace, rinovoi mjediset e tij dhe bleu pajisje profesionale restoranti, në vitin 2017, faturat shkuan vërtetë për Poker Palace të Kahnawake, por pagesa prej 220,000 dollarësh u bë nga Luftar Hysa, sipas dokumenteve të paraqitura në Gjykatën e Lartë si pjesë e një mosmarrëveshjeje kontraktuale”, shkruan shtypi kanadez.

Po sipas La Presse, “një raport i paraqitur po në 2023 pranë Xhandarmërisë Mbretërore kanadeze (GRC) nga CANAFE,  vinte në shënjestër Luftar Hysën, si dhe kompaninë e tij të ndërtimit në Shqipëri, Valona Konstruksion, dhe sipërmarrësin Mohawk Stanley Myiow, i cili prezantohet si pronar i Pallatit Magjik”.

Sipas dokumenteve të Qendrës Kombëtare të Biznesit, në Shqipëri, Luftar Hysa apo vëllezërit e tij nuk rezultojnë të kenë aksione në kompaninë Valona Konstruksion, e përmendur nga autoritetet dhe shtypi kanadez.

Raporti i CANAFE, i cituar nga La Presse, përmend një sërë transaksionesh të konsideruara të dyshimta:

“Nga viti 2013 deri në vitin 2019, Luftar Hysa mori më shumë se 209 transferta bankare me një total prej 3.2 milionë dollarësh nga Meksika, të cilat ai i shpenzoi menjëherë përmes transfertave bankare ose çeqeve dalëse;

Restoranti ‘Mirela’, të cilin Hysa pretendon se e zotëron, dërgoi 28 milionë dollarë në Shqipëri, Meksikë, Mbretërinë e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara dhe Itali në më pak se një vit, nga viti 2019 deri në vitin 2020;

Stanley Myiow dhe kompania e ndërtimit e familjes Hysa në Shqipëri përmenden në më shumë se 50 raporte aktiviteti të dyshimtë të CANAFE, me një total prej 28 milionë dollarësh  kanadezë;

Midis viteve 2018 dhe 2020, Stanley Myiow i dërgoi 1.3 milionë dollarë kompanisë së ndërtimit të familjes Hysa në Shqipëri;

Në vitin 2020, restoranti Mirela kreu një sërë transaksionesh të dyshimta me një total prej 85,000 dollarësh për gruan e zotit Hysa”.

Në Shqipëri autoritetet nuk kanë deklaruar asnjëherë nëse Vëllezërit Hysa janë hetuar ose jo për aktivitetin e tyre. Por shtypi kanadez, që dy vjet më pare, zbulon se nga Shqipëria ka patur një kërkesë për ndihmë drejtuar Kanadasë, lidhur me hetimet ndaj aktiviteteve të Hysajve.

https://shqiptarja.com/lajm/vellezerit-hysa-te-sanksionuar-nga-shba-transferta-te-dyshimta-miliona-dollareshe-drejt-shqiperise-ne-2023-dhe-autoritetet-shqiptare-po-hetonin-aktivitetet-e-tyre

Wird geladen
×